Berluskoni ia shet Milanin Gadafit?

Albforumi

Primus registratum
Berluskoni ia shet Milanin Gadafit?

Muammar+Gaddafi+Meets+PM+Berlusconi+Italian+5hpEyAv2PWyl.jpg
<p class="wp-caption-text">Gaddafi e Berlusconi ne takim</p>


Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, duket se është i gatshëm për ta shitur ‘dashurinë e tij të madhe’, klubin gjigant të futbollit, Milan, kurse blerësi më serioz shihet presidenti i Libisë, Muamer El Gadafi. Një lajm të tillë e ka bërë të ditur e përditshmja italiane “La Reppublica”.
Sipas kësaj gazete Berluskoni ka biseduar rreth kësaj teme me liderin e Libisë, me rastin e kremtimit të 40-vjetorit të qeverisjes së Gadafit, e cila u zhvillua ditë më parë në Tripoli. Përfshirja e njerëzve me ndikim nga Libia në futbollin italian nuk është një risi, pasi një pjesë të madhe të aksioneve të Juventusit janë në pronësi të Bankës Qendrore të Libisë dhe të Këshillit libianë për investime. Vlera e Milanit vlerësohet të jetë diku 600 deri 800 milionë euro.</p>


Burimi : Rtklive</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://acmilan-shqip.org/?p=860. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://acmilan-shqip.org/?p=860
 
Top