Blater: Italia mund të fitojë Botërorin

Blater: Italia mund të fitojë Botërorin

Presidenti i FIFA-s ndryshon mendim për axurrët dhe në të njëjtën kohë shpreson kualifikimin e të mëdhave

Presidenti i FIFA-s, Josef Blater, bën hapa prapa pas kritikave që i bëri Italisë për paraqitjen e saj në Kupën e Konfederatave. Kualifikimi për në Botërorin 2010 është një objektiv që duhet arritur me çdo kusht.

Duket se po i del basti që kishte vënë Sep Bllater pikërisht në Zyrih, kur Botërori lihet në duart e Nelson Mandelës. Është nxehur presidenti i FIFA-s, kur një gazetar e pyet për çështjen e sigurisë.

“Akoma i kujtoni incidentet e ndodhura në Kupën e Konfederatave? Është më e thjeshtë të organizosh këtë kampionat se atë në Kore dhe Japoni në 2002-shin. Bëhet fjalë për nivele sigurie që mund të gjesh në çdo vend të botës, duke përfshirë këtu edhe Parajsën e Zvicrës ku ne jemi…”

Nëse nuk ka pasur shumë turistë gjatë zhvillimit të Kupës së Konfederatave, kjo nuk ka shumë rëndësi. Blater ka qenë këto ditë i pranishëm në ceremoninë e prezantimit të një iniciative të re të “Coca Cola”-s, ku i pranishëm ishte dhe numri 1 i kësaj kompanie, Mutar Kent.

Gjatë Botërorit, duke u lidhur nëpërmjet faqeve të internetit të FIFA-s, tifozët mund të zgjedhin mënyra të ndryshme ekzaltimi për shënimet e golave. Çdo klikim që do të bëhet, do të jetë një kontribut për këtë iniciativë bamirësie, paratë e së cilës do të shkojnë për shkollat e shteteve afrikane.

Imazh i iniciativës do të jetë Rozher Milla, lojtari kamerunas, i cili ka qenë protagonist i ekzaltimeve të çuditshme për festimin e golave, duke vallëzuar te flamuri i goditjeve nga këndi.

Gjest të cilin e bëri për herë të parë në Botërorin Italia ‘90. Por si do të jetë ky Botëror? Italia tashmë është shumë pranë kualifikimit për në fazën eliminatore.

Pas humbjes së dyfishtë me Egjiptin dhe Brazilin, Blater menjëherë filloi sulmet. Por tashmë ka ndryshuar situata: “E dija që do t’ia dilnin mbanë. Italia e ka mendjen dhe këmbët për t’ia dalë mbanë.

Ndoshta i ka mundësitë edhe për të fituar këtë kampionat.” Megjithatë, në rrezik janë edhe skuadra të tjera të mëdha si Portugalia, Suedia dhe Argjentina, pra Ronaldo, Ibrahimoviç dhe Mesi… Blater në këtë pikë i zgjeron edhe më shumë “krahët”.

“Nëse do të mungojnë këta në Kampionatin Botëror, atëherë do të lindin yje të rinj.” Gjithsesi, ideja e një kampionati në Afrikën e Jugut pa skuadrat e mëdha e trembin disi presidentin. Shumë shpejt do të jetë e kompletuar lista e 32 skuadrave.

Në tetor do të zhvillohet raundi i fundit që do të përcaktojë edhe skuadrat e fundit që kualifikohen për më tej. Italisë, për shembull, do t’i mjaftojë vetëm një barazim me Irlandën për t’u kualifikuar. Ndërkohë, ndeshjet e “play-off”-it do të zhvillohen në muajin nëntor dhe shorti do të hidhet më 4 dhjetor.(Shekulli)

NTf9ZjtP_C4

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22837. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22837

Top