
Automjeti ekzotik dhe ultra-sportiv Veritas RS III i cili gjatë vitit të kaluar ka tërhequr vëmendjen e elitës botërore më në fund shkon në prodhim serik.</p>
Megjithatë, prodhimin serik duhet kuptuar kushtimisht, sepse bëhet fjalë për vetëm 30 njësi të cilat do ta shohin dritën, e secili prej tyre do të punohet me dorë në fabrikën në Gjermani.</p>
Edhe pse prodhimi ende nuk ka filluar zyrtarisht, pesë njësi tanimë janë shitur, tetë tjerë janë rezervuar, gjersa prodhuesi pret që seria e plotë do të shitet deri në fund të këtij viti. Mu sikur holandezi Spyker, prodhuesi gjerman Vermot AG fillimisht ishte themeluar si markë për gara, e tani pas plotë pesë dekadave ngadalë po kthehet kah prodhimi i modeleve për rrugë.

Veritas RS III Roadster është kombinim i elementeve futuristike dhe klasike, e ai është unik për faktin se bëhet fjalë për një automjet me dy ulëse tek i cili ulësja e bashkudhëtarit është e mbuluar dhe sipas nevojës mund të hapet.

I krijuar nga karboni ultra i lehtë, Veritas RS III Roadster mban motorin 5.0 litërsh V10 të BMW-së me 507 kuaj fuqi në kombinim me marshin mekanik prej gjashtë shpejtësish apo atë SMG automatik. Arritja e shpejtësisë deri në 100 kilometra në orë nuk zgjat më shumë se 3.2 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 347 kilometra në orë.</p>
Në Vermont prodhojnë tri njësi të Veritas përnjëherë, për prodhimin e tij nevojiten tetë javë, gjersa njësitë e para fillojnë në muajin janar të vitit të ardhshëm.</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1465. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1465