BiZneSi JuaJ Do Ishte ?

berty

Primus registratum
Re: Biznesi juaj do ishte ?

Pa pasur nevojen e makines llogaritese me shifra te peraferta i bie gati 30.000$ qe te jesh brenda.

Eshte nje shifer jo e vogel investimi privat dhe paksa e kripur duke pasur parasysh mundesite e investimit qe jane ne vendin ku jetoj une. Megjithate qe te flasim hapur une kam nje ambjent te cilin e kam lene me qira jo shum larg qendres se Tiranes dhe po shikoj mundesine e shfrytezimit te saj nga ana ime duke ndertuar dicka fitimprurese.
Se kam idene nese qendrat e internetit jane te frekuentuara ose jo aty, per vet faktin se shum te rinj nuk dine si te hyjn ne internet.
 

olololol

Primus registratum
Re: Biznesi juaj do ishte ?

Sa per shqetesimin tend Interneti ka hyre me te dyja Kembet Ne TIRANE pra shume i perhapur dhe vizitore do kesh sa te dush.
 

VoGeLuShI

Primus registratum
Re: Biznesi juaj do ishte ?

berty gjeja me e mire qe mund te besh eshte te financosh nje projektin tim /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

berty

Primus registratum
Re: Biznesi juaj do ishte ?

BAB_LYMI te flm shum inkurajuese keshillat e tua, kam kohe qe po mendoj dicka te tille dhe kam arritur ne nje pike qe me duhet te vendos..
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Biznesi juaj do ishte ?

Te kesh qender Interneti nuk do te thote te jesh ne qender. Keshtu qe ulja icik qerane e dyqanit. Te tjerat je ne rregull Lyme. Por nuk ja vlen me e hap qendren e internetit ne kete kohe tani. Sepse jan hapur shume dhe nuk ja vlen te punosh 2 vjet a mos me shume per te nxjer leket e tua. Nejse. PO e hape te pakten mos e hap aver meje.
 

VoGeLuShI

Primus registratum
Re: Biznesi juaj do ishte ?

shpresoj mos dali ndonje kompani si fastweb apo infostrada, alice etj etj andej qe ofron sherbimin internet ne shtepi kundrejt nje pagese qesharake se ju fiken pastaj /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

VoGeLuShI

Primus registratum
Re: Biznesi juaj do ishte ?

c'lidhje ka grupi 2K me qendrat e internetit??? /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Biznesi juaj do ishte ?

Ka Abisnetin ai pra. 200 Euro linje 128 kbps. 700 euro ne muaj 1 Mbps. Do me per K...???
 

VoGeLuShI

Primus registratum
Re: Biznesi juaj do ishte ?

/pf/images/graemlins/eek.gif /pf/images/graemlins/eek.gif /pf/images/graemlins/eek.gif

sa shtrenjt

imagjino un paguaj 9 euro ne muaj per internetin 1,6 gb/s 24 ore/24

dhe ka njeres qe e blejne sinjalin e tij??? /pf/images/graemlins/eek.gif
 

forwardi

Primus registratum
Re: Biznesi juaj do ishte ?

Regjistrimi i biznesit, shmanget gjykata




Në 6-mujorin e dytë të këtij viti, do të hapet për herë të parë Qendra e Regjistrimit të Biznesit në Tiranë, sipas modelit "One Stop Shop". Deklaratë është bërë gjatë ditës së djeshme nga zëvendësministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Eno Bozdo.
Kjo zyrë do të hapet fillimisht në Tiranë dhe më pas parashikohet që të zgjerohet në të gjithë vendin. Sipas projektit, brenda 2 vitesh, të gjithë bizneset do të regjistrohen në një sportel të vetëm. Qeveria do të krijojë "One Stop Shop", duke përdorur fondet e Korporatës "Sfida e Mijëvjeçarit". Ideja është që procesi i regjistrimit të shoqërive tregtare, të reformohet rrënjësisht duke krijuar një sistem të ri regjistrimi, pra duke e kaluar këtë nga gjykata drejt një institucioni të ri, që mund të jetë një institucion i regjistrit tregtar. Procesi i informatizimit të plotë të regjistrit tregtar, do të bëjë që ky proces të realizohet në momentin që dorëzon dokumentacionin, menjëherë të quhesh një biznes i regjistruar. Brenda këtyre njësive mund të shtohen edhe shërbime të tjera për investitorët. Pra, që investitori praktikisht brenda një sporteli të tillë, të përfundojë sa më shumë punë që ai ka në raport me administratën shtetërore. Funksione të tilla do të ishin licencat, lejet, përmbushja e detyrimit, që ato mund të kenë në raport me segmente të caktuara të administratës tatimore. Ky është një proces që do të realizohet gradualisht. "One Stop Shop" fillimisht do të nisë vetëm me regjistrimin, i cili nuk do të bëhet më në gjykatë, ku bizneset harxhojnë shumë kohë dhe para.


/pf/images/graemlins/rockband.gif
 

matriksi

Primus registratum
Re: Biznesi juaj do ishte ?

Idete (Trial version)
1.Te shes gjera me vlere te vecante ne eBay.
2
3....................
Nqs i doni full version duhet ti blini.
 
Top