Berlusconi:Humbja në derbi, gabim taktik

Presidenti i Milanit: Silvio Berlusconi

Presidenti kuqezi është rikthyer të analizojë humbjen kundër Interit

Eshtë një trajner që gabon, por duhet të kemi besim. Këto kanë qenë fjalët e Silvio Berluskonit, i cili është rikthyer të flasë për Ronaldinjon, Milanin dhe derbin. Dhe për ato këshilla që Leonardo nuk i ka marrë në konsideratë. Sedorfin me dy brazilianët, ka sugjeruar presidenti kuqezi. Ndërsa, tekniku ka futur në fushën e lojës Borrielon për të kompletuar sulmin. Të shtunën e kaluar pas humbjes Berluskoni nuk ka bërë asnjë kritikë, por ditën e djeshme ka ritheksuar konceptet e filozofisë së tij që ka në qendër të saj Ronaldinjon. Jam i bindur se Ronaldinjo mund të rikthehet të jetë një lojtar i madh. Eshtë në formë të mirë fizike dhe nëse i gjehet në fushë një pozicion i përshtatshëm ai mund të jetë udhëheqësi i Milanit.

GABIME TE MOSHES – Ja ku qëndron problemi: pozicioni. Kundër Interit kemi humbur 4-0, por çdo ndeshje është e ndryshme nga tjetra. E kam shumë mirë parasysh gabimin taktik që është bërë, por nuk dua të flas për këtë, përndryshe më pas do të më akuzojnë se dua ta bëj vetë formacionin, ka thënë numri një i Milanit. Por Leonardo është akoma njeriu, të cilit Berluskoni i ka dhënë mbështetjen e tij në përfundim të një faze përgatitore aspak pozitive. Braziliani është akoma njeriu që presidenti kuqezi do në drejtim të skuadrës së tij. Sapo ka filluar, duhet të ketë kohë që të gabojë dhe të përmirësohet.

FJALE - Ndërkohë ditën e martë Adriano Galiani, që kishte folur më parë gjatë këtyre ditëve me Leonardon, ka dashur të jetë i pranishëm në rifillimin e stërvitjes. Eshtë takuar me disa lojtarë, midis të cilëve Sedorf dhe Gatuzo, protagonistë të zëvendësimit të vonuar që në një farë mënyre ka ndikuar në rezultatin e derbit. Nuk i kam bërë moral apo qortime skuadrës. Çfarë kuptimi ka, duhet të shikojmë përpara. Duke menduar për gjërat pozitive të derbit, për shembull për gjysmëorëshin e parë që kemi luajtur mirë, ka thënë zëvendëspresidenti i kuqezinjve. Pra, asnjë qortim, por sigurisht zhurma e këtyre ditëve do ti ketë sugjeruar këshilla të rëndësishme dy protagonistëve të zëvendësimit fatal. I duhet dhënë fund kësaj historie, ka thënë Galiani. Sedorf dhe Gatuzo, ndër të tjerë, janë sqaruar. Duket se e kanë bërë këtë në mënyrën e duhur, pa e goditur me këpucë njëri-tjetrin.

Ky artikull eshte marre nga: http://acmilan-shqip.org/?p=855. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://acmilan-shqip.org/?p=855