Booklet 3G gjatë këtij muaji

Booklet 3G gjatë këtij muaji

f.1008150003916_m.jpg

Netbooku i kompanisë Nokia në shitje del më 22 tetor, fillimisht në Gjermani në ofertën e operatorit të telefonisë mobile O2 me kontratë dyvjeçare.</p>


Netbooku Booklet 3G i Nokias i cili po pritet me padurim do të dal në shitje gjatë këtij muaj. Data e saktë e lansimit në treg të pajisjes është 22 tetor, që jep të kuptojë se ai do të ketë të parainstaluar edhe sistemin operativ Windows të kompanisë Microsoft që lansohet po të njëjtën ditë.</p>


Siç pritet, Nokia Booklet 3G vjen në ofertën e operatorit gjerman të telefonisë mobile O2 me çmim fillestar prej 249 euro dhe dy lloj paketash të parapagimit ai bazik me 20 euro në muaj dhe atë prej 25 eurosh. Marrëveshja duhet të nënshkruhet për afat 24 mujor.</p>


Pos karakteristikave standarde, kjo pajisje ofron lidhje 3G/HSPA me rrjetet mobile, WiFi e Bluetooth, por edhe GPS të integruar si dhe bateri me autonomi të deklaruar prej 12 orësh.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1406. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1406
 
Top