Borxhi shteteror amerikan

Ne nje diskutim keto ditet e fundit, nje ekonomist amerikan e kishte thjeshtuar ne kete menyre situaten e vendit te tij lidhur me borxhin shteteror. Ja shembulli i tij ilustrues.

Debitori: "Do doja te merrja nje sasi lekesh borxh."
Kreditori: "Po ato qe na ke borxhe deri me tashti?"
Debitori: "Per te tera, do i shlyej ne 145 vitet e ardhshem."
Kreditori: "Bukur, ma thuaj cfare plani ke."
Debitori: "Nuk kam ndonje plan ti kthej te tera. Do paguaj vetem interesat."
Kreditori: "Atehere do te jene femijet dhe niperit e tu qe do e paguajne huane e marre?"
Debitori: "Shiko.. eshte shume e rende per mua nese nuk e marr huane. Une mund te nxjerr ne qarkullim monedha te reja nese duhet."
Kreditori: "Ti je pa plan, ti je komplet kaos."
Debitori: "Jam duke bere nje plan qe te marr hua me pak sesa heret e tjera, 10% me pak se heret e tjera."
Kreditori: "Ti s'ke plan si do e balancosh buxhetin, ke ndermend vetem te vazhdosh te marresh borxh, nxjerr monedha per qef, ua le borxhin tend 3 brezave te ardhshem per ta paguar, dhe do qe te te besojme tashti se je i pergjegjshem, ke integritet, dhe meriton besueshmeri?"
Debitori: "Une ate qe dua e dua kur te dua une, dhe e dua tashti! Me jep huane qe te kerkova, ose une do filloj do nxjerr ne qarkullim monedha te tjera!"

Per mendimin tim, financat e larta boterore jane nje makineri shume e nderlikuar per te vjedhur sa me shume, ne fund te fundit te ardhurat vijne nga diku, por nga ku? Nganjehere nga puna, nganjehere nga tregtia, nganjehere nga lufta, e nga shume menyra te tjera, por perhere do te vijne nga diku.

Cfare drite mund te hidhni mbi cirqet me te fundit financiare te ShBA? Ne nje kohe qe akoma nuk eshte harruar shkaterrimi cope e cike e GeneralMotors, qe shihej nje nder shtyllat ekonomike te forta amerikane me subsidiaret e shumta, kompanite e pronesuara dhe aksionet (te ardhura virtuale, te paqena(??) ) e qendrueshme ne burse.
Kam degjuar shume komente qe duke nxjerre gjuhen thone: "Edhe Amerika si Greqia, po do shpikin ndonje formule ekonomike qe ti vjedhin nga pak lek tere botes nderkohe qe vete vetem harxhojne dhe s'punojne."
 

Hank

Valoris scriptorum
I gjithe problemi eshte qe leku, qe diku nga fillimi i shekullit te kaluar nuk eshte me nje vlere fikse, e bazuar mbi nje burim fiks sic ka qene dikur ari.

Ai eshte nje emetim bankar qe bazohet mbi rregullin, sa me shume borxhe te kete ne bote, aq me shume leke do kete ne qarkullim. Sa me shume leke ne qarkullim, aq me shume "te pasur" do kete...
Ideja eshte qe une ti kem borxh bankes, duhet qe dikush tjeter te kete aq leke ne cash diku. Ekstremi borxh i imi dhe pasuria e dikujt tjeter po forcohen gjithmone e me shume dhe kuptohet qe ne nje pike gjithcka do "shkaterrohet". Vende si Gjermania pas luftes se dyte e kane zgjidhur problemin me futjen ne qarkullim te nje kartemonedhe komplet te re, duke bere nje ri-fillim te ekonomise. Ndoshta kjo do ishte dhe zgjidhja per Greqine, por jo per Ameriken tek monedha e se ciles bazohet gjithe bota (flas per rezervat).
 

gurax

Pan ignoramus
_54389634_us_gdp_debt_v2_464.gif


Ky grafik mund te sherbeje per te kuptuar me ne menyre 'vizuale' se cfare ka ndodhur dhe per cfare behet fjale.

(Marre nga BBC)
 

hareid

Papirus rex
Le te themi edhe keshtu. Te gjitha padrejtesive, sa i perket lufterave te ndryshme qe Amerika i ka shfrytezuar per intereset e veta, dikur u vjen edhe fundi. Te jetosh nen kurriz te tjereve eshte kollaj, mirepo cfare do te besh kur te tjereve u thehet kurrizi dhe nuk munden do te mbajne me?
Kriza ekonomike amerikane nuk do t'i sjell botes asgje te mire, pervec se edhe me shume luftera, edhe me shume skamje....
 
Top