Boksi Shqiptare

Alesio

Primus registratum
Re: Boksi Shqiptare

Boks: Tjetër fitore për Luan Krasniqin

Rikthim i suksesshëm në ring për Luan Krasniqin. Boksieri shqiptaro-kosovar, ish-Kampion Evrope ka koleksionuar një tjetër fitore dje në mbrëmje në “Olimpiahalle” të Mynihut, ku ka mundur amerikanin Doug Liggion. Boksieri (tashmë idhull i shqiptarëve), është ngjtur në ring pas ndeshjes së shokut të tij të skuadrës tek “Universum Box” Vladimir Klitschkov. Që në raundin e parë, ai ka lënë të kuptohet, se zotëron një bagazh të mirë teknik, duke vendosur diktatin në arenën e ringut të Mynihut. Ndërkohë që kundërshtari (me një karrierë prej 9 fitoresh, 1 barazimi dhe 3 humbjesh në 13 ndeshje të zhvilluar në boksin profesionit), e ka patur të vështirë të përballojë Luanin. Pas raundit të tetë, boksieri shqiptar është shpallur fitues në bazë të pikëve të grumbulluara gjatë kësaj ndeshjeje, e cila i hap tashmë atij rrugën për t’u ndeshur për një titull ndërkombëtar.

shekulli
 

Archi

Forumium praecox
Re: Boksi Shqiptare

Dakort me te gjitha keto, vetem se do te shtoja qe Luan Krasniqi zyrtarisht nuk eshte shqiptar, por gjerman. Edhe fitoret e tij kalojne se pari per llogari te ekipit te tij, pastaj te shtetit gjerman ne aktivitete nderkombetare. Si perfundim del qe shkrimi i mesiperm s´ka te beje fare me boksin shqiptar.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Boksi Shqiptare

Ky shqiptar eshte me duket
dhe si i tille nuk eshte ndonje idiotesi te flitet per te.
Arsyet per sportistet shqiptare qe pefaqesonje vendet e huaja tashme dihen.
Pse do te ishte per ate me mire te ishte ne Kosove dhe te rruante veze ?!!!
 

Alesio

Primus registratum
Re: Boksi Shqiptare

BOKS : VLLAZNIA

Përfaqësuesja greke e boksit ka zhvilluar testing e parë miqësore me boksierët e klubit Vllaznia. Në një atmosferë mjaft të këndshme të krijuar nga organizatorët në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, tetë boksierë të klubit kuqeblu janë përballur denjësiht me homologët e tyre grekë, duke ringjallur në këtë mënyrë entuzasëm, emocione dhe krenari, tek shikuesit, të cilët me boksin kanë zëvënëdësur zhgënjimin që ka sjellë futbolli në këtë qytet.

Në tetë takimet e zhvilluara, boksierë shkodranë kanë qenë fitues në pesë pesha, dy sfida janë fituar miqtë nga Greqia, ndërsa në peshën 69-të kg Sulejman Dashi dhe Kristo Gacis janë ndarë në barazim.

Filimi ka qenë mjaft premtues për kuqeblutë, kur në peshën 60-të kg Erjon Zhega ka dominuar mbi Kristo Zambaras, por gjithçka është baraspeshuar kur boksieri grek Vasilis Xhokas ka fituar mbi Besnik Limanin, si dhe për më tepër kur Dashi dhe Gacis e përfundojnë takimin në barazimin.

Entuziasmi tek të pranishimit do të jetë shumë më i madh, kur beniaminët e tyre do të arrijnë dy fitore të njëpasnjëshme me anë të Oltion Krajës dhe Eduart Hoti.

Miqtë do të kundëpërgjigjen me triumfin e Petro Kasapis, ndër epilogo do të jetë inkadeshent, pas fitoreve të Sokol Buluqit dhe Nelson Hysës.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Boksi Shqiptare

Bilanci i miqësores me “Iraklios”: 5 fitore, 2 humbje dhe një barazim

Boks, shkodranët fitojnë ndaj grekëve

Boksi shkodran triumfon mbi atë helen. Në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të qytetit të Shkodrës, të mërkurën në mbrëmje u zhvillua takimi miqësor ndërkombëtar mes boksierëve të Vllaznisë dhe ekipit grek Iraklios, organizuar nga klubi sportiv "Vllaznia" dhe kompania "Lori Caffe". Boksierët shkodranë u treguan më të përgatitur, duke fituar ndaj kundërshtarëve 5-2, ndërkohë që një takim doli në barazim. Paraqitja e boksierëve tanë në këtëo ndeshje ka qenë e një niveli të mirë. Gjatë gjithë aktivitetit boksierët shkodranë janë mbështetur edhe nga boksdashësit e këtij qyteti, të cilët kanë qenë të pranishëm në shkallët e pallatit të sportit. Trajneri i Vllaznisë, Zef Gjoni, u shpreh i kënaqur për rezultatet e boksierëve te tij, duke theksuar se në takimet e ardhshme, ata do të synojnë gjithnjë cilësinë sportive dhe trofetë në takimet kombëtare e ndërkombëtare. Në përgjithësi, boksierët e klubit sportiv “Vllaznia”, kanë arritur rezultate të mira brenda dhe jashtë vendit. Në kampionatet e fundit kombëtare të zhvilluar në Shqipëri, Vllaznia ka qenë një dominues i ringut shqiptar. Gjithsesi, paraqitja në ndeshjet e fundit, tregon përmirësimin e boksierëve shkodranë, ambicjet e të cilëve janë të mëdha. Ndërkohë sikurse është mësuar nga burime brenda kulbit shkodran, një tjetër turne miqësor i pret boksierët e këtij klubi. Pas disa javësh, ata do të zhvillojnë takime miqësore me boksierët e “Klajd Klub”.


Fituesit e turneut
60 kg: Zhega (Vllaznia)
64 kg: Xhokas (Greqi)
69 kg: Dashi (Vllaznia)-Garlis (Greqi) barazim
75 kg: Kraja (Vllaznia)
78 kg: Hoti (Vllaznia)
81 kg; Kasapio (Greqi)
91 kg: Buliqi (Vllaznia)
+ 91 kg; Hysa (Vllaznia)

Shekulli
 

Triumfi

Primus registratum
Re: Boksi Shqiptare

Urime Shqiptareve anembane,per fitoren e "Luan Krasniqit", kampionin evropian ne Boks!
I deshirojme,qe sa me afer,te perfaqesoj drejteperdrejte Shqiptaret!

Urime! :wave:
 

vllaznia 2001

Primus registratum
Re: Boksi Shqiptare

PARA VLLAZNIA ti mesojm Shqiperise si bahet BOKS nder 10 kampionate 9 i ka VLLAZNIA psh tan boksierat e Vllaznis
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Boksi Shqiptare

11.jpg
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Boksi Shqiptare

Nje ndeshje e mrekullueshme nga Luan Krasniqi fitoi titullin kampion kontinental.Luan Krasniqi harriti te fitoj me pike nga 12 raunde fitoi 11 dhe ne raundin e fundit hedh ne tapet Brian Minto kur kishte dhe 40 sek Krasniqi fal amerikanin mund ta mbaronte ndeshjen dhe ne nokaut
clap.gif


luan_krasniqi.jpg


Krasniqi-280505-II_11562918.onlineBild.jpg
 
Top