Bollano gënjen, botohet letra e plotë e OMONIA-s
Publikuar më » Dërguar më: 11/12/2008 - 07:08
Nga Tedi Blushi
“Gazeta Shqiptare” e disponon të plotë kërkesën, ku me gërma kapitale OMONIA kërkon të mos ratifikohet Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
MEMORANDUMI
TIRANE- Vasil Bollano do të kishte bërë më mirë të heshtte sesa të gënjente publikisht. Në daljen e djeshme para medias, ai nxitoi ta cilësonte një “keqkuptim” përmbajtjen e memorandumit që shoqata OMONIA e drejtuar prej tij, i ka dërguar Parlamentit grek. “Gazeta Shqiptare” e disponon të plotë kërkesën, ku me gërma kapitale kërkohet të mos ratifikohet Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Ndaj dhe për t’ia fashitur atij “keqkuptimet”, ne po e ribotojmë atë në gjuhën greke, që ai ta ketë më të lehtë për të kuptuar atë se çfarë ka shkruar. “Kemi kërkuar ratifikimin e MSA-së dhe ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit europian”, - pretendoi dje kreu i OMONIA-s. Në fakt kjo kërkohet edhe në memorandum, por veçse me një kusht. Dhe ky kusht është dhënia e autonomisë për Vorio-Epirin. Ndaj dhe Bollano gënjen. Gënjeu edhe kur tha se “Vorio-Epiri i përket historisë”, sepse vetëm për Vorio-Epirin dhe për vorio-epirotasit flitet nga fillimi e deri në fund të memorandumit. Pra nuk na qenka aq çështje historike sa duket kur në letrën drejtuar Parlamentit grek, OMONIA kërkon që Tirana zyrtare të njohë si zonë minoritare pothuajse gjithë Jugun e vendit, të banuar sipas saj qysh para 3 mijë vjetësh nga grekët etnikë. Kjo është e shkruar në memorandum dhe nuk është aspak një keqkuptim. “Të njihen zyrtarisht si zona të minoritetit ato zona të cilat pala shqiptare nuk i njeh të tilla, si për shembull Saranda, Gjirokastra, Himara, Delvina, Korça si edhe 99 fshatra përreth tyre. Të ndryshojë kuadri ligjor i Shqipërisë në një mënyrë të tillë që të lejojë bashkimin e gjithë kësaj zone në jug të Shqipërisë, që tradicionalisht banohet nga grekët, në një periferi të organizuar administrativisht në bazën e një organi që merr drejtpërdrejt vendimet nga vetë qytetarët”, citojmë nga letra e OMONIA-s, ku kërkohet gjithashtu edhe vendosja e gjuhës greke si gjuhë të parë zyrtare në Jug të vendit. Pra Bollano sërish gënjen. Gënjeu edhe kur tha se ky dokument është “publikuar në gazetën ‘Zëri i OMONIA’ në datën 10 nëntor, pra rreth një muaj e një ditë”. Pra nënkuptoi se ky memorandum nuk i është dërguar Parlamentit grek. Ne disponojmë edhe kopjen e kësaj gazete, ku në faqen nr.2 të së cilës thjesht paralajmërohet nisma që do të ndërmarrë OMONIA pas pak ditësh. Nëse edhe ky është një keqkuptim, ne mund ta ribotojmë edhe atë shkrim. Sa për memorandumin, ai i është drejtuar në datën 25 nëntor Parlamentit dhe Ministrisë së Jashtme greke dhe kjo është qartësisht e lexueshme qysh në kokën e letrës.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)