Bill Klinton
Me defekte anatomike e proporcionale, buzëqeshje komike, soc-realiste, jo dinjitoze dhe ofenduese. Ky është vlerësimi i komunitetit artistik për shtatoren e Bill Klintonit realizuar prej artistit Izeir Mustafa. Komuna e Prishtinës nuk ka respektuar asnjë

Artistët kundërshtojnë shtatoren e Prishtinës

Pas një muaji, kur ish-presidenti amerikan, Bill Klinton, do të vijë në Kosovë, ndoshta do të dëshpërohet me pamjen e tij të paraqitur në shtatore. Kështu mendojnë shumë artistë kosovarë. Sipas tyre, kjo shtatore nuk është aspak e denjë për të nderuar figurën e mikut më të madh të kosovarëve, Klintonin. Të një mendimi të tillë janë edhe shumë kryeqytetas, të cilët për herë të parë patën rastin ta shohin shtatoren para dy ditësh. “Kjo skulpturë nuk duket e mirë. Ndoshta unë nuk marr vesh shumë nga arti, mirëpo edhe fëmijëve nuk iu pëlqen. Nuk i përngjan Klintonit. Gabimi tjetër në këtë rast është që nuk ka vend të duhur për të vënë këtë shtatore”, thotë kryeqytetasi Besnik Krasniqi. Mënyra e marrjes së vendimit për të vendosur shtatoren e Klintonit, për Fahredin Spahiun, drejtorin e Galerisë së Arteve të Kosovës, është e çuditshme. Ai thotë se me këtë rast janë anashkaluar të gjitha procedurat e mundshme për ta bërë një gjë të tillë. “Pa e mohuar për asnjë çast qëllimin e mirë të autorit dhe gjithë përpjekjen e tij për ta realizuar shtatoren, mendoj se është dashur të mendohet më mirë nga autoritetet që kanë vendosur për vendosjen e saj në këtë shesh. Në fakt, ata nuk i kanë respektuar procedurat për krijimin dhe vendosjen e një shtatoreje në një vend publik. Në raste të tilla shpallet konkurs publik dhe ftohen skulptorët e vendit, por, shpesh edhe ndërkombëtarë, që të konkurrojnë me boceta të krijuara si bazë për veprën e kërkuar”, thotë drejtori Spahija. Shtatoren që do të përurohet në muajin që vjen, Spahija e krahason me shtatoret e shesheve në Korenë e Veriut dhe me ato të punuara në Shqipëri gjatë periudhës komuniste. “Është një skulpturë që nuk përkon me rrjedhat e artit modern. Është skulpturë soc-realiste. Në Korenë e Veriut e kam parë një shtatore të tillë, si në Shqipëri. Një shtatore vendoset në shesh për zbukurim të vendit e jo për bastardimin e tij. Në aspektin artistik mendoj se shtatorja është e dështuar, ka shumë defekte anatomike. Bazamenti është bërë në mënyrë të mjerë. Çdo gjë është shumë jo dinjitoze”, shton ai. Ndërsa artisti Luan Mulliqi beson se qëllimi i autorit të veprës, Izeir Mustafa, për të nderuar figurën e Bill Klintonit ka dështuar, pasi, sipas tij, ka ndodhur e kundërta. “Në vend që të nderojmë personalitetet e shquara, siç është Klinton, ne e kemi ofenduar atë. Ajo shtatore ka shumë defekte, nuk ka përmbajtje, nuk ka monumentalitet, ka një shfaqje të natyralizmit, i cili i shkon më tepër kah modelimi amatoresk. Një shtatore që buzëqesh bëhet vetëm për komikët, pastaj ka defekt proporcioni i figurës, lartësia e shtatores, bazamenti etj. Të gjitha janë me defekt”, thotë Mulliqi. Që të mos përsëriten gjëra të tilla, Mulliqi thotë se Komuna e Prishtinës do të duhet që urgjentisht të formojë një Këshill për Kulturë, i cili do të merrej me vendosjen e skulpturave monumentale. “Deri më tani kemi ngritur përmendore, të cilat ofendojnë personalitetet që i janë dedikuar. Në të ardhmen kurrsesi nuk bën të përsëriten gjëra të tilla. Për momentin shtatoret po i vendosin biznesmenët në bashkëpunim me ndonjë artist të papërgjegjshëm”, shton ai. Ndërsa artisti Mehmet Behluli pohon se shtatoret e punuar pas luftës në Kosovë, duke përfshirë edhe atë të Bill Klintonit, janë bërë shëmti e vendit. “Në kohën tonë mund të bësh ndonjë kastravec a ndonjë sallatë e ti vihet emri Bill Klinton, e jo të bëhet një vepër e tillë që është imitim i realitetit e që kthehen në karikaturë. Na u shëmtuan qytetet e katundet me këto vepra të dobëta”, thotë Behluli. Sociologu Shemsi Krasniqi thotë se skulptura e punuar nuk i përmbush nevojat artistike të kohës sonë dhe kohërave që do vijnë. “Përshtypja ime është se edhe në këtë rast u dëshmua mosbalanca ndërmjet formatit të heroit dhe formës së kujtimit për të. Duket se evolucioni i shijes estetike te ne është më i ngadalshëm se sa vetë evolucioni natyror”, thotë sociologu Krasniqi. Që punimi i tillë në mënyrë realiste është i tejkaluar, e pohon edhe artistja Zake Prelvukaj. “Unë nuk i përkrah këto lloj përmendoresh. Është një gjë e tejkaluar. Megjithatë, e përshëndes autorin që është kujtuar ta bëjë një gjë tillë”, thotë Prelvukaj. Ajo pohon se para pak kohësh, i është drejtuar Komunës së Prishtinës me një projekt, i cili ka pasur për qëllim që në sheshin “Bill Klinton” të punohet një mozaik gjigant. Mirëpo, Prelvukaj pohon se një iniciativë e tillë ka dështuar, duke mos pasur përkrahjen e komunës. Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi, thotë se Komuna e Prishtinës e ka përkrahur vetëm financiarisht skulptorin Izeir Mustafa dhe se po ashtu ka bërë edhe ndarjen e lokacionit për vendosjen e shtatores. “Komuna nuk është bartëse e këtij projekti. Ne kemi financuar autorin me rreth 16 mijë euro dhe kemi ndarë lokacionin. Besoj se do të ketë ndonjë shëtitore aty. Mirëpo, komuna nuk ka të bëjë me vlerësim e figurës”, thotë Gashi.

Në anën tjetër, arkitekti Valdet Osmani pohon se do të duhej një vend me përfaqësues për të vendosur këtë shtatore. Sipas tij, parcela e ndarë nuk është e mjaftueshme për një gjë të tillë.

“Për punën që e ka bërë e meriton një vend më të mirë, një shesh më të mirë. Aty është vend i vogël dhe mendoj që sheshi duhet të zmadhohet, të bëhet pikë referuese”, thotë arkitekti Osmani.

Më parë, skulptori Izeir Mustafa kishte pohuar që ideja për ndërtimin e shtatores së Klintonit i kishte lindur në shenjë falënderimi për ndihmën e tij dhënë Kosovës gjatë kohës së luftës.(Express)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24170. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24170