Bledar Kola positiv al nandrolone

Bledar Kola positiv al nandrolone

In Grecia tre positivi al nandrolone
Ora si attendono i risultati delle controanalisi

ATENE - Tre giocatori della prima divisione greca sono risultati positivi al nandrolone al controllo anti-doping. Si tratta dell'albanese Blendar Kola, in forza al Kallithea del francese Karim Mouzawi, del Panionios; e del greco Panayotis Kordonouris, dello Xanthi.
I tre saranno sottoposti al contro-esame e se risulteranno ancora positivi rischiano la squalifica a vita, secondo la nuova legge sportiva anti-doping greca. (d.a.)
 

arbi

Primus registratum
Re: Bledar Kola positiv al nandrolone

Cpo ja ngeckan koles me sa duket...
no.gif
 
B

briiigi

Guest
Re: Bledar Kola positiv al nandrolone

Kola, pozitiv

A do te ndahet perfundimisht Bledar Kola nga futbolli grek. Ndoshta edhe po. Pasi futbollisti i Kombetares shqiptare ka rezultuar pozitiv gjate nje kontrolli antidoping te bere, pas nje ndeshjeje te ekipit te tij, Kalithea kunder Ksanthit. Ish-lojtar i Panathinaikosit, ka rezultuar pozitiv gjate testit te nandrolones dhe ai rrezikon te largohet per dy vjet nga futbolli, si dhe ti nenshtrohet nje gjobe te rende, ka bere te ditur agjensia franceze e lajmeve AFP. Qe kjo te mos ndodhe, Bledar Kola ka vetem nje shans: te mos rrezultoje pozitiv ne testin e dyte.

(marre nga Klani)
 
B

briiigi

Guest
Re: Bledar Kola positiv al nandrolone

Bledar Kola, edhe testi i dytë pozitiv
Të pabesueshmet vazhdojnë të përbëjnë kryelajmet e ditës. Ndërsa kanë nisur parashikimet për derbyn e së dielës Panathinaikos AEK, ata janë ndërprerë nga një lajm i papritur, që zuri vendin e parë në edicionet e lajmeve sportive, 'Kola, edhe testi i dytë pozitiv'.
Kola e kishte bërë testin e dytë të premten. Mirëpo heshtja e gjatë çuditërisht shpërtheu fort mbrëmë me titullin 'Edhe testi i dytë pozitiv' dhe me rrezikun se pas kësaj futbollisti shqiptar mund të marrë një dënim prej 3 muajsh, ose mund të largohet përfundimisht nga futbolli.
Ditë më parë, Bledar Kola kishte thënë se 'testi i dytë do të më shfajësojë plotësisht', ndërsa shtypi grek, pas testit të parë, duke iu referuar të dhënave bënte fjalë për përdorim të hashashit, që sipas gjykatës sportive hyn në 'drogat e buta'. Kjo u tha se Kola mund të dënohej maksimumi deri në 2 3 muaj. Por lajmi i mbrëmshëm ku thuhet se futbollisti shqiptar mund të dënohet përjetësisht për të mos luajtur futboll, i kalon caqet e parashikimeve. Megjithatë asgjë nuk ka përfunduar plotësisht. Gjithçka mund ta sqarojë gjykata sportive me vendimin e saj. Sidoqoftë, dje në darkë, drejtuesit e Kalitheas janë takuar me Bledar Kolën për t'u ndarë përfundimisht me të.



(marre nga Partizanifk.com)
 
B

briiigi

Guest
Re: Bledar Kola positiv al nandrolone

Kola: Nuk e di përse akuzohem
I mërzitur tej mase. I ngarkuar me peshën e madhe të emocioneve. Nuk e di për çfarë akuzohet, sepse nuk ka parë asgjë me sytë e tij. I ndarë nga ekipi i tij pa asnjë motiv, por me besim te Zoti për të dalë e vërteta. Në këtë situatë aspak të këndshme, Bledar Kola tregon për 'Sportin shqiptar' gjithçka çfarë di rreth çështjes së tij, e cila është bërë objekt informacioni i agjencive më të rëndësishme të lajmeve.

- Në këtë fushatë që ka shpërthyer jo vetëm në Greqi për çështjen 'Kola', por edhe jashtë saj, cili është mendimi juaj? Pra, çfarë thotë vetë protagonisti i kësaj ngjarjeje?
- Së pari, dua t'ju falënderoj që m'u gjendet pranë në këto ditë të vështira. Do të thosha se gjërat janë shumë të ndërlikuara për sa i takon përcaktimit të lëndës. Në fillim u tha nandrolon, pastaj hashash. Por sido që të jetë, më çuditi vëmendja e madhe që tregoi shtypi dhe mjetet e tjera të informacionit. Në këtë moment që flasim, gjithçka e ka në dorë gjykata sportive, e cila do të vendosë për masën e dënimit. Nëse do të ketë një masë të tillë, së bashku me avokatin, i kam marrë të gjitha masat për të kërkuar të drejtën që më takon.
- Më falni që po ju pyes, por cila është substanca e përdorur që ju 'akuzon'? Dikush thotë se është nandrolon e dikush tjetër hashash. Më troç, cila është nga këto të dyja?
- Të them të drejtën, as unë që akuzohem nuk e di, nuk kam asnjë informacion për këtë. I vetmi informacion që më ka dhënë është se gjatë analizave të bëra u gjet një sasi mjaft e vogël e një lloj lënde, që ndërlikohet e që ka të bëjë me hashashin. Nuk shkruhej as lënda, as sasia e gjetur. Kjo më ka bërë të dyshoj që në momentet e para. Unë jam ai që akuzohem dhe nuk kam të drejtë të di se për çfarë akuzohem. Cila është substanca që paskam përdorur dhe sa është sasia e saj? Deri tani që po flasim bashkë, nuk di asgjë më tepër. Megjithatë, besoj se çdo gjë do të sqarohet shpejt nga organet përkatëse.
- Si e shikoni largimin nga Kalithea?
- Largimin nga Kalithea e shoh si një veprim të ngutur nga presidenti dhe drejtuesit e klubit. Për këtë dua të shpjegoj se largimi nga ky klub nuk ndodhi as sot dhe as dje, siç shkruhet në shtyp, por katër ditë më parë. Pikërisht ditën e premte, kur kisha për të bërë testin e dytë. Rezultatet e këtij testi u vonuan nuk e di se pse, gjë që më le për të dyshuar. Rezultatet u nxorën ditën e hënë. Kërkova gjithçka, për t'u njohur më mirë me të dhënat e këtij testi, por asnjëherë nuk m'u dhanë të sakta. Ata kishin marrë një vendim dhe unë rashë dakord që të largohem. Por ajo që më ka bërë jashtë mase përshtypje është jehona e madhe që pati kjo çështje jo vetëm në shtypin grek, por edhe në median e madhe botërore. Kjo më ka bërë përshtypje, në një kohë që asnjë veprim imi, as një gjest apo diçka tjetër nuk linte vend për dyshime në përdorimin e substancave të ndaluara.
- Në këtë periudhë, a keni pasur ndonjë ndihmë nga Federata jonë e Futbollit, ndoshta edhe për t'ju pyetur e për të qarë hallin me ju?
- E vetmja ndihmë që kam pasur nga Shqipëria jeni ju, gazetarët. Eshtë fakt se gazetarët shqiptarë më kanë marrë në telefon dhe, në telefonin tim celular, ai ka qenë i vetmi interesim.
- Cila do të jetë e ardhmja e Bledar Kolës?
- E ardhmja e Bledar Kolës? Nuk di çfarë t'ju them. Kjo që më ka ndodhur është një diçka e veçantë. Unë kam synuar gjithnjë tek e mira, tek e drejta. Unë do të luftoj me të gjitha mënyrat për të vënë në vend dinjitetin tim. Për sa i takon futbollit, gjithçka do ta përcaktoj pas marrjes së vendimit nga gjykata sportive.
- Me këto që thamë, nuk besoj se kemi sqaruar gjithçka. Keni gjë tjetër për të thënë?
- Nëpërmjet jush, dua t'u transmetoj një deklaratë të gjithë gazetarëve shqiptarë, që ta mësojnë të vërtetën nga Bledar Kola.
 

geek

Primus registratum
Re: Bledar Kola positiv al nandrolone

ome ca te bejn edhe kta gazetaret se i fryjne shume keto lajmet, ai bledi shkret vetem 2 kanace Redbull kishte pire, i dolen testet pozitive gjoja...
 
B

briiigi

Guest
Re: Bledar Kola positiv al nandrolone

po jane rezultatet e analizave ato qe flasin ... sjane vetem gazetaret. Te ishte vetem per 2 red bull, se benin kaq te madhe jo...
 

geek

Primus registratum
Re: Bledar Kola positiv al nandrolone

keta te analizave pse nuk testojne juventusin qe çpohen nate per nate?
 
Top