Borrielo i hap rrugën Huntelarit

Albforumi

Primus registratum
Borrielo i hap rrugën Huntelarit

Huntelar+milan.jpg

Sulmuesi italian, për shkak dëmtimi, nuk mund të aktivizohet nesër kundër Livornos

Dhembje në kurriz: sulmuesi i Milanit, Marko Borrielo, duhet të qëndrojë dy javë larg fushave. Kështu, për ndeshjen e nesërme hollandezi është favorit ndaj Inzagit, i cili pritet të aktivizohet nga minuta e parë në Champions kundër Marsejës. Një nga frazat që thotë më shpesh Leonardo që në këtë moment, mund të të ndihmojë të mos të shkojë mendja tek problemet, është: Jeta është e shkëlqyer, të vazhdojmë përpara. Trajneri kuqezi ka të drejtë që i shikon gjërat në këtë mënyrë, pra me optimizëm, edhe pse do të kishte preferuar të mos përballej me problemet e fundit. Më i rëndi është ndalesa e Borrielos, që është lajmëruar ditën e djeshme nga stafi mjekësor i Milanit. Sulmuesi-lexohet në komunikatë- ka një shqetësim në kurriz që e detyron të punojë i veçuar nga grupi në ditët në vazhdim. Tani Leo ka dy mundësi: Huntelarin ose Inzagin.

Akoma nuk është vendosur gjë, sepse pritet rikthimi i lojtarëve që kanë qenë të impenjuar me kombëtaret respektive para se të ideohet një formacion anti-Livorno. Nëse hollandezi nuk do të tregojë shenja lodhjeje nga aktivizimi me kombëtaren, atëherë mund të luajë nesër që nga minuta e parë, ndërsa Inzagit do ti jepej hapësirë në Champions ku nuk ka dështuar asnjëherë. Ndërkohë, duket se nuk do të ketë ndryshime të tjera në sulm, me Ronaldinjon dhe Paton që e kanë vendin të sigurt.

Ndërsa, në lidhje me mbrojtjen mbetet akoma gjithçka për tu vendosur. Duke përjashtuar dy qendërmbrojtësit Alesandro Nesta dhe Tiago Silva (janë përshtatur shumë mirë me njëri-tjetrin), Leonardo duhet të vlerësojë me kujdes gjendjen e mbrojtësve të krahut. Zambrota vjen nga një aktivizim i dyfishtë me Italinë dhe nuk do të jetë shumë i freskët, Jankulovski ka shpenzuar shumë energji me Republikën Çeke, kështu që ka shumë mundësi që në fushë të rishihet Odo (që është përfshirë edhe në listën e Championsit). Seanca e sotme stërvitore do të jetë vendimtare kur Leonardo do të ketë në dispozicion të gjithë grupin. Faza mbrojtëse duhet korrigjuar me shpejtësi sepse ka të drejtë Tasoti kur thotë se pësojmë shumë gola, duhet ta përmbysim këtë situatë.

Ky artikull eshte marre nga: http://acmilan-shqip.org/?p=906. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://acmilan-shqip.org/?p=906

Top