Billy Graham (i famshmi) dhe miku i tij

Billy Graham (i famshmi) dhe miku i tij

Vezhgoni lojen qe behet ne kurriz te popullit te shkrete iraken:
Pasi ja bombarduan shpirtin jashte trupit irakeneve, tani Billy Graham (Rev. Franklin Graham) miku me i ngushte i W.Bush (shif. Miqesia (link) qe e shpetoi nga alkooli deklaron se ka bere gati me mijera misionare te shpetojne keto shpirtera.
Lakenjte e tij do ndjekin te njejten rruge: Buken dhe fjalen (italianet thone shkopin dhe karoten ne sume). Shif Misionaret e pare ne Irak
Cfare kenaqesie per popullin musliman iraken qe vijne keta barinje te mbare.
 

Djalepopulli

Primus registratum
Re: Billy Graham (i famshmi) dhe miku i tij

Pergjigje per Bejtexhiun

Bejtexhi mor djale i mbare
Tash me dole balleperballe
Ne ke qejf te me degjosh
Vec ne “Bejte” do leftosh.

Kur pergjigje shkruan ne proze
Mua me duken si VOZE
Rumbullak e bosh nga brenda
Ke faj ti, s’te ka faj penda.

Pale flet qe ne Histori
Dijetari je vec ti
E njeh te tere Ameriken
Di si e dredh politiken

Kur s’ke fakte do komentosh
“Bariun a delet te shpetosh”
Kur Ujku dhembet do te ngule
Ti “pula veze a veza pule”

A e ndihmoi Bushi “Katilin”?
Une se di “si mbaj kandilin”
Ku Regani shembte “murret”
Ti s’ishe i zoti as te lidhje poturret

Mos u hiq si profesor
Ti dhe une dime vec “LAKROR”
Por e dime qe te “LIRE”
Mbase te dy jemi me mire.

Kete dua dhe per ata te mjere
Qe ne irak kane lere
Te kene ca LIRI me shume
Se Liria eshte si lume

Te merr e te con perpara
Pa frena dhe pa gara
Pa te shendosh e pasuron
Gjithe njerezimin e shpeton.

Por ti do besh analize:
Kush e shtypi kete mize?
Kush ka te drejte e kush gabim?
Cfare mesuam ne kete mesim?

Ri aman per koke tende
Ne bejme luften e ti shet mendje
Kurr ti hallin ja qan Bushit
Na rrofsh mor djale per vapen e Gushtit.
 

Darien

Primus registratum
Re: Billy Graham (i famshmi) dhe miku i tij

Bejtexhiu,

Billy Graham nuk e ka ndryshuar ndonjëherë pozitën e tij për nder të presidentëve, mbretërve, etj. Në qoftë se i hapet rruga ai do shpalli mesazhin që e konsideron si detyrën që i ka dhënë Zoti. Ato gjëra që ka thënë kur ishte një i ri i panjohur, ato vazhdon të thotë tani. Edhe i biri, pas shumë vitesh rebelimi, vazhdon të njëjtin mesazh.

Po pate probleme me ato që thotë Billy Graham, diskutoji tek teologjia, se nga ana personale nuk ka lënë vend që ta kritikosh ti.

/pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top