BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

albanoid

Primus registratum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

Hey,

Une jam i ri ne AF, por po lexoja komentet tuaja mbi mjaft-in... do te shkruaj perseri me gjate, por nje pyetje kisha:

-Cfare i beri mjafti 550mije Euro qe i mori nga donatoret per muajt Prill - Korrik????

pasi me sa mbaje mend une deri atehere reklama ne tv e postera bente.

Nese me ndihmoni te gjej pergjigje ju a di per faleminderit.

Vetem jo me mesazhe si carcafe te gjate (kete e kam per staffin e mjaftit qe shkruan ne AF)... pasi nuk kam ndermend te lexoj Apologjine e Sokratit perseri.

Hajt, Tung.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

ka njerez kompetente qe merren me hyrje-daljet e Mjaft!-it lale. pytje te tilla, mes nesh, nuk kane fund. pershtypjet per Mjaft! besoj se jepen nga informacjonet qe vijne nga mediat.
 

Archi

Forumium praecox
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

Fillimisht postuar nga albanoid:
[qb] Hey,

Une jam i ri ne AF, por po lexoja komentet tuaja mbi mjaft-in... do te shkruaj perseri me gjate, por nje pyetje kisha:

-Cfare i beri mjafti 550mije Euro qe i mori nga donatoret per muajt Prill - Korrik????

pasi me sa mbaje mend une deri atehere reklama ne tv e postera bente.

Nese me ndihmoni te gjej pergjigje ju a di per faleminderit.

Vetem jo me mesazhe si carcafe te gjate (kete e kam per staffin e mjaftit qe shkruan ne AF)... pasi nuk kam ndermend te lexoj Apologjine e Sokratit perseri.

Hajt, Tung. [/qb]
Keto qe po thua jane gjera shume serioze dhe patjeter duhet te merren seriozisht nga tufa ripertypese albanoide. Per ti ardhur ne ndihme sqarimit te shqetesimit serioz ............. per te ngritur nje komision per te zbardhur fatin e gjithatyre parave dhe njekohesisht te vendose qe 37,5 % e kesaj shume te perdoret per te siguruar rakine e nevojshme qe ta pije i qete .....dhe nderkohe le te mendoje per pyetje te tjera po kaq te vlefshme si ajo me lart.

PS.: shpresoj qe pergjigjia te jete brenda normativave te lejuara nga personi i juaj dhe te jete e mundur te lexohet brenda intervalit mes dy te kthyerave te shishes se fernetit.


<span style="font-style: italic">S'eshte e nevojshme te sulmohen te tjeret ne ate forme...
shrug.gif
</span>
 

albanoid

Primus registratum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

Fillimisht postuar nga Archi:
[qb] Keto qe po thua jane gjera shume serioze dhe patjeter duhet te merren seriozisht nga tufa ripertypese albanoide. Per ti ardhur ne ndihme sqarimit te shqetesimit serioz mendoj per te ngritur nje komision per te zbardhur fatin e gjithatyre parave dhe njekohesisht te vendose qe 37,5 % e kesaj shume te perdoret per te siguruar rakine e nevojshme ta pije i qete dhe nderkohe le te mendoje per pyetje te tjera po kaq te vlefshme si ajo me lart.

PS.: shpresoj qe pergjigjia te jete brenda normativave te lejuara nga personi i juaj dhe te jete e mundur te lexohet brenda intervalit mes dy te kthyerave te shishes se fernetit. [/qb]
I dashur djali apo vajza,

po marr me hamendje qe duhet te jeshe pjese e stafit te majft-it, pasi megjithese mesazhin nuk e kishe te gjate si carcaf... ca fjale mi kishe te gjata si lisa shumeshekullore. Por nejse, asgje me shume se nje indikator i mediokritetit te pergjigjes.

Mua mesazhi mu duk si bejte te them te drejten, me raki e fernet ne “by* te ullirit”, por pergjigje nuk permbante brenda. Pervec fyerjeve dhe stereoitipit nuk the ndonje gje tjeter me vlere apo vend.

Qe thua ti une akoma e kam ate pyetjen e pare, po e riiteroj:
-Cfare i beri mjafti 550mije Euro qe i mori nga donatoret per muajt Prill - Korrik????

Por me lindi edhe nje tjeter, qe duhet ti pershatet me teper tipit tend:

-Koeficienti 37.5% i te gjithave faturave, eshte koeficienti i fitimit apo i shpenzimit konkret... se besoj te jete i fitimit pasi eshte pak per ju “albanoided mishngrenes”

Ia kalofsh mire vajza...apo djali,
Tung.

<span style="font-style: italic">Eshte edituar vetem citimi!</span>
 

albanoid

Primus registratum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

Fillimisht postuar nga hajduti hurmave:
[qb] ka njerez kompetente qe merren me hyrje-daljet e Mjaft!-it lale. pytje te tilla, mes nesh, nuk kane fund. pershtypjet per Mjaft! besoj se jepen nga informacjonet qe vijne nga mediat. [/qb]
Ckemi Hajdut i Hurmave,

dakord jam qe ka njerez kompetent qe merren me hyrje-daljet e mjaft-it, por kam pershtypjen qe Mjaft-it me shume i HYJNE se i dalin....

dhe info nga mediat nuk eshte i mjaftueshem, pasi tek keto media i shpenzoi nje pjese te lekeve mjafti...
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

ktu eshte gjith kleçka e diskutimeve qe lindin, fjala &quot;me duket&quot;, sepse jepen gjykime duke patur informacjon shume te paket. nuk ngrihet robi duke share punen e tjetrit pa patur nje baze mendimi. personalisht di per Mjaft! aq sa kam lexuar ne internet mbi ta, dhe ç'kam degjuar nga mediat, dhe duke pat parasysh se ne ça klime veprojn, mendoj qe jane njerez me guxim, me inicjative e me mendime ne koke. tema lindi nga kerkesat e bera nga Mjaft!, kerkesa qe mund ti beje shumkush, po qe pak personave mund ti peshoje kjo lloj kerkese vertet. se sa i hyjn e sesa i dalin Mjaft!-it eshte pune i çik e veshtire per tu zbulu per mendimin tim.

un di te perseris nje gje: do te kundershtosh Mjaft!?-jepi e nxirr teori me te mira, angazho njerez me shume etj etj....me shume e me mire pra.
 

albanoid

Primus registratum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

E para, une nuk po e shaja punen e tjetrit... me vjen keq qe e ke marre si te tille kuptimin e mesazhit.

Thjesht nje pyetje ngrita, te cilen edhe ti po te ishe ne Shqiperi, te njihje realisht stafin e mjaftit, apo te degjoje diskutimet ne shoqerine civile... do ta ngrije si pyetje.

Ia kalofshi sa me mire,
Albanoid
 

Ida

Primus registratum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

Nuk kam shume njohuri mbi MJAT-in por them se eshte pozitive
Per mua Shqiperia eshte akoma ne diktature.Kjo per faktin se vete ne e kemi fajin.

Kush eshte ai qe del e flet hapur kundra qeveris?
Jane te pakt ata qe flasin se duhet te jene kretsisht te pavarur ne te tera fushat.

Aty te gjithe jane bere mish-mash,haen me njeri-tjetrin e populli i mban seir.
Situata ka nevoj qe te gjithe te ngren zerin ndaj ketyre kushteve tragjike qe perbejn shqiperin varferia,padrejtesia etj.
MJAFT-i beri nisjen,ngriti zerin,populli le te thote fjalet.
Kush ka ndonje kundershtim vej e tua propozoj.Kjo eshte rruga e vetme.
Jemi mesuar qe ti gjejm te tera gati.
Ata nisen dicka pse ti nderpresim perkundrasi besoj se ata duhen mbeshtetur nga te mdhej e te vegjel.Me kuc e me mac kur i thone se vetem keshte mbase fitohet gje e mbase kane frike se mos humbin kariget politikanet(SE me hik nga postet s'ma merr mendja) e nisin te punojn,se boll jetuan mbi kurrizin e populllit.Ka ardh koha qe t'ia shperblej ketij populli.

Nuk e di a kane ndonje adres e-mail-i ku ne mund te kontaktojm me ta.Nese dikush di apo mund te gjej dicka le ta postoj.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

sot nuk hapet si kane harruar te rinovojne domain &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
smash.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

Adresa: Rr &quot;Dëshmorët e 4 Shkurtit&quot;, P. Aban, Ap. 10 (Përballë Sky Tower) Tirana, Albania
info@mjaft.org
tel +355 (0)4 222389 / mobil +355 (0)68 27 10000
webmaster@mjaft.org

edhe domain ishte rregulluar
 

komino

Valoris scriptorum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

ne faqen e pare ishte shkruar si me poshte

---------------------------
Mirësevini në website-in e fushatës MJAFT! - një website për ata që duan të thonë MJAFT! Pavarësisht nëse jeton ne Shqipëri, ose jashtë, shpresojmë se do gjesh kohën për të mësuar për aktivitetet e fushatës, partnerët tanë dhe produktet. Por, çka është më e rëndësishme, është dëshira jonë shumë e madhe që TI të bësh një përpjekje të sinqertë për t&amp;#8217;u përshirë me ne!!! Ti mund të jesh vullnetar për MJAFT!-in, t&amp;#8217;i shkruash një letër Kryeministrit, të marrësh në telefon zyrën e Presidentit, të organizosh një mbledhje në Bashki me Kryetarin tënd në Bashkisë, të marrësh në telefon deputetët e zonës tënde, apo edhe të vizatosh një graffiti e të kërkosh ndihmën tonë, nëse të duhet!

Organizohu!
STAFI i MJAFT!-it

Shënim: Ky website është vetëm për qytetarët aktivë. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për asnjë pakënaqësi që mund t&amp;#8217;i sjellë zyrtartëve të korruptuar dhe qytetarëve indiferentë. Në qoftë se mendon se të jesh një qytetar aktiv është një barrë, kthehu në apati dhe na dërgo një kartolinë nga koha e gurit.
----------------------------

mendova se sqaronte paksa temen
 

komino

Valoris scriptorum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

stafi i mjaft

Erion Veliaj, Drejtori Ekzekutiv i Fushatës MJAFT!
Erioni është Drejtori Ekzekutiv i Lidhjes Rinore Ballkanike si dhe i Institutit të Lidershipit Rinor. Eshtë diplomuar në Shkenca Politike/Marrdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Grand Valley State, Michigan, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka punuar si konsulent i shumë organizatave ndërkombëtare dhe disa degëve të Kombeve të Bashkuara: në Departamentin e Shtetit Amerikan, në Organizatën për Mbrojtje dhe Bashkepunim ne Europë (OSCE), në Këshillin Europian, në Institutin e Shoqerisë së Hapur, në Qendrën Tregtare Van Andel Global, Ndihma Ndërkombetare, etj. Erioni jep ndihmesen e tij ne bordin e drejtuesve të Lidhjes Botërore të të Rijve (NCY) si dhe ka qenë pjesë e punës e shumë organizatave humanitare, të mbështetjes, hulumtuese, të demokratizimit e të ndërtimit të shoqërisë civile në Ballkan, Amerikën Qëndrore e Latine si dhe Afrikë. Kështu ai ka jetuar dhe punuar në më tepër se 60 vende. Eshtë Qytetar Nderi i Memfisit dhe vitin e kaluar Erioni u përfshi në regjistrat e Kongresit të SH.B.A. për shërbimin e tij në nismat për vendosjen e paqes në Ballkan e veçanërisht në Kosovën e pas luftës. Ka qenë folës publik për kapituj të Këshillit të Punëve Botërore, kampuse të ndryshme universitare si dhe konferneca ndërkombëtare mbi paqen dhe çështjet e zhvillimit.
e-mail: erionveliaj@mjaft.org

Arbjan MAZNIKU, Producent Ekzeutiv
Arbi ka mbaruar studimet e tij në verë të 2002-it pranë Fakultetit të Gazetarisë. Ka punuar për Programin e Debatit që nga viti 1998, kur ky program ishte pjesë e Fondacionit për një Shoqëri të Hapur. Tani ai është Koordinator Projekti për Organizatën Kombëtare të Debatit. Arbi është gjithashtu drejtor i bordit të Programit për Rininë pranë Fondacionit për një Shoqëri të Hapur për Shqipërinë. Përvoja e Arbit përqëndrohet mbi aktivizmin rinor. Ai gjithashtu ka ndihmuar në koordinimin e punës në Institutin e Lidershipit Rinor si dhe në Insitutin e Lidershipit të Europës Juglindore. Ai trajnon mbi debatin grupe të shkollave të mesme e të universiteteve si dhe jep mësim mbi retorikën dhe të folurit publik. e-mail: arbimazniku@mjaft.org

Endri FUGA, Menaxher i Përgjithshëm
Endri, 20 vjeç, nga Tirana, vazhdon studimet për Shkenca Komunikimi në Universitetin &amp;#8220;La Sapienza&amp;#8221; në Romë, Itali, në degën Mass Media dhe Komunikim Institucional e Masiv. Eshtë Drejtori Ekzekutiv i Lidhjes Rinore Ballkanike-Shqipëri. Më parë ai ka marrë pjesë në aktivitete të Lidhjes Rinore Ballkanike, si kampet e Insititutit të Lidershipit Rinor, gjyqet imituese e turnamentet kombëtare të debatit. Ai është trajnues për organizata të ndryshme si dhe është anëtar i bordeve ekzekutive të Organizatës Kombëtare të Debatit dhe të &amp;#8220;Inisiativës Rinore të Europës Jug-lindore&amp;#8221; në programin &amp;#8220;Për një Shoqëri të Hapur Shqiptare&amp;#8221;, pranë Fondacionit Soros. Aktualisht, Endri është kryeredaktori i &amp;#8220;Snews&amp;#8221;, një gazetë rinore në internet. Ka marrë pjesë në aktivitete të shumta ndërkombëtare rinore, si dhe është vullnetar i &amp;#8220;Kryqit të Kuq Shqiptar&amp;#8221;. e-mail: endrifuga@mjaft.org

Marinela LIKA, Koordinatore e Fushatës MJAFT!
Diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale (Punë Sociale) në vitin 2000, ajo punon si aktiviste në shoqrinë civile që nga viti 1998 dhe ka një përvojë të gjërë në fushën e organizatave rinore duke krijuar një eksperiencë të pasur në kërkime, trajnime, koordinim, menaxhim dhe ngritje kapacitetesh institucionale. Nga viti 2000 e në vazhdim ajo punon si koordinatore programi prane Organizatës Kombëtare të Debatit, përgjegjëse për punën kërkimore, publikimet dhe trajnimet. Ajo ka kontribuar ne pasurimin e bibliotekës së kësaj organizate me kërkime në më shumë se 21 çështje problematike sociale, ekonomike, filozofike dhe politike. Ajo është në të njëjtën kohë një ndër themelueset dhe Nënkryetare e Organizatës për Ndihmë Psiko-Sociale, dhe trajnere trajnerësh në fushën e shërbimeve psiko-sociale për familjen, fëmijët, gratë dhe të rinjtë. e-mail: marinelalika@mjaft.org

Besjan PESHA, Koordinator i Studentëve
Besjani studjon në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkenca Sociale, Dega Shkenca Politike. Besjani është anëtar dhe themelues i disa shoqatave studentore si edhe një student aktiv që punon vazhdimisht në ngritjen e një rinie studentore më aktive dhe të organizuar. Ai ka qenë trajner për fushatën Mjaft ku ka trajnuar mbi 500 te rinj rreth aktivizimit rinor dhe mënyrave dhe formave të ndryshimit social. Më parë Besjani ka punuar në Kosovë gjatë emergjencës humanitare ku ka qenë Koordinator i Llogjistikës pranë Organizatës Ndërkombëtare CESVI. Aty ai ka implemntuar 15 projekte rindërtimi, rihabilitimi dhe bashkëpunimi. Ai ka qenë gjithashtu vullnetar dhe llogjist pranë CARITASIT italian, shqiptar dhe hollandez dhe ka marrë pjesë në aktivitete të shumta rinore.
e-mail : bp@mjaft.org&lt;br /&gt;


Silvi BAVELAAR, Koordinatore ndërkombëtare e Fushatës MJAFT!
Silvi është studente e diplomuar në Hollandë dhe punon si praktikante në UNDP dhe mbështet fuashatën. Ajo ka një përvojë të gjerë në marrëdhëniet publike. Si studente ka qenë shumë aktive në një sërë komisionesh të University College Student Association. Ka qenë anëtare e Bordit të USCA gjatë vitit 2000, përfaqësuese e marrëdhënieve publike për shumë organizata në Hollandë e Itali. Për momentin po fiton përvojë në fushën e zhvillimit përpara se të vazhdopjë me Masterin e saj në Studimet e Zhvillimit në Sussex, Angli. Interesat e saj akadmike kanë të bëjnë me shkenacat politike, antropologjinë, marrdhëniet ndërkombëtare, sociologjinë dhe psikologjinë.
e-mail: sylvie.bavelaar@mjaft.org

Arbi VELIAJ, Webmaster
Arbi është nxënës i vitit të tretë në shkollën e mesme &quot;Sami Frasheri&quot; në Tiranë. Eshtë i dhënë pas dizanjit grafik si dhe kryesisht web dhe multimedia authoring. Administron një sërë faqesh Interneti për organizata kombëtare e ndërkombëtare duke përfshirë Lidhjen Rinore Ballkanike si dhe Delegacionin e Komisionit Evropian në Shqipëri. Arbi ka marrë pjesë në Institutin e Lidershipit Rinor, në Gusht 2002 si menaxheri i multimedias në të. Arbi, pjesëtari më i ri në moshë i skuadrës së MJAFT!-it, përdor mjeshtëritë e tij të dizanjit grafik për të shprehur protestën e tij kundër kushteve të Shqipërisë përmes Fushatës MJAFT! Shumë nga animacionet dhe fotografitë e faqes së Internetit janë produkte të protestës së tij. e-mail: aveliaj@cprstudio.com

GRUPI KESHILLUES

Ardjana KALO
Znj. Kalo është diplomuar në Fakultetin e Ligjit dhe të Poltikave në Universitetin e Tiranës në vitin 1990 dhe aktualisht po ndjek një Master në Menaxhim, Administrim Biznesi (MBA). Që nga viti 1990 ajo ka një eksperiencë të gjërë pune duke filluar në vitin 1990 në Zyrën e Prokurorisë të rrethit të Mirditës; 1991- Në sektorin e kërkimeve në Ministrinë e Drejtësisë; 1992- Departamenti Ligjor i Mistrisë së Industrisë së rëndë dhe Minierave; 1993- Këshilluese Ligjore e Menaxherit të Përgjithshëm të Albtelekom; 1996 &amp;#8211; Këshilluese Ligjore e Menaxherit të Përgjithshëm të AMC; dhe që nga viti 2000 ajo punon si Menaxhere Programi e Shoqërisë së Ndihmës Ligjore, Tiranë &amp;#8211; Cafod, Shqipëri.

Ajo ka kontribuar në një numër të madh publikimesh, më të fundit e të cilëve janë:
&amp;#8220;Amendamentet e 98-ës në kontekstin ekzistues ligjor të telekomunikacioneve&amp;#8221;, Albanian Observer, Qershor 1998; &amp;#8220;Krijimi dhe ndërthurja e ShP (Shoqërive të Përbashkëta) nën Legjislacionin Shqiptar&amp;#8221;, Qëndra e Publikimeve Ligjore Ndërkombëtare, 1999 (bashkëautore); &amp;#8220; AMC S.A. përfitimet nga proçesi i privatizimit&amp;#8221;, Gazeta EKONOMIA, 23 Shkurt 2000; &amp;#8220;Ndihma Ligjore dhe agjentët e saj në Shqipëri&amp;#8221;, Revista Shqiptare për të Drejtat e Njeriut, Prill 2001; &amp;#8220;Fjalori Ligjor Shqip-Anglisht, Anglisht-Shqip&amp;#8221;, Kalo &amp; Associates, 2002 (bashkëautore); &amp;#8220;Praktika e ligjit për ata që kanë nevojë për shërbime ligjore më shumë se të tjerët&amp;#8221;, Revista Shqiptare për të Drejtat e Njeriut, Prill, 2002.

Artan HOXHA
Drejtor i Kërkimeve në Institutin e Studimeve Bashkëkohore (ISB) nga viti 97 deri sot. Angazhimet kryesore personale janë në fushën e reformave institucionale dhe të zhvillimit ekonomik. Gjithashtu, anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bursës së Tiranës dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Qëndrës Shqiptare të Ndërmjetësimit dhe Arbitrazhit Tregëtar.

Aldo BUMCI
Ka mbaruar Universitetin dhe Specializimin Pas-Universitar për Marrëdhenie Ndërkombëtare. Që nga fundi i vitit 1999 ka filluar të punojë në Institutin për Studime Ndërkombetare, gjithashtu jep edhe
mësim si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Shkencave Politike.

Delina FICO
Delina Fico është bashkë-themeluese e disa organizatave drejtuese të cilat veprojnë në fuqizimin politik dhe ekonomik të grave në shqipëri. Gjatë dhjetë viteve të fundit ajo ka punuar gjerësisht si staf, konsulente dhe anëtare Bordi për agjensi dhe organizata të ndryshme, rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare të cilat fokusohen në çështjet Gjinore në Europën qëndrore dhe Lindore, përfshirë UNIFEM, Programin e Rrjetit te Grave në Institutin për një Shoqëri të Hapur, New York, Rrjetin e Grave Lindje Perëndim, Fondi i Aksionit Urgjent për te Drejtat e Njeriut të Grave, Fondacioni Soros, Shqipëri dhe World Learning për Zhvillimin Ndërkombëtar.

Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës dhe New York University. Delina ka MS në Menaxhimin Jofitimprurës dhe MA në Shkenca Politike nga New School University në New York.

Aktualisht Delina punon në Kosovë si Koordinatore Kombëtare e Programit të fuqizimit politik dhe ekonomik të Grave, një program i financuar nga USAID dhe implementuar nga STAR Network i World Learning.

Eduard ZALOSHNJA
Dr. Zaloshnja u lind në Tiranë në vitin 1960. Lëvizja studentore e Dhjetorit 1990, e gjeti asistent-pedagog në Fakultetin e Ekonomisë Agrare në Tiranë. Nën ndikiminin e edukatës anti-komuniste marrë në familje, iu bashkua që në 11 Dhjetor grupit të studentëve dhe intelektualeve të rinj që themeluan PD-në. Në zgjedhjet e Marsit 1991, ishte kandidat i PD-së për deputet në një zonë rurale.

Në Janar 1992, Dr. Zaloshnja shkoi në SHBA për të mbrojtur doktoraturën. Që prej asaj kohe, ka jetuar në shtetin e Virxhinias, ndërkohë që ka botuar rregullisht artikuj në gazetat shqiptare. Aktualisht punon në &quot;Pacific Institute for Research and Evaluation&quot;, me qendër në zonën metropolitane të Uashingtonit, ku merret me analizën ekonomike të aksidenteve në punë dhe në trafik. Një përshkrim më të hollësishëm të punës shkencore të Dr. Zaloshnjës mund ta gjeni në faqen e internetit: http://www.pire.org/Staff_bios/Zaloshnjabio.doc.

Fron NAZI
Eshtë Drejtor i Projekteve për Ballkanin në Institutin e Menaxhimit Lindje Perëndim, Inc. (EWMI), një organizatë jofitimprurëse me bazë në New York dhe aktualisht Kryetar i Partisë së Projektit Advokues te OJQ-ve Kosovare, një marrëveshje bashkëpunimi mes USAID dhe EWMI. Ai punon që prej dhjetë vjetësh në Evropën Lindore dhe Qëndrore duke themeluar fondacione ndërkombëtare dhe lokale jo fitimprurëse. Ka qënë Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Soros dhe ka themeluar mjaft grupe &amp;#8220;think tanks&amp;#8221; si dhe OJQ në rajon. Ai siguron analiza për institucione të ndryshme qeveritare dhe organizata joqeveritare dhe vlerëson projekte për organizata ndërkombëtarë të BE-së dhe SHBA-së, në mënyrë të vazhdueshme. Ai është autor dhe publikues i artikujve dhe analizave të rajonit në organet kryesore të medias në Europë dhe Amerikë.

Klotilda FERHATI
Klotilda është diplomuar për Drejtësi, nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ajo është avokate pranë Studio Legale Tonucci &amp;#8211; International Law Firm. Ekspertiza e saj fokusohet në të drejtën tregtare dhe civile, në legjislacionin e privatizimit dhe cështje ligjore në lidhje me organizatat jo-fitimprurëse. Nga ana tjetër, ajo ofron shërbime ligjore falas për organizatat jo-fitimprurëse. Aktualisht ajo po kontribuon në hartimin e strategjisë kombëtare në interes të personave me aftësi të kufizuar. Klotilda është anëtare e Bordit Kombëtar dhe këshilltare ligjore e Fushatës Mjaft!.

Klotilda ka punuar me Programin e Debatit që në vitin 1997, kur ky program ishte pjesë e Fondacionit Soros (OSFA), dhe aktualisht kontribuon si Kordinatore Programi e Organizatës Kombëtare të Debatit (ANDA). Ka qënë debatuese, ndër të parët që startuan debatin parlamentar në Shqipëri, dhe pikë kontakti e kordinimi për të gjithë klubet universitare të debatit pranë ANDA-s. Ajo është trajnere për praktikat e debatit në shkolla të mesme dhe universitete si dhe trajnere për trajnerë mbi cështje të menaxhimit institucional të OJF-ve e certifikuar nga ORT, USAID në bashkëpunim me World Learning.

Po ashtu ajo ka qënë anëtare e Bordit të Programit të Rinisë në (1998 &amp;#8211; 2002) dhe Nën/Kryetare e Këshillit Rinor Shqiptar.

Valdet SALA
Valdeti është diplomuar më 1970 në Fizikë Teorike, në Universitetin e Tiranës. Ajo ka një M. Sc në Filozofi, Universiteti i Tiranës dhe është çertifikuar në Menaxhim dhe Administrim Librarie. Që në v.1993 ajo punon për Fondacionin Soros (Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë) si Drejtore Programi (Programi i te Drejtave të Grave; Zhvillimi i Librarive; Zhvillimi i OJQ-ve; Programi në Mbështetje të Arsimit të Lartë; Shëndeti Publik; Lindje-Lindje; Programi i Rinisë, etj.)

Valdeti është autore dhe bashkëautore e rreth 30 artikujve në çështje sociale dhe gjinore. Bashkëautore e kërkimeve në vëzhgime mbi çështjet gjinore: Si jetojnë Gratë e Divorcuara Shqiptare; Fëmijët e rrugës-Situata dhe gjëndja e tyre; Dhuna ndaj Gruas në Shqipëri dhe Tabutë që favorizojnë dhunën; Mbrojtja e të Drejtave Themelore të Fëmijëve në Shqipëri. Ajo bën pjesë në Grupin Ekspert të HDR (Raporti i Zhvillimit Njerëzor) Shqipëri për v.1995.1996.

Që nga vitit 1992 ajo ka qënë mjaft aktive në promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë civile në Shqipëri. Aktualisht Valdeti është Kryetare e Asamblesë së &amp;#8220;Refleksione&amp;#8221;, Anëtare e Bordit të Organizatës së Biblotekave Shqiptare, Anëtare e bordit Editorial të Buletinit të qëndrës së Gruas, Kryetare Bordi e Fondacionit Shqiptar për Shoqërinë Civile, Anëtare e Bordit të Drejtuesve te Co-Plan.


http://www.mjaft.org/shq/people.htm
 

anis

Primus registratum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

ne shqipot e kemi ne gjak dyshimin per cdo gje e mbi gjithcka. kjo vlen dhe per MJAFT.
a eshte nje levizje e domosdoshme ne jeten politike-shoqerore shqiptare sot? po. pa ngurrim them po.
por ... dhe kur lindin por-et lindin dhe debatet:
sa eshte vertet shprehje e levizjes qytetare ajo?
levizja qytetare sipas tyre eshte sensibilizim apo ?
kur flitej per financimet dhe drejtuesit e MJAFT lind pyetja: A NUK DUHET TE JENE VULLNETARE ATA? sepse ndryshe levizja kthehet ne qellim ne vetvete e madje shkon dhe me tej: domosdoshmeri per te treguar qe leviz ne menyre qe te justifikoje ato financime.
dhe nje pyetje te fundit: ne radhet tuaja ne kohen e protestes kunder Rames (Luan) ishte dhe nje publicist-analist i njohur. pse sot nuk eshte me perkrah jush? mos valle ngase pa se peshorja e qytetarise po merrte ca si shume ane...?

nje shoqate analoge e MJAFT eshte dhe ajo PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE QYETETAREVE. ka te njejten histori jete me MJAFT, ndryshonin vetem ora e vendi i protestes. por ajo qe te ben pershtypje me shume eshte se drejtuesi i saj ..... me sa duket mendon se njerezit e kane harruar kohen kur ai ishte nje nga mbeshtetesit e flakte te ish-Presidentit sidomos ne rizgjedhjen ne kohe lufte...

si perfundim cdo shtet sadopak demokratik ka nevoje per levizje te tilla por ju lutemi lerini qytetare! largoni ato nuancat e populizmit sepse nuk jane ato qe tregojne forcen e levizjes suaj.
QYTETARI ESHTE TE SHPREHESH MENDIMIN TEND PA U CJERRE NE VESHIN E ASKUJT.
QYTETARI ESHTE TE SHPREHESH MENDIMIN TEND E TE DEGJOSH DHE ATE TE TJETRIT.
EDHE NESE KY VESH ESHTE I SHURDHER, APO BEHET I TILLE PARA MENDIMIT TEND, THUAJE PERSERI E PERSERI E PERSERI...
 

xyz

Primus registratum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

***ju shqipo jeni wired*** (ne me sakte). kush ja jep te drejten mjaftit te kerkoje dorheqje,zemvendesime etj etj thoshte njeri. me siguri ai sdi shume per mjaftin. vetem informohuni po te doni edhe mos flisni KOT!! ne qoftese nuk ju pelqen mos merrni pjese po eshte stupidity ti &quot;shash&quot; so juve qe s'ju pelqen just &quot;shhhhhh&quot;
 

komino

Valoris scriptorum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

&amp;#8220;O sa mirë me qenë Shqiptar&amp;#8221;


Erjon Veliaj

Levizja MJAFT! është frikesuar! E ka gllaberuar Opozita! Po bëhet palë me Qeverine! MJAFTi po bëhet parti Politke! Shumëkush ka pyetur këto ditë të ngarkuara me ndërzime politike se &amp;#8220;C&amp;#8217;po ndodh me MJAFTin?&amp;#8221;.
Qysh ne fillimet e saj, me pak se nje vit me pare, Levizja MJAFT eshte perpjekur te shkunde apatine qytetare, te rehabilitoje ndjenjen e protestes dhe te ndihmoje ne kurimin e imazhit te Shqiperise ne bote. Lëvizja ka përdorur metoda alternative të protestës civile për të reaguar kundrejt atyre fenomeneve negative dhe padrejtesive që brengosin qytetaret tane, shume nga ata që shpesh ndihen keq se janë shqiptare. Që prej dy muajsh se bashku me disa grupime të tjera civile ka ushtruar nje presion të vazhdueshëm kundrejt Qeverisë shqiptare dhe kompanive perkatese te Albtelekomit dhe KESH-it. Gjate fundvitit MJAFT solli nje rryme protestash groteske, si pasojë e të cilave u kërcënua me procese penale e më shumë, nga kompanitë shtetërore. Organet e shtypit pranë qeverisë jo pak herë ushtruan presion mbi bashkëpuntorë të Lëvizjes duke përfshirë aktivistë, këshilltarë, por edhe trupin diplomatik që ka mbështetur MJAFT. Jo pak herë Lëvizja u quajt vegël e opozitës.
Më tej u ngritëm për tragjedinë e Karaburunit. E filluam në Vlorë protestën tonë pranë shtratit të viktimave dhe e përfunduam në Tiranë me homazhin dhe protesten e 16 Janarit &amp;#8211; precedentin e pare te organizimit masiv qytetar apolitik ne Shqiperine e ketyre viteve. Më pas i thamë në sy Kryeministrit se i detyrohej shqiptarëve një ndjesë publike dhe përgjigjes së tij për &amp;#8216;falje nëpërmjet punës për zhdukjen e varfërisë&amp;#8217; ia kthyem se &amp;#8216;ne nuk harrojmë&amp;#8217;. Gjatë gjithë kësaj kohë kemi qenë Lëvizje &amp;#8216;politike&amp;#8217; për aq sa u kemi kërkuar politikëbërësve të administrojnë më mirë taksat, votat dhe dinjitetin tonë dhe këtë nuk druhemi t&amp;#8217;ia pohojmë cdokujt që mundohet ta diskreditojë Lëvizjen si Politike (lexo këtu: grupim që garon për vota dhe vende ne parlament e qeveri).
Shpejt pamë se &amp;#8216;slang&amp;#8217;-u i Lëvizjes qytetare u bë një modë për disidentët brenda koalicionit pushtetmbajtës po aq sa dhe për ata të koalicionit pushtetkërkues të opozitës. Pamë se si qytetarët e kulturuar e me dinjitet u bënë modele edhe për &amp;#8216;ikonat&amp;#8217; e politikës. Këtu nuk ka asgjë për t&amp;#8217;u shqetësuar, madje sa herë aktorët politikë huazojnë elemente civilë në debatin publik ia vlen të përshëndeten. Dhe në këtë debat, MJAFT nuk iu kundërvu politikës në tërësi, por diferencoi mes stalagmiteve të lashtë dhe një fryme të re brenda klases politike, duke i mëshuar jo më debatit E majtë/E djathtë por atij E Re/e Vjeter. Ndërkohë zgjodhëm të mos ishim palë me opozitën e as me qeverinë gjatë protestave të fundit duke qendruar larg një debati të mirëfilltë politik. Por as nuk ngurruam të denoncojmë dhunën e cilësdo palë, për më tepër kur kjo cënonte mirfilltazi imazhin e Shqipërisë në botë. Së fundi, i kërkuam publikisht dhe aktorëve ndërkombëtarë të mbajnë me dinjitet pozicionet e tyre dhe të lejojnë që një frymë e moralit qytetar shqiptar të jetë ajo që gjykon e para mbi c&amp;#8217;është e dhunshme dhe e paqshme, e ligjshme dhe jo. Për këto ndihemi më se krenarë.
Çështja është se pas aktivizimit të lëvizjes ku qytetarët panë se kanë një armë në duart e tyre, ne po vërejmë një rritje të interesit të njerëzve ndaj MJAFT si institucion moral. Jo vetëm qytetarët, por edhe vetë shoqëria civile në përgjithësi e deri kritikët mediatikë, e rritën dozën e kërkesës ndaj Lëvizjes. Ajo që është e trishtueshme, i takon ritualit përjetësisht të përsëritur gjatë historisë fatkeqe të këtyre njerëzve që përbëjnë popullin shqiptar, të mitizimit të një ideje, figure, fryme ose siç ka ndodhur ndonjëherë, edhe personi konkret. Kur njerëzit shohin diku një rreze shprese, ata arkëtojnë aty gjithë rezervat e tyre të besimit, investojnë gjithë kursimet e ëndrrave të parealizuara ose të parealizueshme dhe kërkojnë të kenë përpara syve imazhin heroik dhe të pagabueshëm të një ideali madhështor. Kjo është arsyeja pse, së fundi MJAFT, është shndërruar në një temë bisedash të preokupuara që lidhen me të ardhmen e saj. Të jemi të saktë: ky është preokupimi dhe kujdesi i njerëzve që merakosen për krijesën e aspiratave të tyre. Merak, i cili - jemi të sigurtë &amp;#8211; fare natyrshëm dhe dashamirësisht, ka shqetësuar ujërat duke nxjerrë në sipërfaqe hipoteza që edhe t&amp;#8217;i mendosh, trembin: Mos qëndron frika pas heshtjes aktuale të Lëvizjes? E thënë kaq ftohtë dhe e formuluar kaq pamëshirshëm, kjo pyetje na ka munduar ne të parëve.
C&amp;#8217;ka duhet të fshihet një herë e mirë nga mendja është frika. MJAFT nuk është aspak i frikësuar, pasi nuk ka sesi të jetë i tillë pikërisht sepse MJAFT nuk është një grup njerëzish që mund të frikësohen. MJAFT është një frymë e cila qëndron në mënyrë të natyrshme brenda konstitucionit moral të të gjithë qytetarëve dhe si e tillë nuk mund të ndikohet apo manipulohet. Fara e mbjellë me kujdes në muajt e shkuar, e rritjes së ndërgjegjësimit qytetar dhe rehabilitimit të ndjenjës së protestës, po jep fryte të mbara. Ju tashmë mund të shikoni në TV ose të lexoni në shtyp për qytetarë ose studentë që ngrihen në protestë pa i organizuar kush, për të kërkuar një performancë dhe shërbime më të mira nga qeveria të cilën e ka votuar shumica e tyre. Kjo ka ndodhur me të rinjtë e Qytetit Studenti që arritën të largojnë një drejtor neglizhent, si dhe me qytetarë të Vlorës ose Kukësit që janë deri në fyt me ndëshkimet kolektive të KESH. Ajo që MJAFT konstaton me kënaqësi, është që mesazhi është marrë dhe se dalëngadalë ka nisur të vihet në punë i gjithë ai mekanizëm i rëndë që quhet ndërgjegja qytetare.
Kur qeveria na ftoi në një takimin ku MJAFT! të paraqiste formalisht kërkesat për të cilat kishte protestuar u gjendëm përballë një dileme. Njerzit e njihnin MJAFT! si një lëvizje djemsh e vajzash të veshur me bluxhins që protestonin në rrugët e Shqipërisë. A mund të rrinim ulur në një tryezë me qeverinë? Vendosëm të shkojmë në këtë takim pasi ne besojmë se protesta është një mjet për të arritur një qëllim e jo një qëllim në vetvete. Ç&amp;#8217;kuptim mund të kishte të protestoje për të kërkuar uljen e çmimit të telfonisë fikse apo të çmimit të energjisë e më pas të mos paraqisje kërkesat që ti kishe, qeverisë. Protestat do të ktheheshin në një monolog bosh, nga i cili qytetarët nuk do të përfitonin asgjë.
Takimi na dha shansin t&amp;#8217;ia themi ballë për ballë shtetit kërkesat tona. Pas kësaj, ose këto kërkesa do të plotësoheshin, ose ne do të kishim thjesht më shumë arsye për të protestuar. Ne jemi ende të vendosur në kërkesat tona për ulje të çmimeve dhe për transparencë në të famshmet &amp;#8220;reforma&amp;#8221; megjithëse qeveria nëpërmjet Kryeministrit Nano dje mori angazhim për të zgjidhur një pjesë prej tyre. Ky angazhim nuk erdhi si rrjedhojë e faktit që një mëngjes kryeministri u zgjua dashamirës e i përgjegjshëm, por se u detyrua të reagojë ndaj një presioni të vazhdueshëm të qytetarëve të Shqipërisë. Kjo fitore nuk është e Lëvizjes MJAFT!, është e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë pas u provua se nga presioni i tyre qeveria ndryshon politikat. U tregua që kjo funksionon dhe ne mund, duhet dhe do ta bëjmë sërish. Koha kur nën zë qeveritarët thonin &amp;#8220;Hajt hajt se mban ky popull&amp;#8221; ka kaluar. Qytetarët e Shqipërisë secili në mënyrën e tij kanë thënë tashmë MJAFT! dhe shpejt ndoshta të gjithë do t&amp;#8217;u bashkohemi me slloganin e tifozave kuq e zi e të thërrasim &amp;#8220;O sa mirë me qenë shqiptar&amp;#8221;

*Drejtues i lëvizjes &amp;#8220;Mjaft&amp;#8221;
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

P.S

Blendi,
kjo teme nuk ben pjese ne &quot;politika shqiptare&quot;. Angazhohu tani dhe rregulloje shpejt!!! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Blendi

Primus registratum
Re: BOLL MJAFT-it! (?) Kete nuk e di endè.

Pas disa ditesh do te mundohem te rigjeneroj kete teme pasi ka kaluar kohe dhe levizja Mjaft ka bere akoma me shume per te folur.

Fushata TURP, drejtuar Krymenistrit tone qejfli qe vallezonte ne klubet e nates ne Selanik ndersa shqiperia lante gjakun e te pafajshmeve qe vdiqen ne aksidentin e Fushe Arrezit fale neglizhences acaruese te qqeverise.
 
Top