BG&R dhe kontrata me qeverine serbe

ujku81

Primus registratum
BG&R dhe kontrata me qeverine serbe

BG&R kompania qe asistoi PD ne fushaten elektorale ka nenshkruar nje kontrate me qeverine serbe per te ndihmuar ate ne negocimet per statusin e Kosoves kunder marrjes se pavaresise se Kosoves.
E njejta oferte ju be dhe qeverise se Kosoves e cila e refuzoi "per arsye morale" sipas kryeministrit Kosumi.

Strategjia e BG&R rezultoi efikase ne fushaten e PD ku u krijua imazhi i ndryshimit (Berisha ka ndryshuar, eshte koha per ndryshim etj). eshte kompani e fuqishme dhe me lidhje te forta sidomos ne politiken amerikane.

Jam habitur pak qe nuk pashe te hapet nje teme lidhur me kete subjekt. Si mendoni, do te kete rezultat kete here? Une shpresoj qe jo?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: BG&R dhe kontrata me qeverine serbe

Shpresojmë që jo Ujk. Megjithatë nuk ishte shumë meritë e BG&R që fitoi PD në Shqipëri. Ishin 8 vjet korrupsion e së fundi ndarja e LSI që i dhanë fitoren PD. Pra në këtë drejtim nuk shoh ndonjë problem.
Pastaj shuma prej 60 mijë $/muaj nuk është një shumë që i ofrohet një firme të fuqishme (dhe një firmë e fuqishme nuk kërkon treg në një rajon të varfër) por më shumë një firme mediokër e pa shumë nam.

P.S. Mos e politizoni këtë temë me ngjarjet politike brenda Shqipërisë. BG&R është një subjekt privat i cili lidh kontrata me cilindo që i ofron të tilla.
 

Santiago

Primus registratum
Re: BG&R dhe kontrata me qeverine serbe

E drejte. Ajo firme private eshte dhe ka zot ate qe e paguan
Nuk ka pse te kete lidhje me fitoren e PD-se dhe nuk ka pse te ndodhe e njejta gje.
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: BG&R dhe kontrata me qeverine serbe

jam shume dakord me Kondren. PD fitoi per shume e shume arsye pak te lidhura me Marketingun e fushates...
Nuk e kuptoj moralin e Kosumit ne kete rast, sepse nuk e besoj se BG&R mund te luante ne te dy fushat. Gjithsesi per ceshtjen kombetare kjo nuk eshte shenje e mire, meqenese b.fj. ketu u paraqit si sukses i PD qe bashkepunonte me njerez pertej oqeanit.
 
Top