Besart Berisha, i zhgënjyer me Kombëtaren

Besart Berisha, i zhgënjyer me Kombëtaren

besart_berisha-150x150.jpg
</p>


Mosgrumbullimi në Kombëtare nga ana e përzgjedhësit Josip Kuze, për miqësoren me Estoninë, e ka zhgënjyer tej mase sulmuesin Besart Berisha. Kjo nuk ishte hera e parë që futbollisti i Arminia Bielefeld lihet jashtë nga trajneri kroat. 24-vjeçari është mllefosur me këtë vendim. Ai nuk e kupton se pse nuk ftohet në ndeshje të tilla si kjo me Estoninë, e cila do të ishte mundësi ideale për të dhe për futbollistët që kanë minutazh të vogël në kombëtare, për ta shfaqur atë që dinë, pasi Berisha zakonisht inkuadrohet në lojë te kuqezinjtë në minutat e fundit të ndeshjes. Momentalisht nuk e di as vet arsyen. Nuk e di se çfarë po kërkon përzgjedhësi Kuze. Ai nuk flet me mua asnjëherë, por as të tjerët në kombëtare. Unë po ushtrohem rregullisht. Duhet të më thonë se kjo bën e kjo sbën, që ta di se çfarë të bëj e çfarë jo, ku të përmirësohem e ku jo, tha ai. Ata nuk flasin me mua, unë pres këshilla dhe udhëzime. Në vend që të më ftojnë në këtë ndeshje dhe të më japin një minutazh më të madh, ata më lënë jashtë. Kështu ka ndodhur edhe në ndeshjen me Qipron. Nuk po mund ti kuptoj lëvizjet e tyre, ankohet Berisha.</p>


Ish-futbollisti i Burnleyt dhe Hamburgut e konsideron veten si e ardhmja e Kombëtares Shqiptare, kështu që kërkon të jetë i rregullt tek ekipi kuqezi. Unë dhe disa futbollistë të tjerë jemi e ardhmja e Kombëtares. Neve duhet të na kushtohet më shumë rëndësi. Tek e fundit, unë jam prej 3-4 vjetësh në kombëtare dhe duhet të kem trajtim më të mirë, të flasin më shumë me mua. Duhet të ketë rregulla profesionale, që ta bëjmë ndonjë marrëveshje, ndonjë mirëkuptim. Kështu nuk shkon, vazhdoi ai. Shqiptari rrëfen se në ndeshjen me Suedinë, të fundit kualifikuese për Botërorin 2010, Kuze i kishte premtuar minutazh, por në fund kishte vendosur që të mos e fuste fare në lojë. Sidoqoftë, Berisha thotë se gjithmonë është i gatshëm që të japë kontributin e tij dhe maksimumin për kuqezinjtë, nëse i jepet rasti. Sulmuesi shqiptar nuk ka minutazh të madh as te skuadra e tij, Arminia Bielefeld. Ky ekip po shkëlqen në Bundesligën 2 gjermane, kështu që trajneri i saj është përqendruar në njëmbëdhjetëshin aktual. Unë luaj në një ekip të mirë. Kur ekipi i arrin 9 fitore radhazi, nuk pritet që të luash, pasi trajneri përqendrohet tek ata lojtarë. Por unë do ta pres shansin. Në futboll është e rëndësishme të besosh, që të mos demoralizohesh. Më mirë është të luash më pak në një ekip që pretendon Bundesligën dhe nesër, pasnesër mund të tregohesh aty, sesa të jesh i rregullt në një klub që rrezikon të bie nga liga, tha Berisha. Në fund, prishtinasi konfirmoi se nuk e ka ndërmend të lëvizë nga Arminia Bielefeld. Atij i pëlqen projekti i këtij klubi, ndaj dëshiron ta respektojë kontratën me klubin gjerman, e cila zgjat edhe dy vjet e gjysmë.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23779. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23779
 
Top