Besa kërkon gijotinë për arbitrin Jareci pranon gabimin e penalltisë
Gjyqtari ndërkombëtar Sokol Jareci i kërkon ndjesë opinionit kavajas, stafit dhe futbollistëve në lidhje me atë që ndodhi në Kavajë. Ndërkombëtarit Sokol Jareci, në lidhje me rastin e penalltisë së paakorduar në minutat e fundit. Pikërisht në lidhje me këtë episod, vetë Jareci, pasi ka parë pamjet filmike në mbrëmje tek emisioni “Procesi Sportiv”, është bindur dhe pranon faktin se ai rast në fundin e ndeshjes përbën 11-metërsh. “Dëshiroj që të t’i drejtohem opinionit publik dhe atij kavajas, duke i kërkuar sinqerisht ndjesë publike për vendimin tim të munguar, përsa i përket rastit të fundit të ndeshjes në mosdhënien e 11-metërshit. Kjo ka ardhur në pamundësi të plotë të rrezes së shikimit, në çastin e kontaktit ndaj futbollistit kavajas.

Pamundësia ime reale për të parë të plotë momentin është i vetmi motiv për mos akordimin e penalltisë. Kam parë në mbrëmje pamjet filmike dhe me ndërgjegje të plotë jam bindur për atë rast, që përbën një 11-metërsh, por që në fushë, mundësia e shikimit prej meje mungonte. Personalisht ndiej t’u përcjell klubit, futbollistëve dhe trajnerit, ndjesën time për këtë moment, duke shpresuar në mirëkuptimin e plotë”,- përfundon deklaratën e tij gjyqtari ndërkombëtar i FIFA-s, Sokol Jareci. Takimi Besa-Dinamo, të hënën është shoqëruar me shumë probleme në fushë, teksa pika kulmore erdhi në momentin kur kavajasit kërkonin penalltinë e dytë nga Jareci (që rezultoi e saktë) në momentet e fundit të ndeshjes, por që Jareci, sikurse e pohon të nesërmen e ndeshjes, nuk ka pasur mundësinë e shikimit dhe për pasojë nuk ka akorduar asgjë.

Reagimi publik dhe zyrtar kavajas për këtë rast ka qenë më se i ashpër. Presidenti Bizhdili në publik këtë e ka quajtur vjedhje karshi skuadrës së tij, ndërsa gjyqtari Jareci, pas moviolës në TV, e pranon penalltinë si të qenë, duke kërkuar ndjesë publike. Bizhdili vazhdon të jetë më se i nervozuar në lidhje me këtë që ndodhi, duke insistuar që skuadrës së tij i është vjedhur ajo ndeshje, por edhe pikë në takime të tjera. “Ne na janë mohuar shumë pikë këto javë. Nuk mund të diskutohet që do të ishim shumë më lart, në vend të parë madje, atje ku është edhe objektivi ynë. Më parë, ndoshta kemi reaguar ndaj medias duke thënë që titulli kampion nuk ishte objektivi ynë, por në fakt titulli është objektivi ynë. Kjo është skuadra më e mirë që unë kam ndërtuar në karrierën time si president i Besës dhe jam i bindur që mund të ecë shumë më përpara se kaq. në rastin e Jarecit për ndeshjen kundër Dinamos.

E pranuan të gjithë, e pranoi presidenti i FSHF-së, Duka, shefi i garave Shulku, trajneri i Dinamos Muça, që na vodhën në ndeshjen e fundit. Tani unë pres që Federata të ndërhyjë fort ndaj këtij gjyqtari që ai të mos ketë më mundësi që të luajë me investimet tona. Nëse do të marrë vetëm ndonjë vendim prej dy apo tri ndeshjesh edhe ne do të reagojmë fuqishëm. Tani nuk e di sesi, por do të reagojmë”- përfundon Bizhdili.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26388. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26388