Al-Punk
Still here

Artikujt dhe kronikat me pagesë, që kamuflohen në mes të produktit editorial, janë shumë në modë kohët e fundit. Por (çudia e çudive!) publiku na e kuptonka dhe nuk i pëlqenka hiç kur tallesh me të. Na e ka zbuluar “risinë” një studim i kryer nga Contently, sipas të cilit kjo lloj reklame që vazhdon të mbushë arkën e redaksive, boshatis besueshmërinë e lexuesit/shikuesit te media në fjalë.
Ndonëse studimi i referohet mediave online, fenomeni është shumë i përhapur edhe në televizione, sidomos në Shqipëri. Kështu, dy të tretat e të intervistuarve pohojnë se ndjehen “të tradhëtuar” kur zbulojnë se ajo që po u “shitet” si informacion i dobishën, në fakt është një material i sponsorizuar, pjesë e një fushate marketingu të kompanisë X.

Fortune, që është edhe vetë pjesë e fushatave të tilla, shkruan se në SHBA vetëm gjatë vitit 2013 janë shpenzuar për përmbajtje të tilla të sponsorizuara 2.4 miliardë dollarë, rreth 77% më shumë se në vitin 2012.
Ndërsa në Shqipëri, përveç mediave online, me përmbajtje marketingu janë plot edhe skaletat e televizioneve. Për kredibilitetin nuk shqetësohet kush, përderisa me baltën e marketingut e kanë lyer të gjithë xhepin (arkën).
Artikulli i plote...