Bizneset shqiptare perpiqen per tregti te ndershme

haris_sweet

Primus registratum
Bizneset shqiptare perpiqen per tregti te ndershme

Perfaqesuesit e bizneseve shqiptare kane krijuar nje forum vullnetar i cili synon te zgjeroje veprimtarine e tyre nepermjet konkurrences se ndershme. Grupi i ri quhet Forumi i Biznesit Shqiptar per Integrimin (FBSHI) dhe perbehet nga 19 kompani qe veprojne ne vend. Nisma eshte perkrahur nga USAID dhe ambasada e SHBA ne Tirane ne kuadrin e projektit "Nxitja e etikes ne komunitetin shqiptar te biznesit".

"Qellimi i kesaj nisme eshte te krijoje nje mjedis te ndershem konkurrimi per biznesin, te luftoje dhe eleminoje punen informale dhe korrupsionin, te krijoje nje partneritet funksional me administraten shteterore dhe gjithashtu te jete me i pergjegjshem ndaj shoqerise," lexohet ne deklaraten e themelimit.

Midis kompanive qe nenshkruan dokumentin jane Olim, Infosoft Systems, Harry Lena Group, Coca Cola Bottling, EHW, Shoqata e Bankiereve, Shoqata e Arkitekteve dhe Atlantik.

Sipas anetareve te rinj "eshte koha per biznesin qe te marre me teper pergjegjesi shoqerore dhe te adoptoje politika per mbrojtjen e mjedisit." Krijimi i forumit eshte nje tjeter hap ne perpjekjet per te forcuar mjedisin shqiptar te biznesit dhe pjesemarresit e tij.

Ne prill, nje konsorcium prej 24 biznesesh shqiptare fitoi tenderin nderkombetar per privatizimin e nje nga hoteleve me te medhej shqiptare, Hotelit Nderkombetar Tirana. Biznesmenet fituan me nje oferte 5.2 milion euro, duke mundur ofertat e nje kompanie italiane dhe te nje turke.

Kjo u pa si nje shenje se biznesi shqiptar po perpiqet te jete me aktiv ne investimet duke marre pjese ne ankande te rendesishme.

EBRD, e cila levroi 10 milion euro per kompanine menazhuese te hotelit, DV-Alba, shprehu kenaqesine me ankandin.

Me pare kete vit, EBRD, IFC dhe Alfa Bank greke, levruan 85 milion euro per kompanine telefonike te levizshme Vodafone Albania. Kredia do ta beje te afte Vodafone te zgjeroje rrjetin e saj te mbulimit dhe te jape sherbim me kualitet ne gjithe Shqiperine duke rritur konkurrencen.

Ky u konsiderua si mesazh i forte pozitiv ndaj kompanive te sektorit privat prej institucioneve te rendesishme financiare nderkombetare, i cili e inkurajon vendin te forcoje qendrimin e tij lidhur me parimet e ekonomise se tregut.
 

Mono

Forumium praecox
Re: Bizneset shqiptare perpiqen per tregti te nder

Mesazhi yt flet per krijimin e nje 'forumi' per te mbrojtur te drejtat e biznesit dhe te vetmet shembuj qe ti jep jane shembuj investimesh biznesi...

1. Mbrojtje biznesi ka atehere kur, krijohet nje shoqate dhe jo nje forum qe si kuptim ka shkembimin e ideve.

2. Kjo shoqate merret me ndermjetesimin ndermjet firmave dhe qeverise ndaj sulmeve qe behen ndaj ketyre firmave ne menyre te padrejte nga Firma te tjera apo nga skile politike qe ndjehen te kercenuar.

3. Kjo detyre a nuk duhet te Kryhet nga Dhoma e Tregetise?
 

Noe

Primus registratum
Re: Bizneset shqiptare perpiqen per tregti te nder

Nuk besoj qe mund te quhet bisnes i ndershem blerja e Hotel Tiranes me ate çmim qe eshte blere realisht. Kesaj i thone te besh kapitaliste me shiringe.Kjo ne nje kohe kur dihen mire çmimet per mq.
Nqs do te flasim per ndershmeri bisnesi ne Shqiperi do ju bej nje pyetje: Perse nuk funksionon Bursa Shqiptare?
 

Santiago

Primus registratum
Re: Bizneset shqiptare perpiqen per tregti te nder

Bursa eshte muhabet tjeter...nuk ka lidhje direkte me problemet e pbiznesit. Me teper eshte problem konceptual dhe administrativ. Personalisht nuk jam i bindur nese duhet te pretendojme nje burse funksionale ne nje te ardhme te afert.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Bizneset shqiptare perpiqen per tregti te nder

ka qene dikur nje teme per bursen (mund ta gjeni akoma). Bursa nuk krijohet kot, eshte nevoja e ekonomise qe e kerkon. Ne jemi akoma ne fazen e ekonomise empirike, nje pjese e specialisteve thone qe jemi duke hyre ne fazen e ekonomise se kreditit, por nuk jam i bindur per kete.
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Bizneset shqiptare perpiqen per tregti te nder

Problemi me i madh tek ne eshte nocioni "kapitalist" i cili nuk ka arritur te gjeje nje vend ne realitetin shqiptar. Ajo qe ne kemi aktualisht jane ne pjesen me te madhe te rasteve tregetare (dyqanxhinj) qe rastesisht jane bere te pasur, por kurresesi kapitaliste. Kjo per shkak se kapitalistet kane shume me teper sesa thjesht parate, dhe respektohen per shume me teper sesa thjesht parate... Po ketu tek keta pasaniket tane mungojne keto aksesoret e tjere tip kultura, pergjegjshmeria sociale, intelekti, etika e shume e shume te tjera qe ndajne nje te pasur nga nje kapitalist. Ne kuadrin e kesaj nuk mendoj se keto organizimet kapitaliste ndryshojne shume nga ato grupimet feudale qe u bene ne Evropen e shek. XVII.
Nuk besoj se do te sjellin ndonje gje pozitive pasi per te sjelle pozitivitet ka nevoje per intelekt, shkolle, eksperience , elemente qe shume prej ketyre iu mungojne ne iventarin e kualiteteve. Megjithate mbetem ne pershendetjen si nisme por thjesht kaq....
 
Top