Bojkoti, 5 deputetë të PS-së thyejnë vendimin: Do futemi në Kuvend
Grupi i pesë deputetëve socialistë, që kanë shpallur Lëvizjen për Mendim Ndryshe në Partinë Socialiste (LMN) i bëjnë thirrje përmes një rezolute deputetëve të tjerë që të marrin pjesë në Kuvend. Pas 20 Nëntorit, 5 deputetë të PS-së do thyejnë vendimin

TIRANË- Grupi i pesë deputetëve socialistë që kanë shpallur Lëvizjen për Mendim Ndryshe në Partinë Socialiste (LMN) i bëjnë thirrje kolegëve të tyre që të heqin dorë nga bojkoti i Kuvendit dhe në emër të reformave integruese të jenë prezentë në jetën parlamentare duke filluar që nga dita e hënë. Thirrja është bërë nëpërmjet një rezolute që drejtuesit e kësaj lëvizje kanë hartuar dje dhe që pritet t’ia drejtojnë jo strukturave të PS-së, por individualisht të gjithë të zgjedhurve të tjerë socialistë të cilët kanë zgjedhur të respektojnë vendimet e forumeve partiake.

Rezoluta

Rezoluta që është shpërndarë dje edhe për mediat nis pikërisht me një prezantim të situatës, që ka krijuar vendimi i ambasadorëve të Bashkimit Evropian për të marrë në shqyrtim kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. Duke e konsideruar këtë moment si historik për vendin tonë dhe aspiratat e shqiptarëve për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane deputetët “rebelë” të Partisë Socialiste, gjykojnë se opozitës i takon të luajë një rol të rëndësishëm në reformat, që kërkon ky proces. “Ne, një grup politikanësh të opozitës, në respekt të ëndrrës dhe aspiratave të shqiptarëve për një Shqipëri Europiane, me një konsensus maksimal politik dhe angazhim e mbështetje të gjerë nga publiku për realizimin e objektivave madhorë të integrimit të vendit tonë, në NATO e BE, të përgjegjshëm për arritjen e të gjithë standardeve dhe nevojën e angazhimit të gjithë forcave politike, shoqërisë civile dhe të aktorëve të interesit në procesin e integrimit europian të vendit pavarësisht pozicioneve dhe rotacioneve politike, me kërkesën për një angazhim serioz e efikas të qeverisë në përmbushjen e të gjithë kritereve e detyrimeve dhe për rolin e pazëvendësueshëm të opozitës për realizimin e tyre me konsensus të gjerë, i kërkojmë të gjithë deputetëve të opozitës të rishikojnë vendimin për bojkotin e kuvendit për të qenë prezent në seancën kuvendore të datës 16 nëntor 2009 (me rastin e marrjes se vendimit të KE lidhur me aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian)….”, – thuhet në rezolutë.

Më tej, hartuesit e saj argumentojnë se një hap i tillë duhet ndërmarrë për ta bërë grupin parlamentar socialist, pjesë të këtij momenti të rëndësishëm për gjithë shqiptarët. Gjithashtu ata argumentojnë se interesat e vendit duhet të mbivendosen ndaj interesave të politikës së ditës. “Me synimin për ta bërë grupin kuvendor të opozitës pjesëmarrëse në këtë moment të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe demonstruar se opozita aktuale ashtu si në të kaluarën, por edhe në të tashmen e në të ardhmen në drejtimin e vendit ka vendosur sistematikisht dhe vendos interesat madhore të Shqipërisë e të shqiptarëve mbi gjithçka duke synuar njëkohësisht të arrijë pa kompromis e me konsensus standardet europiane dhe të plotësojë të gjithë detyrimet që rezultojnë nga ky proces përmes pjesëmarrjes së saj aktive dhe veprimeve konstruktive institucionale”, – theksohet më tej në këtë rezolutë.

Transparenca

Ndërkohë, që në këtë dokument, ata nuk kanë anashkaluar as çështjen e transparencës së zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, për të cilën opozita ka marrë edhe vendimin për bojkotin e Kuvendit. Kështu, sipas LMN-së, rikthimi në Kuvend i deputetëve të majtë do të bëjë të mundur gjithashtu që të arrihet edhe hetimi i zgjedhjeve të shkuara për të bërë transparencën për të cilën PS-ja dhe aleatët e saj janë angazhuar prej afro tre muajsh.

“Të vetëdijshëm për koston jo pozitive që ka shkaktuar mos arritja e të gjithë standardeve në nivelin e tyre maksimal në zgjedhjet e 28 qershorit 2009 dhe situata aktuale parlamentare me bojkotin nga opozita, por me angazhimin tonë maksimal për gjetjen e një zgjidhje të shpejtë përmes një dialogu konstruktiv e institucional, që do garantonte arritjen e plotë të standardeve demokratike në zgjedhjet e ardhshme”, – shprehen përfaqësuesit e LMN-së në këtë rezolutë. Megjithatë, ata nuk bëjnë të ditur nëse do ta thyejnë bojkotin në rast se pjesa tjetër e deputetëve socialistë nuk do i përgjigjen kësaj thirrje. Siç bëhet e ditur nga burime pranë këtij grupimi, ata do të presin një reagim deri në datën 20 nëntor, kur opozita ka parashikuar të mbajë dhe protestën e madhe në kryeqytet. Pas këtij momenti mësohet se ata do të vendosin edhe për hapin që do të hedhin në drejtim të thyerjes së bojkotit.

Rama: Më 20 nëntor shembim murin e votës

KORÇË- Kryetari i PS-së Edi Rama ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e opozitës në 20 Nëntor në Tiranë, për të shembur atë që ai e ka quajtur muri i politikës së vjetër, që mban peng votën e lirë.

“Të mblidhemi në 20 nëntor për të protestuar me forcë për shpresat dhe ëndërrat tuaja, për të ardhmen, të cilat janë të burgosura në kutitë e votimit”- tha ai.

Në fjalën e tij në protestën e radhës në qytetin e Korçës, lideri socialist i bëri apel kryeministrit Berisha të mbajë larg duart nga kutitë. Rama ka theksuar se brenda kutive Berisha fsheh gjurmët e vjedhjes elektorale, ndaj dhe nuk do t’i hapë.

Ndërsa deputeti Pandeli Majko ka theksuar se PS nuk mund të heshtë për këtë heshtje të qeverisë që s’mund të vazhdojë më kështu.
Sipas tij, kutitë e mbyllura janë simbol i aferave të korrupsionit, simbol i keqqeverisjes së Shqipërisë.

“Në 20 nëntor të gjithë në Tiranë, bashkë, që të ballafaqohemi me qeverinë. 20 Nëntori fillimi i demonstrimit të madh të të gjithë shqiptarëve për hapjen e kutive”- tha ai.

Sipas kreut të PLD-së Spartak Ngjela se votën e shqiptarëve nuk mund ta mbajë të mbyllur një qeveri që nuk ka fituar zgjedhjet dhe e korruptuar. “Ne nuk jemi mbledhur këtu për t’u lutur, por kjo është një revoltë, sepse kjo është gjuha që qeveria ka dëshirë të dëgjojë” tha ai.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26499. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26499