Bojkoti i opozitës, Rama i përgjigjet Berishës dhe presidentit Topi
Kryetari i Partisë Socialiste i është përgjigjur sot akuzave të kryeministrit, sipas të cilit opozita po pengon proceset integruese të vendit dhe i ka kujtuar kreut të shtetit, letrën dërguar në adresë të tij nga PS-ja, për lirimin e të burgosurve për zgjedhjet e 28 qershorit.

Në një reagim televiziv të pak minutave më parë, Rama ka deklaruar prerë se pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë është Sali Berisha.
“Shqiptarët kanë në krye një njeri që mendon vetëm për oborrin e tij dhe jo për vendin. Gjithë atyre që Berisha thotë për opozitën dhe gjoja pengesën që ajo sjell ne modernizimin e vendit i përgjigjem: opozita e tregoi vetën atëherë kur duhej, duke hapur proces konsensusi për reformat e mëdha dhe sot kur duhet duke i thënë ndal Berishës, pushtetit të tij, parlamentit dhe forcës së verbër që do ta kthejë vendin në sulltanat. I them se Shqipëria nuk bëhet ish republikë sovjetike kur një klan sundon të tjerët duke dëmtuar vullnetin e gjithë të tjerëve”- tha ai.

Lideri i socialistëve, duke shprehur kësisoj vendosmërinë për protestën e deklaruar të opozitës deri në transparencën e zgjedhjeve i është përgjigjur edhe deklaratës së pak ditëve më parë të Presidentit, Bamir Topi, i cili u shfaq kundër qëndrimit për bojkot.
“Presidentit Topi i kujtoj se ende nuk ka reaguar ndaj një letre të drejtuar në adresë të tij ku kemi ngritur shqetësimin për kthimin e burgjeve në seksione të fushatës së PD-së dhe lirimin e të rrezikshmëve për zgjedhje, të cilët kërcënuan familje dhe fise në opozitë se do të përballeshin me ta nëse do votonin”- tha Rama.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23609. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23609