Bie në kurth sherri i Facebook

Bie në kurth sherri i Facebook

Facebookk.jpg

Jonathan G. Parker nga Fort Loudoun, PA është shpallur fajtor për vjedhjen e kryer gjatë ditës kur ishte futur me dhunë në shtëpinë e viktimës.

Ai po mbahet në paraburgim dhe në rast se shpallet fajtor mund të përballet me burg deri në 10 vite. Ky është vendi ku përfundon serioziteti dhe fillon humori.

Kur ai u fut në shtëpinë e viktimës, ai po kërkonte për stoli të arit dhe siç duket kishte edhe kohë të mjaftueshme për tu futur në Facebook. Parker duket se ka përdorur kompjuterin e viktimës për tu kyçur në Facebook. Dhe me mençurinë e tij, Parker ka harruar të çkyçet nga llogaria e tij para se të largohet nga vendi i ngjarjes me stoli ari në vlerë prej 3.500 dollarë.

Përfaqësuesit e stacionit policor i janë përgjigjur incidentit kur viktima ka realizuar gabimin e Parker. Ai është arrestuar pasi departamenti policor kreu disa biseda me miqtë e personit të pasionuar pas Facebook-ut.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=544. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=544

Top