Blog Indritmaraku.al: Amnistia e munguar, miqësia e konfirmuar dhe zonat e (pa) mbrojtura

Al-Punk

Still here
Miqësinë me Italinë e konfirmuam, edhe me vota opozitare, duke miratuar marrëveshjen që lejon fqinjin përballë Adriatikut, të menaxhojë në territorin shqiptar flukset migratore që nga Afrika synojnë brigjet e tij.

Europës i bëmë edhe moral se si duhet të sillet në tilla raste, por nuk e dëgjuam për zonat e mbrojtura të territorit, duke kaluar disa ndryshime ligjore që rrezikojnë të rezultojnë problematike. Sidomos në një vend si Shqipëria që edhe kur i ka ligjet e mira, çalon në zbatim.

Mëshira parlamentare (siç e konsideron mazhoranca Amnistinë Penale) nuk gjeti mjaftueshëm zemra (vota) mes deputetëve, për ata të dënuar në burgjet shqiptare që prisnin falje apo reduktim të dënimeve përkatëse.

Video nga biseda në studion e A2CNN me Denisa Pashollin.

Artikulli i plote...
 
Top