Bojaxhi ikën nga KESH për abuzime, emërohet Muharrem Stojku
Muharrem Stojku do të jetë Drejtori i ri i KESH-it, pas dorëheqjes së djeshme të Gjergj Bojaxhiut. Këshilli Mbikqyrës i KESH vendosi Stojkun, në krye të KESH-it, ndërsa me parë ai ishte drejtor i Divizionit të Prodhimit pranë KESH-it. Për këtë çështje është prononcuar edhe ministri i Energjitikës, Dritan Prifti, i cili tha se largimi i Bojaxhiut nuk ishte i komanduar por surprizë dhe për vetë atë. “Nuk kam patur asnjë përplasje me Bojaxhi, dorëheqja mendoj se ishte nje vendim i tij personal”, tha ministri Prifti.

Dt. 3 tetor

Publikohet raporti me emrat dhe shkeljet e tetë drejtorëve të Korporatës: Ja abuzimet e kryera vitet e fundit

Tetë drejtues të KESH-it me në krye ish-drejtorin e përgjithshëm, Gjergj Bojaxhiu, janë bërë përgjegjës për dëmet e mëdha, abuzimet me fondet publike dhe performancën e keqe të ndërmarrjes së vetme shtetërore të energjisë elektrike në vend. Gazeta “Shekulli” ka arritur të sigurojë një kopje të raportit të detajuar me përfundimet e kontrollit dhe rekomandimet, që mban datën e 17 shtatorit 2009, drejtuar Këshillit Mbikqyrës së KESH sh.a., ku renditen akuzat për drejtorët me në krye Bojaxhiun, të cilët, sipas kontrollorëve të KLSH-së, kanë abuzuar me postet, dhe me anë të shkeljeve antiligjore i kanë bërë dëme të shumta ekonomike KESH-it.

Për katër drejtorë, respektivisht Eldar Kazo, drejtor i Departamentit të Auditimit të Brendshëm, Sokol Spahiu, drejtor i Njësisë së Tregtimit të Shit-Blerjes së Energjisë Elektrike, Fatmir Hoxha, në cilësinë e drejtorit të Departamentit të Studim-Projektimit dhe Investimeve të Huaja dhe Etis Xhomo, përgjegjëse e sektorit të Financës, KLSH-ja kërkon largimin e tyre nga puna, duke e motivuar me shkeljet që kanë bërë në postet që mbajnë, por edhe në ato që kanë patur më parë. Ndërsa për drejtorin e përgjithshëm Gjergj Bojaxhiu, Muharrem Stojku drejtor i Divizionit të Prodhimit, Sahit Dollapi drejtor i OSSH-së dhe Juliana Lamaj drejtoreshë e Departamentit të Prokurimeve në KLSH kërkoi masën me paralajmërim për largim nga puna. Emëruesi i përbashkët i zyrtarëve të akuzuar nga KLSH-ja është një mori mangësish dhe shkeljesh të akteve ligjore e nënligjore në fuqi, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik buxhetit të shtetit.

Republika e Shqipërisë
Kontrolli i Lartë i Shtetit
Kryetari

Nr.541/10 Prot.
Tiranë më 17.09.2009

Lënda : Dërgohet Raporti Përfundimtar i Kontrollit dhe rekomandimet.

Keshillit Mbikëqyrës të KESH SH.A.
TIRANE:

Nga kontrolli i ushtruar në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare “KESH” SH.A., u konstatuan disa mangësi dhe shkelje të akteve ligjore e nënligjore në fuqi, të cilat më hollësisht janë trajtuar në Raportin Përfundimtar të Kontrollit, bashkëlidhur kësaj shkrese.

Bazuar në nenet 9 dhe 16 të ligjit nr. 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, ndryshuar me ligjin nr. 8599, datë 01.06.2000, për përmirësimin e gjendjes. Ju rekomandojmë dhe kërkojmë zbatimin e masave të mëposhtme:

A. MASA DISIPLINORE
Mbështetur në nenin 62 të Kontrates Kolektive të Punës, datë 07.09.2007, nr. 11441 prot. dhe ligjin nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, Statutin e KESH sh.a, Vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr. 58, datë 29.08.2007, ndryshuar me Vendimin nr. 79, datë 19.11.2007, kërkojmë nga Këshilli Mbikqyrës të fillojnë procedurat për dhënien e masave disiplinore për punonjësit, si më poshtë:

“Pushim nga Puna”
1. Për z. Eldar Kazo, në cilësinë e ish-drejtorit të Departamentit Ekonomik dhe aktualisht Drejtor i Departamentit të Auditimit të Brendshëm:
- Për mangësitë e vërejtura në zbatimin e Standardeve dhe Manualit të Auditimit të brendshëm të sektorit publik.
- Për mosharmonizim të masës së zbulimeve me masat e rekomanduara, për përgjegjësitë e titullarëve të njësive vartëse në rrethe.
- Për pasaktësitë dhe mungesat e dokumentacionit të dosjes së auditimit të HEC Fierzë.
- Për mosarkivim të dosjeve të auditimit të brendshëm për periudhën 2004 – 2008, në kundërshtim me kërkesat e ligjit “Për arkivat”.
- Për mangësitë dhe shkeljet e evidentuara si drejtor i Departamentit Ekonomik për vitin 2006 dhe 6/mujorin e parë të vitit 2007.
- Për mosmarrjen e masave dhe vënien në kushte arkëtimi të gjendjes debitore të firmës norvegjeze “Jacobsen” në vlerën 168 milionë lekë, për dy nënstacionet e mbajtura në llogaritë jashtë bilancit, të cilat janë përfshirë në aktivet e korporatës në kuadër të rivlerësimit të bërë nga specialistët e “Deloitte and Touche”.
- Për pasaktësinë e vlerave të aseteve të KESH sh.a. në bilancin e vitit 2005 dhe 2006, duke u bazuar në të gjithë konstatimet dhe mangësitë e evidentuara në Raportin e Kontrollit, sidomos për asetet me vlerë zero, çmimet e trojeve, tokave dhe ndërtesave, pasi këto vlerësime nuk i referohen kuadrit ligjor në fuqi.

2. Për z. Sokol Spahiu, drejtor i Njësisë së Tregtimit të Shit-Blerjes së Energjisë Elektrike, në cilësinë e ish-Drejtor i NJTE, Titullar i Autoritetit Kontraktor (person i autorizuar), ish-drejtor i Departamentit të Prokurimeve.
- Për mosfillimin të procedurës së prokurimit menjëherë pas ndërprerjes së kontratës.
- Nuk ka përcaktuar vlerën e fondit limit në Urdhrat e Prokurimit për procedurat “Procedurë me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit”, veprim në kundërshtim me ligjin nr. 9643, date 20.11.2006 “Për prokurimin publik” neni 28 dhe 33 dhe VKM nr.1, date 10.01.2007 Kreu V, pika 1.
- Korrespondencat me firmat për negocimin e kontratave dhe kontratat e lidhura janë vetëm në gjuhën angleze të papërkthyera në shqip,
- Ka lidhur kontrata pa sigurimin e kontratës në kundërshtim me nenin “Sigurimi i kontratës” të kontratave të lidhura.
- Ka pranuar sigurim kontrate pas lidhjes së kontratës në kundërshtim me kushtet kontraktuale të kontratave të lidhura.
- Ka lidhur kontrata për blerjen e energjisë, pasi ka filluar lëvrimi i energjisë.
- Ka pranuar oferta të ardhura jashtë afatit të caktuar në Dokumentet e Tenderit, në cilësinë e anëtarit të komisionit të administrimit shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave.

3. Për z. Fatmir Hoxha, në cilësinë e drejtorit të Departamentit të Studim-Projektimit dhe Investimeve të Huaja.
- Për shkeljet të meta dhe mangësitë e konstatuara, në drejtim të mosrealizimit të investimeve me ndihmë dhe kredi nga donatorët e huaj për 3 vitet, më pak në vlerën 21,217 milionë lekë ose realizuar në masën 47.9%.
- Për mosdorëzimin e objekteve të përfunduara, sipas afateve të përcaktuara në kontratat përkatëse.
- Për mosndjekjen në vazhdimësi të investimeve të kryera me fondet e vetë korporatës, duke rritur në vazhdimësi paaftësinë paguese.

4. Për zj. Etis Xhomo, përgjegjëse e sektorit të Financës.
- Për konvertimin në vitet 2007 dhe 2008, përkatësisht në vlerat 11.821,996,316 lekë, duke blerë 95,588,400 euro, dhe 11,153,084,818 lekë, duke blerë 90,444,261. euro, për shumat mbi 800 mijë euro, të cilat janë përdorur kryesisht për pagesat e faturave të blerjes së energjisë elektrike, duke mos përdorur procedura transparente dhe duke lënë shteg të hapur për abuzime në vlera të mëdha.
- Për mosrespektimin e radhës së pagesave të detyrimeve te KESH sh.a., ndaj furnitorëve të prapambetur.

“Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna”

1. Për z. Gjergj Bojaxhiu, Drejtor i Përgjithshëm
- Për performancën e dobët të treguesve ekonomikë e financiarë të Korporatës për vitin 2007 dhe 9/mujorin 2008.
- Për ndryshime të vazhdueshme të programit të zhvillimit, pa argumente të plota si në drejtim të treguesve të prodhimit të energjisë dhe shpenzimeve të tjera.
- Për moszbatimin e plotë të rekomandimeve, të lëna në kontrollet e mëparshme.
- Për mosushtrimin e kontrollit në drejtim të autoritetit dhe zbatimit të kompetencave të dhëna vartësve.
- Për mosrespektimin e radhës së pagesave të detyrimeve të KESH sh.a., ndaj furnitorëve të prapambetur.
- Për nënshkrimin e kontratës së punës me nr. 11441, date 07.09.2007, lidhur me rritjen e kuotës ushqimore në kundërshtim me programin ekonomik e financiar të vitit 2007.

- Për shkeljen e disiplinës financiare, tejkalimit të treguesve të shpërblimit të punonjësve, duke ndikuar negativisht në rezultatin financiar me dëm ekonomik.

2. Për z. Muharrem Stojku, drejtor i Divizionit të Prodhimit
- Për lidhjen e kontratave individuale të punës me kohë të pjesshme për vitin 2007 e 2008 në kundërshtim me kërkesat ligjore.
- Ka pranuar sigurim kontrate me vlefshmëri jo në përputhje me dokumentet standarde të tenderit, si dhe nuk ka kërkuar sigurim kontrate për shtesën e kontratës së lidhur.

3. Për z. Sahit Dollapi, drejtor i OSSH sh.a. në cilësinë e ish-Titullar i Autoritetit Kontraktor (person i autorizuar).
- Nuk ka përcaktuar vlerën e fondit limit në Urdhrat e Prokurimit për procedurat “Procedurë me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit”, veprim në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” neni 28 dhe 33 dhe VKM nr. 1, datë 10.01.2007 Kreu V, pika 1.
- Ka lidhur kontrata pa sigurimin e kontratës në kundërshtim me nenin “Sigurimi i kontratës” të kontratës së lidhur.
- Ka pranuar sigurim kontrate pas lidhjes së kontratës, në kundërshtim me kushtet kontraktore të kontratave të lidhura.

4. Per zj. Juliana Lamaj me detyrë Drejtore e Departamentit të Prokurimeve.
- Ka argumentuar zgjedhjen e procedures së prokurimit, jo në përputhje me ligjin “Për Prokurimin Publik” dhe VKM nr. 1 datë 10.01.2007.
- Ka miratuar një studim jo të plotë, për argumentimin e fondit limit në kundërshtim me VKM nr. 1 datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik”.
- Për moskryerjen në afat të inventareve në kundërshtim me VKM nr. 70, datë 11.03.1985.

Për masat e marra të njoftohet Kontrolli i Lartë i Shtetit brenda 20 ditëve nga marrja e kësaj kërkese.

KRYETARI
Robert Çeku
(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23423. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23423