BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

Martin Gora

Primus registratum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

MJAFT duhet te qendroje larg nga politika por nderkohe te jape zgjidhje apo alternativa zgjidhjesh per problemet per te cilat proteston, te gjej sponsorizues dhe te kete arritje ne synimet e saj. MJAFT nuk eshte organizate politike por civile, si e tille ajo duhet te fokusohet ne civilizimin dhe emasncipimin e shoqerise dhe politikes shqiptare.

Psh. Eshte e paprecendet deri me sot polarizimi politik dhe destabilizimi qe i sjell ky polarizim shoqerise shqiptare. Ne nje vend ku kryetari i shtetit apo politikanet akuzojne njeri tjetrin per vrases dhe kriminele, per anti-veri apo anti-jug, ku fjalori plot gjak, urrejtje,dinamit a tritol mbizoteron cdo debat politik, eshte e kote te flitet per arritje, se asnje investitor ne bote nuk hedh qofte edhe nje kacidhe ne nje vend kaq te polarizuar dhe te zhytur ne destabilitet urrejtje dhe meri.

MJAFT duhet te vazhdoje te protestoje qe Nano te kerkoje falje publike per mosardhjen e tij ne Shqiperi ne 9 Janar, ashtu si ai duhet te distancohet dhe publikisht te godase fort dhe pa rezerva politiken xhahile, sherrnxitese dhe plote urrejtje te PD dhe Berishes.

Eshte e paprecendet dhe luftenxites fakti qe kryeministri shqiptar akuzohet prej opozites si nje njeri qe e urren Shkodren dhe Shkodranet, qe nuk i cileson ata si njerez, qe i kerkon ata te vdekur. Ky eshte kulmi i xhahilllekut dhe barbarizmit. Howard Dean ne amerike humbi 10% ne shkalle kombetare brenda 2 diteve vetem per 10 sekonda qe foli ne menyre shume agresive ne nje miting mbas para-zgjedhjeve ne IOWA. Keto akuza kaq vellavrasese, kafsherore dhe te peshtira do rrezojne cdo politikan ne boten moderne sado popullor qofte. Per cudi ne shqiperi jo. Edhe sikur Nano vertet ta urrente Shkodren, per hir te ekuilibreve te brendshme dhe paqes sociale keto nuk thuhen. Imagjinoni sikur Nano si kunderpergjigje te shkoi ne Permet, Berat apo Gjirokaster e te deklaroi se Berisha iu urren dhe iu do te vdekur, ku do veje shqiperia atehere? Dhe ai mund ta bente kete ne 97, por nuk e beri.

Ia u them keto jo per te bere analize politike por per te treguar nje problem social shume te madh, te cilin MJAFT duhet te synoje ta zgjidhe. Nqs politika shqiptare arrin konsensus dhe paqe, nqs ata nuk angazhohen ne fushata urrejtjenxitese dhe krahinizuese si keto, nqs ata lejojne njeri tjetrin te qeverise duke sjelle stabilitet dhe qetesi ne vend, nqs ata perdorin nje fjalor dhe filozofi unisuese sado te ndryshme te jene ideologjite e tyre, shqiperi do jete ne pozita vertet shume here me te mira.
Pikerisht kete problem le ta zgjidhi MJAFT duke bere presion mbi politiken, pra ta CIVILIZOJE ate.

Sepse ishte pikerisht kjo intolerance dhe ky konflikt i brendshem, kjo gjuhe plot vrer dhe hakmarrje qe na coi ne 97. Le ta bej pra MJAFT Berishen te ndryshoje fjalor dhe stilin e tij agresivo-bajraktar, barbar e mesjetar, dhe le te arrije MJAFT ta beje Nanon te ndjeje me shume presion dhe pergjegjesi per te shpalosur nje moral me te larte si kryeminister, dhe kjo shoqate do ti kete dhene nje kontribut vertet te madh shoqerise shqiptare, ajo do kete vertet reputacion dhe autoritet ne ndermarrjet e saj.
 

Elsi

Forumium praecox
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

Fillimisht postuar nga i am an ANGEL:
[qb]
Fillimisht postuar nga Alibaba:
[qb]
Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] Por Mjaft! e ka kufizuar veten ne protesta rrugesh. [/qb]
...duket qe nuk je i informuar. Mjaft organizon forume, <span style="font-weight: bold">me parlamentin rinor</span> [/qb]
akoma s'e keni kuptuar ju??
po sa here duhet t'ua them se <span style="font-weight: bold">PARLAMENTI RINOR NUK BASHKEPUNON ME MJAFT!!!!!</span> Edhe pse mjafti mundohet te perdore kete emer edhe ne websitin e tyre! [/qb]
avash moj avash se na trembe, nuk thashe qe bashkepunon, ka bashkepunuar... Pastaj c'rendesi ka...
rolleyes.gif
 

Besjan

Primus registratum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

Cfarë është Lëvizja Mjaft!

Nga Besjan Pesha

Kohët e fundit ka filluar të aludohet shumë mbi Lëvizjen Mjaft qoftë nga opinioni publik, media elektronike dhe e shkruar apo nga intelektualë që përpiqen të zbulojnë të fshehtat e kësaj Lëvizjeje me anën e teorive të ndryshme të konspiracionit.
Duket shumë qartë se ka konfuzion midis asaj që lëvizja është në vetvete dhe asaj që disa pretendojne të jetë apo të bëhet. Ky konfuzion i ka rrënjët e veta në historinë e këtyre 13 viteve politikë shqiptare, politikë e cila nuk ka bërë gjë tjetër vecse ka kthyer vlera qytetare me kokposhtë dhe ka prurë në vend të tyre antivlerat që bien ndesh me qytetarinë dhe me kombin.
Lëvizja Mjaft lindi si një nevojë e pashmangshme për qytetari në një vend ku përvoja të ngjashme kanë qenë të dobëta, nuk kanë patur qëndrueshmëri apo kanë lindur dhe janë përdorur si nevojë e politikës për të manipuluar, pseudoidentifikuar shoqërine civile dhe opinionin e saj.
Qysh prej fillimeve të Mjaft e deri në ditët e sotme është vënë re se njerëz të cilët nuk kanë protestuar ndonjëherë, qytetarë të cilët janë shquar për militantizmin partiak dhe bindjen civile, kanë filluar të rehabilitojnë sensin e protestës e të shfaqin më në fund shenja të mosbindjes civile.
Shpesh njerëz të ndryshëm i drejtohen me termat “dështim” apo “pësim ” Lëvizja nuk është nje dicka që pëson, lëvizja është dicka që vazhdon, si rrjedhojë asnjëherë lëvizja mjaft nuk dështon, këto terma i përkasin programeve politike dhe një qeverisjeje konkrete. Lëvizja nuk ka një program të bazuar mbi objektiva të matshëm materialisht, ajo që lëvizja synon jane ngritja e vlerave të reja të qytetarisë dhe si rrjedhojë e ketyre lëvizja asnjëherë nuk mund të dështojë për sa kohë që vlerat mbarten dhe përcillen.
Lëvizja bazohet në parime themelore dhe në plane afatgjata strategjike dhe të bazuara në to janë edhe aksionet që ajo ndërmer. Partitë politike bëjne programe (liberalizimi i tregut) dhe kanë sukses ose dështojnë. Lëvizja zbaton parime e ngre vlera dhe për sa kohë është brenda tyre asnjëherë nuk është e dështuar.
Ajo që ne bëjmë është ekskluzive për shqiptaret dhe lëvizja në vetvete mbart një nacionalizëm të butë, nacionalizëm i cili i ridetyron shqiptarët të përmendin fjalët patriot, atdhe etj me krenari. Është ndër të paktat Lëvizje që i ka dhënë një imazh të mirë Shqipërisë në mediat ndërkombëtare.
Lëvizja nuk ka një afat kohor brenda të cilit duhet të përmbushet apo finalizohet sepse, nuk ka qëllime materiale që ezaurohen dhe vlerat e saj i rezistojne kohes dhe janë në harmoni me sistemin që vendi aspiron. Një sistem nuk mund të jetë kurrë demokratik për sa kohë që qytetarët nuk bëhen pjesë e vendimarrjes, edhe pas procesit të votimit. Mospjesmarrja qytetare do të sjellë gjithnjë vendime arbitrare dhe mungesë përgjegjësie. Në kuadër të kësaj Lëvizja do të vazhdojë të lëvizi jo vetëm vertikalisht por edhe horizontalisht duke mos artikuluar vetëm nevojat kombëtare të qytetarisë por edhe ato lokale.
Lëvizja është e qytetarëve dhe jo e një grupi njerëzish prandaj si e tillë duhet të mbetet. Ajo që ne, stafi i Lëvizjes, bëjmë është thjesht një shërbim ndaj qytetarisë, Qwllimi jonw wshtw ti shërbejmë sa më mirë bashkëqytetarëve të vet. Ajo që është thelbësore është fakti se shërbimi jonw është i ndershëm dhe nuk bazohet në përfitime materiale por në përfitime morale.
Nuk është qëllimi i Lëvizjes të rrëzojë qeveri e ministra. Kur kjo ndodh qëllimi i vërtetë është tu tregojë qytetarëve shqiptarë se qytetaria aktive është celësi i zgjidhjes së problemeve shqiptare dhe se sovrani i vërtetë është populli. Edhe në rastet kur funksionarët nuk reagojnë ndaj protestave qytetare lëvizja është e suksesshme sepse tregon qartë dhe nxjerr në pah se sa e pandjeshme është qeverisja ndaj kërkesave të qytetarëve të vet. Nqs nuk do të kishte reagim qytetar kjo pandjeshmëri nuk do të vihej kurrë në dukje.
Mjaft do të thotë qytetari dhe ata qw thonw Mjaft tregojnw se janw tw pwrkushtuar ndaj vetvetes dhe njw Shqipwrie ndryshe.
 

rosen

Primus registratum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

me sa di une politika muk eshte tjeter vecse zgjedhja e qellimeve te pergjithshme (te nje grupi njerezish qe popullojne nje territor te caktuar ne nje moment te caktuar historik )dhe e menyrave per ti arritur keto qellime.Ne qofte se ti kerkon realizimin e disa prej tyre edhe te atyre me elementare sic eshte psh &quot;sigurimi i energjise elektrike per te gjithe ne cdo kohe&quot; ben nje kerkese politike. Eshte E DREJTA jote t'ja kerkosh cdo qeverie dhe te rrezosh cdo qeveri nqse nuk ti ploteson.Nqse ju duket normale gjendja ne shqiperi levizja mjaft ju duket pa arsye per te egzistuar.Ata i thone mjaft nanos dhe atyre qe kane privatizuar shtetin shqipetar.bejne cka i duket e drejte te bejne.Mund te jete pak mund te jete e kote do ta vertetoje koha.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] Shqiperia nuk ka nevoje t'i djege qirinjte diten sepse jane me te nevojshem naten.
Inteligjenca e re shqiptare nuk duhet te bjere ne rutinen e demonstratave por duhet te pushtoje politiken, te nxjerre jashte parlamentit ata rrufjane dhe batakcinj qe shahen nga motrat cdo seance.
<span style="font-weight: bold">Rinia shqiptare duhet te QEVERISË vendin.</span> Jo te kthehet ne nje &quot;Watchdog&quot;.
Nuk jeni dakort me mua kur them <span style="font-weight: bold">INTELIGJENCA E RE DUHET TE MARRE PUSHTETIN</span>???


MJAFT DUHET TE ANGAZHOHET POLITIKISHT - Nuk eshte mjaft te thuash mjaft! [/qb]
Blend
po jo te gjithe do te behen politikane mor lal, si flet keshtu???
Sistemi shqiptar i ofron votuesve te drejten e vetevendosjes nje here ne kater vjet per qeverisje kombetare dhe nje here ne tre per ate lokale.
MJAFT nuk eshte organizate, eshte levizje dhe si e tille ka strukture te ujshme e cila merr formen e interesave qe ndryshojne me kohen.
Neper MJAFT-it, te gjelberve e me the e te thash, Shqiperia po i hyn me se fundi rruges se shprehjes se vullnetit te popullit edhe kur nuk eshte periudhe zgjedhjesh!
Un e kuptoj qe votuesi nuk eshte i kenaqur me klasen politike te momentit ne Shqiperi. Por votuesi harron se eshte ai/ajo qe u ka dhene ketyre njerezve pushtetin.
Nese plakat qe marrin 9000 leke pension ne muaj dalin e thone MJAFT ne rruge per rritjen e tarifave te telefonise fikse, kjo do te thote se konsumatori shqiptar po behet koshient per te drejtat dhe detyrimet e veta ne nje shoqeri demokratike.
Kjo proteste &quot;mjaftetore&quot; sherbeu si nxites per shoqaten qe mbron te drejten e konsumatorit te marri masa per te mbrojtur konsumatorin shqiptar.
Do thoni ju nje vrime ne uje beri, epo te pakten u mesua rruga do thoja une &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Shqetesimi im qendron ne faktin se entuziazmi i mases i perfshin njerezit ne situata absurde, nga te cilat ata do jene te humburit dhe do te ndihmojne ne humbjen e tyre.

<span style="font-weight: bold">Te sheshi! Te sheshi! E hodhem qelbesiren!</span>
eshte kthyer ne nje refren vulgar pa pike kuptimi!

Shqiperia ka nevo
 

alinos

Forumium maestatis
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

Fillimisht postuar nga BP:
[qb] Cfarë është Lëvizja Mjaft!

Nga Besjan Pesha

...[/qb]
Ne menyre qe te perconi mesazhin dhe te jeni te suksesshem ju duhet konsolidim, si edhe nje udheheqje me e denje.
Veliaj ne TCH nuk mund te thote jemi kunder klases politike shqiptare, pa ofruar alternativa!!!

Diskutimi i tij teper populist!
 

alinos

Forumium maestatis
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

fiksi eshte media! Ndoshta me e fuqishme se MJAFT per momentin!

Fiksi te ben dhe per te qeshur, Mjafti deri tani ka pasur edhe protesta groteske...
 

nardi71

Primus registratum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

Fillimisht postuar nga FOLAGA CHE BATTE:
[qb] Ashtu si te gjithe ne koleget AF-ista (se pse me kujton fjalen skafista ky shkurtim), nuk kishte si te mos me bente pershtypje kjo kryeteme.

Megjithate te flasesh qarte eshte e veshtire dhe jo se nuk e kemi mendim te qarte gjithsecili per MJAFT - por ceshtja komplikohet kur vihesh perballe gjykimit per levizjen dhe veprimtarine e tyre.

A kane te drejte - per kete ketu ne forumin tone mund te kete vetem mendime subjektive, personalisht mendoj se kane te drejte te protestojne - por ne po ngaterrohemi duke perziere objektin e protestes se tyre (rrezimi i kryeministrit) me objektin e kesaj levizje.

Une do preferoja ta mendoja dhe konsideroja MJAFT - nje levizje qytetare, por ketu tek ne asgje nuk shpeton nga manipulimi politik (se ne interes te kujt eshte kjo - ne nuk mund ta dime).

MJAFT - POLITIKA

Po ta vini re, te gjitheve ne mbas kesaj teme na ka ndodhur dicka - qe eshte pikerisht pozicionimi ndaj kesaj levizje - ne fakt jemi pak larg per te pare qarte - por...

Eshte edhe nje gje, nese dikush proteston - e kalojne nga krahu i opozites dhe e njehesojne me te - PSE? - sepse ne kemi tendence ekstremiste, ose bardhe e zi - per ne nje levizje mund te jete e kuqe ose blu - perndryshe nuk mund te quhet e tille - a thua se nuk jemi ne ai popull qe njehere jemi ashtu e njehere jemi keshtu.

Per te hedhur balte mbi dike eshte shume e thjeshte - por per te sjelle zhvillim ne qytetarine katundareske shqiptare eshte e veshtire - MJAFT ka nisur te beje dicka!

Ne qe flasim e diskutojme ketu ne AF - shume mire e dime se sa e lehte eshte te besh dicka - sepse ne jemi ata qe lodhemi edhe nga diskutimi - e pse duhet ti shikojme me kaq dyshim disa te rinj qe kane zgjedhur te protestojne ne menyre te dukshme - me kerkesa mjaft te guximshme - qe sido qe te jete - e kane shqetesuar qeverine - pavaresisht nga lloji i saj.

Ne kete AF une perfaqesoj mendimin PRO LARGIMIT TE QEVERISE - ne te gjitha format qe kerkohet kjo per mua eshte dicka - nese vazhdojme me mendimin qe kjo qeveri nuk tundet nga vendi - athere le ti leme te gjitha - le te behemi majmuna - MJAFT mendimit progresiv!

booki.gif
[/qb]
Koment me vlere
I shtoj vetem idene se ne radhe te pare civilizmi duhet te ndergjegjsohet se me kete sistemprodhues te &quot;qeverise gjitheperfshirese&quot; shqiperia perfundon ne jon,
Largimi i saj imediat,cdo te vije pas-sigurisht koha sndal kurre,por sigurisht me regres nga kaq ska ku shkon,thnx
 
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

Ahhhhh po me tej? Koncertet dhe teatrot i mban televizioni ndersa ndihmat konkrete (si p.sh mbledhje parash per viktima) i kryen mjaft apo eshte e kunderta?

Jam njecikez konfuze se kush eshte mediumi argetues e kush organizata qe po shkund qytetarine shqiptare? &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

^SHIU^

Primus registratum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

Kam kohe pa hyre te forumi dhe po lexoja per kete punen e mjaftit. si ide nuk eshte e keqe per te dale e protestuar per te drejtat tone apo nevojat e popullsise sepse deri me sot ne shqipetaret kemi dale ne protesta vetem per nanon apo salen. Sidoqofte, eshte e vertete se mjafti nuk ka shume gjera ne dore, nuk ka fuqi politike qe te beje ndryshime ne shqiperi.
A do te thote kjo se meqenese mjafti nuk ka fuqi politike duhet ta leme, e te qendrojme indiferente. Mos harroni historine: Sistemi komunist ne shqiperi u permbys nga protestat e studenteve( te cilet fillimisht nuk kishin as fuqi politike e as shume perkrahje). Une e perkrah mjaftin sepse eshte e para qe ngrihet per problemet sociale e ekonomike te vendit. shqipetaret po mesojne se nuk dilet ne shesh vetem kur eshte sala duke bertitur apo nano duke mbajtur ndonje fjalim absurd.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

Fillimisht postuar nga Blendi:
<span style="font-style: italic"> Ximi me quan nanoist &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; por nuk arrin te shohe pertej stereotipizimit qe me ben. jam me AntiNanoist nga ti. Di nje gje, keta qe jane ne pushtet tani, dhe opozitaret vellezer te tyre duhen falimntuar politkisht.
</span>
Po po Blendo Ximi te njef mire per fat &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; Po pak rendesi ka ndofta ajo se kush je dhe me shume ka ajo qe thua &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

<span style="font-weight: bold">Nuk ke per te nxjerre gje ne vije me postulate qe irregullon dhe i qeth pas cdo postimi.</span>

Ke thene ne nje postim me pare &quot;Mjaft&quot; po hoqi Nanon do sjelle ne pushtet Berishen
rolleyes.gif

Nga e nxorre ate aman dhe prape me duhet ta perseris eshte qendrim Nanoisti se dihet qarte edhe po u hoq Nano ne pushtet do mbetet PS qe ka mundesite per te qeverisur me votat ne parlament.

Lere paranojen per opoziten se ata qe po qethin e po rruajne sipas qejfit jane sot ne pushtet dhe qeveri dhe ti besh opozite opozites ka vetem nje rezultat vendnumero.(edhe kjo eshte deshira vetem e Nanoisteve &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; )

Sa per &quot;mjaft&quot; personalisht po te isha ne shqiperi do e ndiqja dhe aprovoja vetem ato here kur mendimet dhe idete e mia te perputheshin me ate shoqate. Nuk do e kisha problem nese ata do te benin ndonje gje qe s'perputhet me ate qe mendoj dhe e gjykoj une, s'ka pse ti ngeli hatri askujt deri sa:
*Nuk shkelen ligjet.
*Nuk abuzohet dhe nuk ka ndonje gje jo te morashme dhe jo etike ne veprimtarine e tyre.
 

armando2001

Primus registratum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

Mjafti-t te drejten ja jep ajo qe na e jep secilit nga ne ...... DEMOKRACIA qe mesa duket disa ketu akoma nuk e kane kuptuar. Fatkeqsi e madhe per ne kur mendon se shumica ne kete forum jane te rinj.
 

gjekec

Primus registratum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

Une e kuptova sikur Blendi po nxit maftin per me teper.
Kush nga juve qe e mbroni mjafin mendoni se Fatos Nano e rrun per ato qe dalin ke rruga?

Rinia duhet te mari frenat. Ai Erjon Veliaj kryetari i Mjaftit do bote me shume pune si kryeminister. Kshu thom una.
 

fjorent

Primus registratum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

edhe kete here ne shqiptaret ia dolem te kritikojme dhe vetem te kritikojme. E paskemi ne rrace, paskemi virusin e rrumpalles. Cdo gje duhet kritikuar edhe me argumenta nga me banalet.
Edhe hapesi i kesaj teme e di mire qe ne Shqiperi politikat sociale jane shume here me te lidhura me politiken sesa ne vende te tjera europiane.
Ne Shqiperi e dime mire qe nje administrate e tere shkrehet nese ndryshon 1 minister, prandaj edhe MJAFT eshte e detyruar te kerkoje doreheqjen e qeverise per keto gjera. Si mendoni ju se cmimet e Albtelecomit i vendosi drejtori I Albtelecomit? Po ne Shqiperi lidhja mes Albtelecomit e qeverise, dhe metej mes qeverise dhe lobeve eshte aq e forte sa eshte e detyruar nje levizje kunder qeverise. Pastaj pse protestoi MJKAFt? Protestoi kunder kryeministrit qe vazhdonte pushimet kur qytetaret e tij ngrinin neper dete per nje jete me te mire. C'lidhje ka ketu shoqate jo politike? Cdo te thote qe shoqata jo politike nuk duhet te protestoje edhe kur vdesin bashkatdhetare te tyre?
Ne vend qe ne keto momente vendimtare per Shqiperine te ndihmojme levizje te tilla te ngrene nga gjumi shqiptare te torturuar nga rrumpalliste e kongresmene, ne vazhdojme te vendosim shkopa ne rrotat e levizjeve qytetare.
Sa per ata qe mendojne qe Nanon nuk e levizin dot ca manifestime i them se eshte krejt e kunderta. Po te jete i gjithe populli atje kunder, padyshim qe ka frike Nano. Fatkeqsisht detyrohen levizjet te bejne ate politike kostruktive qe duhet ta beje opozita.
 

militanti1980

Primus registratum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

Grupe aktivistesh si &quot;MJAFT!&quot; nuk ka vetem ne Shqiperi, por thuajse ne te gjithe vendet e botes. Ne Kine jan &quot;Falun Gong&quot;, ne Zvicer, Gjermani, Itali e Spanje jane Grupe Anarkiste, ne Amerika ka qene Martin Luther King, etj etj.
Keshtu qe nuk eshte diçka anormale, te kete nje grupe te tille edhe ne Shqiperi. Sepse me te drejten e shprehjes se lire sot e kesaj dite ne boten demokratike krijohen Opozita ndaj politikes se perditshme ne nje shtet. Keshtu qe te mos ishin ato grupe, mund te thuash, se diçka nuk eshte ne regull me demokracine ne ate vend ato grupe ku mungojne.
&quot;MJAFT!&quot; eshte nje grup njerezish, te cilet nuk jane anetare te regult te asaj grupi, por jane simpatizues dhe njerez te thjeshte (studente, gjimnasiaste, nxenes, profesor, gra e burra).
Aj grup nuk ka as kryesine e saj te zgjedhur, por aktivistet e atij grupi takohen me fletushka (&quot;flyers&quot;) dhe jane autonome nga njeri tjetri. Keshtu qe mund te thuash qe aj grup eshte po ashtu nje grup pa hirakie.
Keshtu qe ato njerez prandaj nuk njihen dhe nuk zgjidhen, sepse nese te njiheshin ato njerez dhe kryesia e saj (qe nuk egsiston), shteti shqiptar do ti arrestonte njerezit kryesor, dhe keshtu kjo grupin do te zhdukeshte.

Drejtuar Blendit:
Po perse Blendi, kush mendon ti duhej ti beje shteti rezistence? Partite opozitare? Po ato kane interesat e tyre, per tu futur ne Qeveri.
Per shembull: Sa qe te mund ta rezoj Sali Berisha Qeverine e Fatos Nanos, aj do te futet ne Qeveri dhe do bej politiken e njejt si Nano. Keshtu qe per te qene nje opozite konstruktive, ti nuk duhej te jeshe parti politike, as te mbeshtesish ndonje parti politike, dhe as te mbeshtetesh nga ndonje parti politike. Kesht ti si nje grup opozitar do te jesh me i besueshem.
Po ashtu une jam i bindur, qe ti nuk ke dashtur te zgjedhesh njerez te tille, siç kemi sot ne qeveri dhe politke.

Tre shembuj shume te mire organizatash opozitar ndaj politikes se sotme ne kete bote jane &quot;GREENPEACE&quot;, &quot;AMNESTIE INTERNATIONAL&quot; dhe &quot;WWF) (anetar i te cilave jam edhe une).
Nese shikon shembullin e &quot;GREENPEACE&quot;. Ajo eshte nje organizate, e cila lufton per nje bote me te paster dhe kunder padrejtesive te ndermarrjeve gjigante si &quot;British Petrol&quot;, &quot;Coca-Cola&quot;, &quot;Nestle&quot;, &quot;General Motors&quot; etj etj.
Ajo eshte nje organizate aq e fuqishme, qe ka gjunjezuar shtet si SHBA, Irlande dhe Angli te mos i zhdukin peshkujt e rrezikuar (siç jane delfinet). Keshtu qe Shtetet e lartepermendura jane detyruar te heqin dore nga peshkimi masiv i peshkujve te rezikuar ne oqeanin pacifik dhe ate atlantik.
Po ashtu &quot;GREENPEACE&quot; ka detyruar British Petrol te heqi dore nga nzerrja e naftes ne lagunat e rezikuar, te cilat jane rezervate natyrore.

Nese &quot;MJAFT!&quot; do behet aq e forte sa qe eshte &quot;GREENPEACE&quot;, &quot;AMNESTIE INTERNATIONAL&quot;, apo &quot;WWF&quot;, atehere qeveria shqiptare dhe politikanet tane nuk do mund te luajne me neve dhe me votat tone. Siç po shihet &quot;MJAFT!&quot; ka arritur nje fare force.

Dhe ne fund: Siç e thash edhe me pare, nje opozite e forte, e shendoshe dhe konstruktive (siç mund te jete edhe &quot;MJAFT!&quot;) nuk eshte kurre diçka e keqe, nese ajo opozite vjen drejtperdrejt nga populli. Sepse kush mund ta dije me mire se ç'don populli, se sa populli vete?
 

Nei

Primus registratum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

Fillimisht postuar nga **** Darlington Delarge:
[qb]


[/qb]
Po problemi qendron a eshte e JUSTIFIKUAR nje doreheqje e qeverise apo nje thirrje nga dikush per kete rrezim?
Thirrjet per rrezimin e qeverise nga Mjaft ( se per kete eshte dhe tema) filluan me tragjedine ne det. Te kerkosh doreheqje qeverie ne keto kushte do te thote qe qeveria te jete direkt pergjegjese per kete aksident.


<span style="font-weight: bold">Pervec rasteve te pergjegjesise direkte, qeverise i kerkohet doreheqje edhe kur e shkel me keqqeverisje. </span>


A mund te vertetoni se qeveria eshte direkt pergjegjese per kete aksident?

<span style="font-weight: bold">Nuk eshte domosdoshmerisht e nevojshme pergjegjesia ne vete te pare kur behet fjale per qeveri dhe jo individ perpara ligjit penal (vetem ligji penal ka si kusht te pakapersyeshme pergjegjesine personale). Perlyerja e krereve te larte te policise me tragjedine e te mbyturve deshmon per nje pergjegjesi te nderlidhur me qeverine.</span>

Cfare do te thote te jete direkt pergjegjese?


<span style="font-weight: bold"> Bejme sikur e pranojme teorine e pergjegjesise personale...Ne kete rast te qenit pergjegjes ne menyre direkte do te thote qe ne momentin kur ndodhi tragjedia kryeministri si perfaqesues i qeverise te ishte te pakten i pranishem dhe te merrte situaten ne dore. Ne fakt Nano jo vetem qe mungonte, por e shtyu dy dite kthimin ne Shqiperi nga pushimet e veta. </span>



Shpesh degjoj, varferia, apo sa veta po vrasin veten nga varferia etj. Po asnje qeveri ne bote nuk merr persiper te zhduke varferine dhe as tju gjej pune te gjitheve sepse sistemi komunist nuk eksiston me qe qeveria ishte pergjegjese per gjetje punesh per kedo.


<span style="font-weight: bold">Por kur ndodhin tragjedi te renda te ketij lloji, qeveria te pakten eshte prezente sa per te mos u dukur shteti si turme pa zot.</span>


Shqiperia eshte pothuajse e paprekur (krahasuar me boten) nga fenomeni i vetvrasjeve per aresye varferie dhe per kete ben mire te mesohet me mire shpejt se sa vone.


<span style="font-weight: bold">RRofsh qe po na parathua fatin, por s'eshte ky problemi.</span>


Ne rast se vendi nuk ka patur rritjen e pretenduar ekonomike atehere ke te drejte te votosh kundra qeverise. Po ne rast se vendi ka bere mbrapa ( me shifra ekonomike flas) atehere mund te kerkosh dhe doreheqejen e qeverise.


<span style="font-weight: bold">Botekuptimi ekonomik eshte vetem njera ane e trajtimit te ecurise se nje shteti. Ke degjuar per rritje ekonomike dhe zhvillim ekonomik? I pari matet me shifra, i dyti me sherbime dhe permiresime te kushteve sociale. Pakenaqesite ndaj qeverisjes se nje shteti permbledhin sidomos te dyten, meqenese ekonomia e shifrave eshte ne funksion te mireqenies se pergjithshme.</span>


Pastaj dhe dicka tjeter ( dhe ti leme qarjet per nje moment). Cila qeveri do japi doreheqeje nga nje veprim ILEGAL i disa personave?


<span style="font-weight: bold">Ajo qeveri qe e ka kthyer (me trashegimite e duhura te te kaluares)te ashtuquajturin veprim ilegal ne plage kolektive shqiptare.</span>


Nje njeri qe vjedh nje cope buke futet ne burg dhe nuk mund te mbrohet me argumentin se nuk kishte per te ngrene.


<span style="font-weight: bold">Ashtu si Nano nuk mund te mbrohet me argumentin: ja sa te mbaroja tangon e fundit dhe do vija me vrap.</span>


oops vi me vone!!!


[/QB][/QUOTE]
 

Nei

Primus registratum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

Fillimisht postuar nga Nelk@:&lt;br /&gt;[qb] Ahhhhh po me tej? Koncertet dhe teatrot i mban televizioni ndersa ndihmat konkrete (si p.sh mbledhje parash per viktima) i kryen mjaft apo eshte e kunderta?

Jam njecikez konfuze se kush eshte mediumi argetues e kush organizata qe po shkund qytetarine shqiptare? &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [/qb]
Kam frike se do konfuzohesh me shume.
Deklaratat e Mjafti-t i kane percjelle pothuaj te gjitha televizionet ne Shqiperi dhe jo vetem TCH.
Si do ja besh te zgjedhesh tani?
Kujt i bie dhjeta eshte e verteta.


Per sa i perket Mjaftit dhe kritikave...brohoras kritikuesit largpames qe sqarojne se si Mjafti duhet te sjelle alternative konkrete.
Mua sensibilizimi qytetar me duket nje fillim i mire, pas gjithe apatise vendase, dhe levizjes kritike jashtese shqiptare.
Gjithsesi kush propozon dhe perqafon alternativat dinamike le te beje hapin e pare, tja kaloje Mjaftit (perndryshe mbetemi te fotokopja pa origjinalitet).
 

Nei

Primus registratum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb]


KUSH I JEP TE DREJTEN MJAFT!-IT TE KERKOJE SHKARKIME, NGARKIME MINISTRASH, SHEFASH, QEVERISH?

Qeveria, se paku ka te drejten ligjore te vendose, sepse eshte shtet legjitim, i zgjedhur mbi bazen e VOTES - themlelit te demokracise. Por MJAFT!? Ndonjeri prej nesh ka votuar per MJAFT!? A ka MJAFT votat tona, besimin, mbeshtetjen tone?
Une nuk i njoh fare se kush jane. C'ju jep te drejte te flasin ne emrin tim? Te sulmojne voten time?

A nuk eshte Shteti yni? A nuk vuajtem tmerrsisht rrenimin e Shtetit me 1997?

Ne asnje menyre nuk dua te mbeshtes politikat e Fatos Nanos apo Sali Berishes. Dua thjesht te diskutoj per MJAFT!. [/qb]
Majfti me sa kam pare ska kerkuar vota per faktin e thjeshte se nuk eshte parti politike por levizje qytetare per sensibilizim.
Flasin vetem ne emer te kujt identifikohet me ta.
Vota jote dhe e imja bashke do sulmohet nga kushdo qe nuk gjen veten ne zgjedhjen aktuale qeveritare. Ben pjese ne mendimin e lire dhe ate qe quajte princip demokratik.
A nuk eshte shteti yni? Hahahhaaa, ne fakt i yni e thote cdokush qe eshte shqiptar, dhe ata ta Mjaftit jane po aq sa ne...ndonje kundershtim?
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

mendimet jane te shumllojshme, po une di te them diçka qe kam vene re ne ecjen perpara ne nje situate te caktuar:

Mjaft! ka bere nje hap, sado te vogel ta kete bere e ka ma merite dhe me inicjative. dhe kjo eshte per tu vlersu. alternativat le te dalin se i ka ardhur koha.
 
Top