Blatter, Zyrtarisht Nën Hetim Penal Nga Zvicra

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
14431922212C6sFB0C300000578-0-image-a-99_1443188166937.jpg

Prokuroria e Përgjithshme zvicerane ka njoftuar këtë të premte hapjen e një procedimi penal ndaj presidentit të FIFA-s në detyrë, Sepp Blatter, pas dyshimeve për “keqmenaxhim kriminal dhe shpërdorim detyre”.

Çështja penale përfshin edhe një kontratë, që dyshohej se Blatter ka nënshkruar, e me anë të së cilës ai caktonte të drejtat televizive të Botërorit nën kontrollin e ish-drejtuesit të ndjekur penalisht tashmë të FIFA-s, Jack Warner, të paktën sa u përket lajmeve të publikuara nga zyra e kryeprokurorit zviceran.

Në fakt, një situatë misterioze rrethoi sërish selinë e FIFA-s përpara se të mësohej ky vendim, pasi u anulua në mënyrë të pakuptimtë një konferencë për shtyp e parashikuar për ditën e sotme të Blatterit. Ai pritej të takohej me mediat ndërkombëtare në selinë e trupës më të lartë qeverisëse të futbollit botëror, pas një takimi dyditor të Komitetit Ekzekutiv.

Konferenca për shtyp ishte parashikuar të fillonte më 14:00, por fillimisht u njoftua për mbajtjen e saj me një orë më herët, e më pas u anulua tërësisht pa dhënë asnjë shpjegim.

Blatter është duke u përballur me hetues amerikanë dhe zviceranë në lidhje me akuzat për korrupsion në FIFA dhe në lidhje me vendimin për të pezulluar sekretarin e Përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke, javën e kaluar.
 
Top