Big Bang

Seyfert

Valoris scriptorum
big_beng_shqip.jpg


Mund te kete ndodhur.
 

Universal

AnonymouS
Në formën e saj standarte, teoria e Big Bengut
pohon se universi ka filluar me zgjerimin e
menjëhershëm të të gjitha pjesëve. Po si arritën
të zgjeroheshin në të njëjtin çast, të sinkronizuar
të gjitha pjesët e universit? Kush ua dha
komandën atyre?

Andrei Linde, profesor kozmologjie 2
Një shekull më parë, krijimi i universit ishte një koncept që injorohej nga një pjesë e mirë e astronomëve. Shkak për këtë ishte koncepti i gabuar i shkencës së shekullit të 19-të ku pranohej gjerësisht ekzistenca e gjithësisë që nga pafundësia. Shumica e shkencëtarëve që studionin mbi universin duke supozuar se ndodheshin përballë me një masë lëndësh, e cila meqë ekzistonte që në infinit as nuk e merrnin mundimin ta kalonin ndërmendje për një "krijim" të universit, pra, për ekzistencën e një fillimi (të tij).
Filozofi gjerman Imanuel Kant ishte i pari person që pohoi "universin e pafundëm" në Kohët e Reja. Megjithatë zbulimet shkencore vleftësuan pohimin e Kantit.

Idea mbi "ekzistencën në pafundësi" (vazhdueshmëri) ka hyrë në Perëndim së bashku me filozofinë materialiste. Kjo filozofi, e cila i ka rrënjët te Grekët e lashtë, mbron idenë se nuk ka ekzistencë tjetër veç materies dhe se universi ekziston që nga pafundësia dhe do të vazhdojë deri në pafundësi. Kjo filozofi mbijetoi në forma të ndryshme gjatë sundimit roman dhe në Perandorinë e Vonë Romane dhe në Mesjetë, materializmi pësoi një rënie si rezultat i influencës së Kishës Katolike dhe filozofëve të krishterë. Por pas Rilindjes mes shkencëtarëve dhe filozofëve perëndimorë filloi të lindte një kuriozitet për burimet filozofike të Greqisë së lashtë. Kështu pra, filloi përqafimi i materializmit në këtë periudhë.

Ishte filozofi i shquar gjerman Imanuel Kant ai që gjatë Iluminizmit Evropian ka pranuar dhe mbrojtur materializmin. Kanti deklaronte se universi ka ekzistuar vazhdimisht dhe brenda kësaj pafundësie çdo probabilitet duhet të shihet si i mundshëm. Ndjekësit e Kantit idenë mbi një univers të pafund vazhduan ta mbronin së bashku (bashkangjitur) me materializmin. Qysh nga fillimi i sheku-llit të 19-të edhe teza se nuk ekziston një zanafillë e universit, pra, e krijimit në një çast filloi të përqafohej gjerësisht. Kjo ideologji, e cila u përvetësua me këmbë-ngulje të madhe edhe nga materialistë dialektikë si Karl Marksi dhe Frederik Engels, arriti të avancojë deri në shekullin e 20-të.

Ideja në fjalë për një univers të pafund në çdo periudhë ka qenë e lidhur fort me ateizmin. Nuk është e vështirë për ta kuptuar pse? Sepse ekzistenca e një zanafille për universin flet për krijimin e tij nga Zoti dhe e vetmja rrugë për t'iu kundërvënë kësaj ishte dalja në skenë me pretendimin se universi ka ekzistuar gjithmonë. Një nga ata, të cilët e përvetësuan me këmbëngulje këtë ideologji ishte Xhorxh Policer, i cili me librat që shkroi në shekullin e 20-të u bë një mbrojtës i njohur i materializmit dhe marksizmit. Në librin e tij me titull: "Parimet themelore të filozofisë", Policer duke u bazuar në modelin e "universit të përhershëm" i del kundra (krijimit) në këtë mënyrë:

"Universi është diçka e pakrijuar. Në qoftë se do të ishte e kundërta, atëherë duhet të jetë i krijuar nga Zoti në një çast të vetëm dhe duhet të jetë krijuar nga asgjëja, pra, mosekzistenca. Për të pranuar krijimin, para së gjithash duhet të pranojmë, idenë e një çasti kur universi akoma nuk ekzistonte, dhe më pas çdo gjë u krijua nga hiçi. Kjo është diçka që shkenca nuk mund ta pranojë".3

Policer ishte kundra krijimit, duke mbrojtur idenë e pafundësisë së universit, mendonte se shkenca përparonte në anën e tij. Në fakt shkenca pa kaluar shumë kohë demostroi me të vërtetë se universi ka një fillim. Dhe ashtu siç e kishte deklaruar Policeri vetë, nëse ka një krijim atëherë duhet të ketë gjithashtu një Krijues.
 
Top