Bollano, Skënderbeu quhej Jorgji
http://www.shekulli .com.al/news/ 45/ARTICLE/ 12137/2007- 06-29.html
Aleksandra Bogdani
29-06-2007
TIRANË- Nëse historia e Shqipërisë do të rishkruhej me
shkronja greke, Gjergjit do i thonim Jorgji, Gjonit- Jani e
himarjotëve-himarjot is. E përsa kohë që për fqinjët tanë
jugorë, ëndrra e Vorio-Epirit projektohet kaherë mbi
Himarën, historia e kësaj toke shqipesh është shkruar bash
në vitin 2006 prej shkronjash greke. Himarën turistike e
gjen të prezantuar në internet në adresën ëëë.himara.eu. Po
të mos ekzistonin hartat, një vizitor i huaj interneti do e
kishte fort të vështirë të kuptonte se në cilin cep të
botës bie Himara, bashkë me kalanë e saj 3500 vjeçare,
Shpellën e Piratëve apo Kishën e Gjithëshenjtorë ve. Askund
nuk thuhet se pamjet e mrekullueshme që ofronky qytet buzë
Jonit mund t'i prekësh në Shqipëri. Përkundrazi.. E njëjta
"dorë" ka treguar kujdes për të vënë në dukje gjithçka
fqinjët tanë grekë pretendojnë se i bën njësh me Himarën,
për të shkruar një tjetër histori megalomane, këtë herë nën
logon e një bashkie shqiptare.
***
Copyright-i i guidës turistike i takon një institucioni të
shtetit shqiptar, bashkisë së Himarës. Për llogari të saj
ka punuar njëfarë Jorjis Zahos, ndërsa për llogari të
Bashkisë ka derdhur para sponsori "Anajenisi". Një
"mirëseardhje" e kryebashkiakut Vasil Bollano, emri i të
cilit duket krejt i ndryshëm prej banorëve të tjerë, vetëm
pse nuk është shkruar Vasilis Bolanos, historia e Himarës
dhe lista e hoteleve e banorëve që ofrojnë shtëpi për
turistët janë informacionet kryesore që të ofron ky site. E
ndërsa lexon se Chimera e lashtë shtrihej deri në lumin e
Kallamasë në Greqi,gjen nja katër versione të Himarës, në
shkronja greke. Në pak rreshta, përshkruhen shekuj të tërë
histori, ku himarjotët, në këtë version të ngjarjeve
bashkohen gjithnjë me grekët, në luftë kundër të tjerëve.
Saracenë, hunë, sllavë, bullgarë, kryqtarë apo romakë kanë
zbarkuar anijet e tyre të luftës mbi Himarë, për t'i lënë
vend një tjetër lufte, qendresës së gjatë të vendasve ndaj
turqve. Dhe ja ç'ofron historia e Bashkisë së Himarës për
këtë periudhë të historisë. "Me 1403 mbreti i Napolit,
Karli zbarkon në brigjet e Himarës dhe shtyn shqipfolësit
në drejtim të veriut. Disa vite më vonë, himarjotët, të
udhehequr nga Jorgji Stresi, mik personal i Jorgji
Kastriotit, përpiqen të ndalojnë zaptimin e Epirit nga
Otomanët. Mbas zaptimit të Krujës nga Turqit, e vetmja
krahinë e lirë në gjithë Epirin mbetet Himara e
vetëqeverisur nën mbrojtjen e Republikës Veneciane". E
ndërsa në historinë e shkruar prej Bashkisë së Himarës,
Gjergj Kastriotit i thonë Jorgji, djali i tij, Gjoni që
udhëhoqi himarjotët drejt një tjetër fitoreje pavarësie më
vitin 1481, nuk ka sesi mos të quhet Jani."Me ndihmën e
mbretit të Napolit u liruan dhe të udhëhequr nga Jani
Kastrioti fituan pavarësinë, duke u paguar turqvenjë taksë
nënshtrimi",- shtohet më tej.
***
Historia e paskëtajme prezantohet e gjitha si luftë brenda
llojit, ku shqiptarët e Himarës luftojnë shqiptarët e Ali
Pashait e ku ushtria greke hyn në Shqipëri si çlirimtare
dhe jo si pushtuese. "Pas turqve vijnë vitet e mbretërimit
të Ali Pashait në Janinë. Janë vite të vështira. Ali Pashai
përpiqet me të gjitha mënyrat të zaptojë Himarën. E rrethon
dhe gjithmonë e shtrëngon këtë rethinë, zaptoi dhe
shkatërroi fshatra të Himarës... Më 1821 shpërtheu
kryengritja e madhe greke. Himariotët janë kudo në radhët e
para të kësaj kryengritje. .. Më 5 nëntor 1912, majori
himarjot, Spiro Spiromilos, në krye të të kretasve zbarkon
në Himarë dhe e çliron atë.... Më 9 shkurt 1914, himarjotët
kundërshtuan planet e Fuqive të Mëdha për t'i përfshirë
brenda kufijve të shtetit shqiptar. Deri në vitin 1921,
Himara gjendet në disa stade: autonome, me komand grek, e
zaptuar nga italianët dhe përsëri autonome... Me 22 dhjetor
1940, ushtria greke hyn në Himarë dhe banorët e pritën me
entusiazëm dhe në mënyrë festive". E si për t'i dhënë fund
një historie që vazhdon e shkruhet sot e gjithë ditën në
mendjet e fqinjëve tanë grekë, historiku në guidën e
Bashkisë së Himarës përfundon me: "më 1945, himarjotët nuk
pranuan të marrin pjesë në zgjedhjet për të ligjëruar
regjimin e Enver Hoxhës. Ky regjim mbylli shkollat greke
edhe shkollën e Akroqeravneve dhe u hoqi himarjotëve çdo të
drejtë minoritare".
EMRAT
Himara, plot Bolanos, Goras e Tzuvelis
TIRANË-Ata janë himariotë, e ndoshta përshëndetjet mes
vedi, janë mësuar t'i këmbejnë në greqisht. E megjithatë,
nëse do t'u binte rasti t'i hidhnin një sy guidës turistike
të Bashkisë së Himarës, nuk ka sesi të mos shkulen
gazit.Nikos, Fotis, Aleksandros, Spiros, Mondis....
Bolanos, Goras, Neranxis, Tzuvelis... Pas gjithë emrave e
mbiemrave të himarjotëve të sotëm rëndon nga një s, si për
të treguar që në prezantimin e parë virtual se ata janë
grekë. Nga kjo bashkësi e njehsuar prej s-ve në fund të
emrave bëjnë përjashtim vetëm myslimanët e Borshit, që mesa
duket, hartuesit e guidës turistike nuk ua kanë gjetur dot
anën. Tajari i Borshit nuk do të tingëllonte asfare si emër
grek, ndaj edhe është lënë bashkë me fqinjët e tij në
"minoritet" brenda "minoritetit" . I njëjti rregull
gramatikor vlen edhe për fshatrat e Himarës. Të greqizuar
në emra, Dhërmiu, Jala apo Palasi nuk tingëllojnë fort si
fshatrat tona turistike, ku me zor presim të kalojmë
verën.E kemi ditur që himarjotët e kalojnë pjesën më të
madhe të vitit në Greqi, dimë edhe që më të moshuarit, ata
që nuk ia kanë ngenë emigracionit, jetojnë mirë në tokën e
tyre me pensionet greke. Por që fushata helene për
uzurpimin "paqësor" të ëndrrës Vorio-Epir ka përfshirë
gjithë çka gjendet në Himarë është një surprizë e re që na
zbulohet në guidën e re turistike të Himarës.
Bollano: 85% e Himarës
ka gjuhë amtare greqishten
“Ju mirëpresim në Bashkinë e Himarës. Ju mirëpresim këtu,
ku ngjyra jeshile e ullishteve të pafund bashkohet në
harmoni të plotë me ngjyrën blu transparente të detit Jon
dhe qiellin e kaltër. Këtu ku mikpritja dhe krenaria është
e njohur për banorët vendas tre mijë vjet më parë, siç kanë
shkruar shumë historianë të vjetër si Homeri, Plini,
Straboni, Thuqidhidhi. Vendin që kanë vizituar shumë
studiues të huaj nga kureshtja që u ka ngjallur si Bajroni,
Liku, Celebi etj. Bashkia e Himarës ka 11.037 banorë, një
popullsi kompakte ku mbi 85% e saj ka si gjuhë amtare
greqishten”.