Berisha: TAP, mundësi e madhe

Aquarius

Valoris scriptorum
Mbledhjen e parë të Qeverisë, pas humbjes së zgjedhjeve, Kryeministri Sali Berisha ia kushtoi gazsjellesit Transadriatik, projekt që përfshiu gjerësisht Shqipërinë në trajektoren e tij në vitin 2009, pas lobimit intensiv të Kryeministrit Berisha.

Tani qe projekti u miratua, Kryeministri thote pa hezitim se ky eshte vendimi me i rendesishem strategjik per Shqiperine pas anetaresimit ne NATO dhe me perfitime direkte per shqiptaret.

“Do te krijoje ne Shqiperi ne te gjithe trajektoren e tij, mijera vende pune, qindra biznese dhe shërbime ne te gjithe trajektoren e tij, behet nje korridor i fuqshem punësimi dhe te ardhurash per shqiptaret. Them dhe njehere, qe, ne rrafshin strategjik, perben nje fitore te jashtezakonshme,


ne rrafshin ekonomik perben nje fitore te jashtëzakonshme, sigurisht provesi i integrimit europian eshte mbizoterues. Ato jane dy ceshtje te ndryshme, por zgjidhja e problemit e energjise eshte zgjidhje perfundimtare”, tha Berisha.

Gjate paradites, kryeministri Berisha u takua me perfaqesuesit e qeverise se Azerbajxhanit dhe te konsorciumit Shah Deniz 2. Takim ne te cilin kryeministri tha se kishte dhene edhe nje garanci shume te rendesishme, qe lidhet me qendrimin e qeverise se re ndaj gazsjellesit.

“Te gjitha marrëveshjet per TAP jane miratuar ne unanimitet ne parlamentin shqiptar dhe se kjo eshte nje garanci e plote se projekti do te kete mbeshtetje totale te qeverise dhe opozites neser ne Parlament”, tha Berisha.

Berisha, thirrje administratës: Vijoni punën

Kryeministri Sali Berisha e shfrytezoi mbledhjen e Qeverise edhe per nje mesazh tjeter shume te rendesishem, qe lidhej me funksionimin e administrates. Kryeministri u kerkoi anetareve te kabinetit te percjellin tek administrata mesazhin se ajo duhet te kryeje me kapacitet te plote detyrat e saj derisa Parlamenti i ri te votoje qeverine e re.

“Cdo lloj demobilizimi eshte shume i pandershem, eshte i padenje, eshte i papranueshem. Administrata duhet ta tregoje veten te funksionoje me kapacitet te plote dhe përkushtim te madh deri diten qe e dorezojme. Diten qe e dorezojme eshte Qeveria tjeter, e cila do te perzgjedhe rruget e organizimit dhe motivimit te administrates. Ne qendrojme ne projektin tone deri diten e fundit. Diten e fundit vjen nje drejtim i ri qe percakton rregullat standardet, qe ka plotesisht te drejten, legjitimitetin e plote per te vepruar sipas platformes se saj”, theksoi Berisha.

Mbledhja e Qeverise, ishte e para pas zgjedhjeve te 23 qershorit, ku e djathta humbi perballe kundershtareve te majte. Nje dite me pare Berisha njoftoi publikisht doreheqjen nga funksionet e tij drejtuese ne Partine Demokratike dhe pranoi verdiktin e sovranit per qeverisjen e re
.
 
S

sobi

Guest
NE CDO RAST SHKELJE TE RREGULLAVE TE MESIPERME, SHKRIMET DO TE EDITOHEN.

JU FALEMINDERIT PER MIREKUPTIMIN
 
Top