Blog-u shqiptar kërkon përkthyesë/gazetarë

Blog-u shqiptar kërkon përkthyesë/gazetarë

A shpenzon ti orë të tëra në Internet? A dëshiron të kontribuosh në një projekt të hapur dhe shqiptar? Mbase kjo është për ty.

peshkupauje.com nje blog shqiptar, kërkon bashkëpunëtorë në fushat e përkthimeve dhe gazetarisë. Këto mund të duken si fjalë të mëdha, por e thënë thjesht, peshkupaujë.kërkon tre-katër njerëz me këto kualifikime:

- të interesuar në probleme shqiptare dhe globale
- të aftë për të shkruar mirë shqip dhe përkthyer nga gjuhë të tjera
- të disponueshëm për rreth 1-2 orë në javë

Cfarë do të të kërkohet të bësh?

- përkthime të caktuara (maksimumi 500 fjalë)
- monitorime të një ceshtjeje të caktuara në median shqiptare (ose botërore, varet nga interesat)
- postime të komenteve dhe ideve të tua në blog

Cilat janë përfitimet e tua?

- detyrohesh të jesh në kontakt me jetën shqiptare si në Internet ashtu edhe në realitet
- praktikon aftësitë e tua të shkrimit, gazetarisë apo përkthimit, duke marrë komente konstruktive prej bashkëpunëtorëve (ne kemi gjithashtu materiale trajnimi)
- publikon mendimet dhe idetë e tua në një nga komunitetet më të respektuara shqiptare në Internet
- njihesh me shqiptarë të tjerë me interesa dhe synime të ngjashme

Cili është procesi i aplikimit?

E thjeshtë fare. Më dërgo mua një letër të shkurtër, 2-3 paragrafë, ku të shpjegosh se cilat janë interesat e tua për këtë projekt dhe cfarë mendon ti është e mira e një projekti si peshkupauje.com. Adresa email: info@peshkupauje.com ose p@ezeta.org

Aplikimet pranohen pa një datë përfundimtare.

Për pyetje, kontaktoni Penar Musaraj, p@ezeta.org
 
Top