Bosch raporton për Shqipërinë: Zgjedhjet, Gërdeci, bojkoti i PS
Kreu i prezencës së OSBE-së në Tirane, Robert Bosch ka prezantuar raportin për Shqipërinë para këshillit të përhershëm të kësaj organizate në Vjenë.
Në raport, Boch ka evidentuar zhvillimet kryesore politike në vend, duke filluar që nga zgjedhjet e 28 qershorit, për të cilat nënvizohet se arritën shumicën e angazhimeve, por jo plotësimin e standardeve më të larta të kërkuara, pushimi i çështjes ndaj Mediut, si i pandehur për Gërdecin e deri në bojkotin e opozitës që kërkon hapjen e kutive të votimit.

Më poshtë mund të lexoni pjesë nga raporti i mbajtur nga Bosch për disa nga pikat kryesore të zhvillimeve në Shqipëri

Zgjedhjet “Zgjedhjet nuk përmbushën potencialin e Shqipërisë për një proces të standardeve më të larta”- thuhet në raport, ku shtohet se ky proces u shoqërua edhe me mangësi e probleme. Sipas raportit pati politizim gjatë procesit të numërimit të votave.
Në të theksohet më tej se fushata u shoqëruar me tone të ndezura dhe akuza, ndërkohë që nuk munguan edhe incidentet.
“Megjithëse nuk pati prova manipulimesh, në disa zona fletët e votimit ose nuk u numëruan ose rezultatet nuk u përfshinë në tabelën përfundimtare. Kolegji Zgjedhor në përgjithësi ishte profesional, por vendimmarrja ishte e nxituar”, thuhet në raport.

Bojkoti i PS-së
Deri tani, PS-ja ka zgjedhur që t’i bojkotojë të gjitha seancat e Kuvendit të ri, pas vendimit që ajo ka marrë për ta kushtëzuar hyrjen e saj në parlament me plotësimin e disa kushteve të lidhura me procesin zgjedhor, i cili, sipas PS-së, ishte i pandershëm. Deri më sot, nuk dihet ende se sa do të zgjasë ky bojkot. Më 9 tetor 2009, Kryeministri shprehu publikisht gatishmërinë e tij për të arritur deri diku një kompromis, duke i ofruar PS- së shumicën e anëtarëve të çfarëdolloj komisioni që mund të krijohet për hetimin e zgjedhjeve të qershorit, sipas kërkesës së PS-së, me kusht që të mos shkelej ligji.
Mirëpo, vetëm pak orë më pas, Kryetari i PS-së e hodhi poshtë publikisht ofertën e Kryeministrit, pasi në të nuk përmendej mundësia e hapjes së kutive të fletëve të votimit. Qëndrimi i PS-së u duk se u ashpërsua edhe më tej me një varg protestash publike. Protesta e parë u mbajt më 10 tetor 2009, përpara Kryeministrisë, me pjesëmarrjen e tre deri në shtatë mijë mbështetësve.

Gërdeci, Mediu sërish me imunitet
Pas një viti hetimesh mbi shpërthimin e Gërdecit, në shkurt të vitit 2009, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se 28 zyrtarë ishin përgjegjës për tragjedinë. U deklarua se Gjykata e Lartë do të shqyrtonte çështjen ligjore kundër ish-ministrit të Mbrojtjes, F. Mediu. Të pandehurit e tjerë janë duke u gjykuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës. Në shtator të vitit 2009, Gjykata e Lartë e pushoi çështjen kundër Mediut, me argumentimin se, duke u rizgjedhur si anëtar i Kuvendit dhe duke u emëruar si Ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, ai kishte fituar përsëri imunitet, ndërkohë që prokuroria nuk kishte arritur të rinovonte kërkesën për heqjen e imunitetit përpara seancës gjyqësore. Më 8 tetor 2009, familjarët e viktimave të Gërdecit ngritën një padi të re penale kundër Mediut, duke kërkuar de facto rihapjen e çështjes kundër tij. Këto familje kanë ndër mend ta paraqesin çështjen edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kryeministri S. Berisha ka ritheksuar qëndrimin e qeverisë, se të gjithë anëtarët e Kuvendit do të jenë në dispozicion të plotë të Prokurorisë, në rast të çfarëdolloj procedimi ligjor në të ardhmen.

Gjyqësori
Sa i përket shtetit të së drejtës, me gjithë përparimet e bëra gjatë vitit të kaluar, ku mund të përmendim përpjekjet e vazhdueshme për krijimin e gjykatave administrative, si dhe hapat e para në drejtim të zyrtarizimit të ofrimit të ndihmës ligjore, procesi i reformës gjyqësore nuk ka përfunduar ende. Procedurat gjyqësore mbeten të ngadalta, transparenca e plotë shpeshherë mungon dhe shumë çështje të rëndësishme mbeten ende për t’u trajtuar më fuqishëm, si, për shembull, korrupsioni në sistemin gjyqësor. Reformat nuk mund të bëhen thjesht duke rishkruar të ashtuquajturat ligje organike. Ka më shumë rëndësi që të rishikohet se si funksionojnë në të vërtetë këto institucione. Nëse rezulton se procedurat civile apo penale nuk zbatohen në praktikë, atëherë ose duhet të ndryshohen procedurat, ose duhet që ato të zbatohen me më shumë rreptësi. Veç kësaj, duhet që përpara miratimit të një ligji të rëndësishëm, Qeveria të nxitet që të bëjë konsultime më të gjera me palët më të prekura nga ligji në fjalë.

Lustracioni
Në rastin më të mirë, Prokuroria do ta ruajë pavarësinë e saj dhe e vetmja pasojë do të jetë degradimi deri diku i përgjegjshmërisë së prokurorëve dhe dobësimi deri diku i rolit të Presidentit. Në rastin më të keq, Prokuroria mund të bjerë nën autoritetin e Kuvendit, duke e dobësuar kështu ndarjen kushtetuese të pushteteve. Në janar 2009, Kuvendi miratoi ligjin për pastrimin e figurave mes debateve të shumta politike. Ky ligj synonte shqyrtimin e figurave të funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar për sa i përket përfshirjes së tyre në regjimin komunist. Ai u kritikua gjerësisht dhe në mënyrë
publike nga faktorët vendas dhe ndërkombëtarë, përfshirë këtu Prezencën, lidhur kryesisht me disa elementë që dukej se shkelnin Kushtetutën. Ndër shkeljet mund të përmendim përjashtimin e mundshëm të kandidatëve zgjedhorë dhe heqjen nga detyra të të zgjedhurve, si dhe ndikimin e mundshëm mbi gjyqësorin, meqenëse një numër i madh gjyqtarësh dhe prokurorësh mund të rrezikojnë të humbin vendet e punës.

Korrupsioni
Në lidhje me anti-korrupsionin, Shqipëria ka ndërmarrë disa reforma, siç është miratimi i Strategjisë për Parandalimin dhe Luftën ndaj Korrupsionit dhe Qeverisjen Transparente 2007- 2013, si dhe miratimin e një numri të konsiderueshëm ligjesh, në përputhje me legjislacionin e BE-së. Qeveria ka krijuar, gjithashtu, një sistem online për regjistrimin e bizneseve dhe prokurimet. Politika e decentralizimit, që vazhdon në vend, siguron mundësi monitorimi përmes angazhimit të shoqërisë civile në procesin e vendimmarrjes në nivel vendor. Janë vendosur, gjithashtu, masa më të rrepta për kontrollin e pasurive të zyrtarëve publikë. Gjithsesi, korrupsioni mbetet problem serioz, sidomos në sistemin gjyqësor, shëndetësor dhe atë arsimor. Sfidues vazhdon ende të mbetet zbatimi efektiv i legjislacionit kundër korrupsionit dhe një bashkërendim më i mirë nevojitet ndërmjet institucioneve publike përgjegjëse për këtë çështje.

Pronësia
Në fushën e reformës së pronës, investimet dhe huadhënia do të vazhdojnë të hasin pengesa, derisa të garantohet pronësia mbi pronën. Çështja ndërlikohet më tej nga kuadri ligjor, i cili nuk siguron një përkufizim të njësuar të pronësisë. Një shqetësim tjetër përbëjnë edhe kërkesat e ish-pronarëve për kompensim apo kthim. Në një proces të mëparshëm privatizimi, qeveria miratoi një ligj që u lejonte ish-pronarëve të rizotëronin apo të merrnin kompensim për tokën e shpronësuar në mënyrë të paligjshme në regjimin e kaluar. Gjithsesi, para se të miratohej ky ligj, pjesa më e madhe e tokës u kishte kaluar ndërkohë atyre që e kishin punuar atë gjatë epokës komuniste, duke bërë kështu që kompensimi të mbetej zgjidhja e vetme ligjore. Shumë pak ish-pronarë kanë përfituar kompensim dhe, jo çuditërisht, kjo çështje mbetet tejet e politizuar.

Bosch-Metës: Me opozitën duhet të vendosni bashkëpunim

TIRANË – Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosch i ka kërkuar sot ministrit të Jashtëm, Ilir Meta që të bashkëpunojë me opozitën për zhvillimin e jetës politike në parlament dhe jo jashtë tij. “Kuvendi është vendi i duhur për bashkëpunim politik ku qeveria dhe opozita të zbatojnë edhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet”, u shpreh Bosch për mediat, direkt pas takimit me Metën.

Ndërkohë ai iu përgjigj edhe gazetarëve lidhur me qëndrimin e opozitës, duke thënë se “PS duhet të marrë pjesë në parlament”. Por theksoi se ne presim që partitë politike në Shqipëri të bashkëpunojnë në mënyrë që Shqipëria t’i bashkohet Europës sa më shpejt që të jetë e mundur.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24533. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24533