Blerim Destani: E verteta e miqesisë me Soni Malaj
Ka shkelur në një botë tjetër, aty ku vërtet zhurmon industria e famës. E tanimë Hollivudi nuk është një ëndërr për aktorin 28-vjeçar, Blerim Destani. Ne e njohëm në filmin Koha e kometës ndërkohë, që nuk kaloi pa u vënë re pjesëmarrja e tij në klipin Shpirti binjak të Soni Malaj. Aktori që jeton në Gjermani jep këtë intervistë për Panorama Plus, ku tregon se a fshihet vërtet diçka mes kësaj historie njohjeje me këngëtaren nga Tirana. Por edhe momentet e këqija në jetë, ato shumë të bukura, si dhe natyrën maksimaliste që ka për të shijuar gjithçka në jetë.
Një rol i bujshëm në Hollivud.

Çmund të na thuash më shumë për këtë eksperiencë?
Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme, pasi kisha rastin të jem në një projekt përkrah yjeve; Robert Duvall, Bill Murray e Sissy Spacek, kryesorë në filmin Get low. Filmi pati sukses në prezantimin e parë botëror në Toronto, ku unë për shkak të obligimeve të reja që kam nuk pata mundësinë të isha atje. Nga ajo që më informuan u vërtetua ajo që pritej nga ky film, Robert Duvall pas një kohe të gjatë kthehet në ekranet e kinemave me një rol kryesor duke treguar madhështinë e tij. Pra të jesh pjesë e një projekti të tillë është edhe eksperiencë edhe kënaqësi e rrallë. Kjo tek unë u reflektua shumë mirë në angazhimin që pata menjëherë pas Get low, në filmin belg Dossier K., ku kisha një nga rolet kryesore.
Si është marrëdhënia që ke me aktorët e tjerë të Hollivudit, ke zënë miqësi me ta apo nuk është e lehtë?
Është shumë e lehtë. Kisha dy skena me Robert Duvall, dhe u binda që ai është i madh në thjeshtësinë e tij. Ishte shumë bashkëpunues, i sinqertë dhe dashamirës. Po ashtu edhe me aktorin dhe regjisorin Scot Cooper, të cilin e kisha partner gjatë gjithë skenave krijuam një raport shumë miqësor. Komunikimet me ta vazhdojnë. Në listën time të miqve të mi u shtuan edhe figura të njohura të kinematografisë. Ndër ta përveç aktorëve të rëndësishëm që i përmenda janë regjisori Aaron Schneider dhe producenti Dean Zanuck.
Si do të mund të na përshkruaje atë botë për të cilën mund të jenë kuriozë të gjithë?
Është e vështirë të përshkruhet, thjesht është një industri e tërë ku aktori është në qendër. Kuptohet gjithçka në dorë e kanë producentët, por puna e tyre përfundon kur përmbyllet përzgjedhja e aktorëve. Gjithçka është në shërbim të aktorëve që luajnë para kamerave.
Cila mund të jetë një aktore hollivudiane femër, me të cilën e ke ëndërr të luash një film?
Janë disa. Në varësi nga zhanri, Hollivudi ka aktore me shumicë. Por unë do të dëshiroja që në një film të ardhshëm, në Hollivud të depërtoj bashkë me ndonjë aktore shqiptare. Kjo do të ishte me interes të shumëfishtë.

U njohe në Tiranë si aktor në filmin Koha e kometës. E keni vizituar Shqipërinë që nga festivali i Durrësit?
Për fat të keq jo. Kam pasur shumë angazhime. Në momentin e parë të lirë me shumë kënaqësi do të vij në Tiranë pasi atje kam shumë miq.
Meqë jemi te miqtëKe qenë protagonist në klipin e Soni Malaj Shpirti binjak. Cila është miqësia me këtë këngëtare?
E pranova ofertën pasi nuk jam indiferent ndaj gjërave të bukura. Me Soni Malaj kemi një miqësi shumë të mirë.
Qarkullojnë fjalë se mes jush ekziston diçka më shumë, çmund të thoni për këtë?
Nuk e kam zakon të komentoj thashethemet. E përsëris, miqësia jonë është ashtu siç janë të gjitha miqësitë mes dy profesionistëve, që kanë bashkëpunuar dhe kanë respekt për punën dhe vlerat e njëri-tjetrit.
Nëse do të bëhej një ofertë për imazh, sa do mund ta shiste imazhin Blerimi?
Kam pasur disa oferta të tilla dhe agjenti im nuk ka pranuar. Ndoshta një ofertë në të ardhmen edhe do ta caktonte çmimin.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22690. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22690
![Blerim_Destani-199x300.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shqipmedia.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2009%2F09%2FBlerim_Destani-199x300.jpg&hash=3235e08936286443ec00b6f7aacdcf00)