Blog Indritmaraku.al: Adriatik Lapaj dhe sfida për të bërë Shqipërinë

Al-Punk

Still here
“Shqipëria Bëhet” quhet lëvizja politike e Adriatik Lapaj, zyrtarizuar pak ditë më parë në Tiranë. Një dëshirë e mirë e shprehur me një emër të gjetur të formacionit, por për momentin vetëm kaq. Si bëhet Shqipëria dhe kush e bën atë, mbeten dilemë thelbësore. Sipas Lapajt, “Shqipëria bëhet nëse duan shqiptarët”. Një hezitim që duket se transferon përgjegjësitë te qytetarët, nëse nuk do t’i përgjigjen thirrjes.


Në studion e “Debat” në A2CNN, bashkë me kolegen Alba Alishani, pyetëm Adriatik Lapajn për arsyet që e nxitën të futet zyrtarisht në politikë, pas viteve si aktivist i shoqërisë civile që thërriste në shesh pakënaqësinë popullore. Sfida e tij më e madhe është ta kthejë protestuesin në votues, protestën në votë.

Komentet se pas kalimit të tij në politikë fshihen amerikanët, nuk kanë munguar. As akuzat si një njeri i mbështetur nga Soros dhe fondacioni i tij në Shqipëri. Për të dyja këto çështje, Adriatik Lapaj mohoi, por me kohën do t’i duhet të tregojë se nuk është një njeri i ambasadave. Tipar ky që përveç alergjisë që krijon te një pjesë e shoqërisë, ka disa precedentë dështimi në përpjekjet e shkuara për ta bërë Shqipërinë përmes selive diplomatike.

Artikulli i plote...
 
Top