Biznesi me trëndafilat blu

Biznesi me trëndafilat blu

Biznesi-me-trëndafilat-blu-267x300.jpg
Që nga prezantimi i parë i trëndafilave të modifikuar gjenetikisht, kompanisë japoneze Santori Flawers, i është dashur shumë kohë për ti marrë të gjitha lejet për prodhimin e luleve të tilla. </p>


Megjithatë, puna e tyre 20 vjeçare mund të thuhet se është paguar nga promovimi zyrtar. Prej 3 nëntorit të këtij muaji e deri tani janë shitur 6000 buqeta me trëndafila. Vetëm një prej tyre kushton 33 dollarë.
“Trëndafilat, natyrisht nuk përmbajnë pigment blu, por ne përdorim inxhinieri gjenetike. U fusim atyre pigment blu nga lule vjollcë, dhe kështu ata bëhen trëndafila blu.”, sqaron Jasunori Jomo, menaxher i Santori Flauers” .
Në Panairin e luleve në Japoni, pavarësisht popullaritetit të trëndafilave të rinj, njerëzit nuk i blinin ato me çdo çmim. Trëndafili me ngjyrë vjollce është quajtur “duartrokitje”. Edhe pse vizitorëve nuk u dukeshin aq blu, megjithatë prodhuesit e emëronin atë si trëndafili blu i parë në botë.</p>


Kompania “Santori Flowers është duke përgatitur për një bum në treg, dhe në vitin 2010 shpreson të shesë të paktën 50 mijë copë. Ndërsa në tregun e luleve në Japoni, nga trëndafilat fitohen pothuajse 4 milionë dollarë në vit.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=1047. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=1047
 
Top