Bob Sinclair në Tiranë, ne date 24 shtator

Bob Sinclair në Tiranë, ne date 24 shtator

imagebutton.gif


bob-sinclair-300x206.jpg
Një ndër DJ më të famshëm dhe të suksesshëm aktualisht në botë, do të jetë i pranishëm në 24 shtator, saktësisht pas një jave, në Tiranë. Bëhet fjalë për Bob Sinclair, fansat e të cilit në vendin tonë janë të shumtë. Mësohet se ai do të performojë live në një prej club-eve të kryeqytetit, fakt ky që bëhet i ditur edhe në faqen e tij zyrtare, bobsinclair.com. </p>


Aty njoftohet se DJ i suksesshëm komercial, pas koncertit të djeshëm në Tuluzë, dotëjetë më 24 shtator në kryeqytetin shqiptar, pikërisht në Sharm Club. Kjo na bën të mendojmë se ftesa e tijnuk është një bllof, si ai i paprecedent që ndodhi me këngëtaren e rremë Pink, që performoi pak javë më parë në qytetin e Durrësit, duke lënë fansat të shtangur. Super i njohur me këngët World hold on, Love generation , Sound of freedom, Together, What I want,Everybody dance now etj., DJ do të mund të perfomojë të gjitha hitet e tij për publikun shqiptar.</p>


Por, kush është Bob Sinclair? Ai nisi të bëjë DJ në vitin 1986, ndërsa ishte në moshën 18- vjeçare, kryesisht në muzikën funk dhe hip-hop. Hitet e tij të para kanë qenë Gym Tonic, Darlin etj. Sinclair është gjithashtu i njohur pasi krijoi një projekt afrikan, në të cilën mblidhte artistë që prodhonin muzikë house, të cilën e miksonin me ritme latine, jazz, muzikë afrikane etj. Në vitin 2005 ai goditi me hitin Love Generation, që arriti menjëherë vendin e parë nëpër toplistat botërore, ndërsa kjo këngë ka qenë edhe një nga hitet për Kupën e Botës të zhvilluar në Gjermani në vitin 2006. Më pas ai sigurisht që nuk zhgënjeu, duke nxjerrë të tjera hite të shkëlqyera, si World, Hold On, në bashkëpunim me Steve Edwards, Rock This Party Everybody Dance Now) etj. Hiti World, Hold On kryesoi si kënga më e mirë dance e vitit 2006, duke mundur kështu edhe Madonna-n apoChristinaAguilera-n. Albumiitij ifundit,Lindurnë69(Bornin69), është lançuar në 7 maj 2009, ndërsa single i parë i tij është Lala song</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4589. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4589
 
Top