Al-Punk
Still here

Storify eshte jashtezakonisht i thjeshte ne perdorim: ne te majte gjenden te gjitha burimet nga te cilat mund te peshkosh materiale (Twitter, Facebook, video ne YouTube, foto, feed RSS, pjese te nje artikulli qe kerkon permes Google pa braktisur faqen ose qofte edhe nje artikull i plote); me nje drag&drop kalon ne djathte te ekranit çfare te nevojitet per te ndertuar historine qe deshiron te tregosh. Pasi ke grumbulluar tere elementet mund t’i rendisesh ato sipas deshiresh dhe te shtosh tekst mes tyre per te krijuar nje nderlidhje.
Te gjitha keto mund t’i besh edhe ne blogun tend por ajo qe sipas meje eshte arma me e forte e Storify eshte se me kete sherbim gjithçka kryhet brenda shume pak minutash pa pasur nevoje te hapesh dhjetera faqe. Ne faqen tende online me pas do te duhet te shtosh linkun per çdo material qe ke perdorur. Ndersa Storify e ben kete automatikisht, duke respektuar ne te njejten kohe edhe te drejtat e autorit te materialit origjinal.
Pasi ke kompletuar gjithçka mund te publikosh historine tende e ta shperndash ate ne Twitter e Facebook. Por çfare eshte me e rendesishmja, mund ta perfshish ate (embed) ne nje artikull te faqes apo blogut tend. Nese deshiron te shohesh si ngjan nje histori e ndertuar me Storify ketu gjen nje qe kam krijuar ne italisht ne lidhje me shtypin italian dhe materialet e WikiLeaks mbi burgun e Guantanamo-s. Ndersa ketu te njejten histori e kam perfshire ne nje post ne versionin italisht te blogut.
Storify ka vetem dy dite qe ka kaluar ne public beta dhe per momentin nje histori mund ta perfshish ne blog WordPress self-hosted permes nje kodi javascript, ne Tumblr dhe Posterous. Video me poshte ndihmon per te krijuar nje ide:
Nje prej themeluesve te ketij sherbimi ka nje eksperience te gjate si gazetar ne AP ndaj dhe Storify i drejtohet nje publiku qe prodhon informacion online pasi thjeshtezon ne maksimum nje prej aktiviteteve tikipe te gazetarit: zgjedhjen e materialeve dhe renditjen e tyre; thene ndryshe, ndihmon ne krijimin e nje strukture. Redaksite e disa prej mediave me te medha ne bote si Washington Post dhe Al Jazeera English po e perdorin ate qe kur ishte ne beta te mbyllur.
Per ke perdor si browser Google Chrome ekziston nje extension ne adresen chrome.storify.com qe lehteson akoma me shume punen perzgjedhese ndersa per browser te tjere gjeni nje bookmarklet ne fund te faqes kryesore.
Nuk dua te tregohem teper entuziast por Storify rrezikon te kete nje impakt te ngjashem me ate te videove te YouTube qe tashme jemi mesuar t’i shohim te perfshira ne çdo faqe online.

Nuk ka artikuj te ngjashem!
Artikulli i plote...