berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!
komino
Valoris scriptorum
berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!
Lexova kete tek lajmet e fundit tel www.shekulli.com.al
19 shkurt 2004 ora 12 --
Jam shume kurioz te lexoj komentet neser
Cfare do te thote - SHQIPERIA SI QIPRO?
une di qe qipro eshte e ndare ne nje pjese tukre e ne nje pjese greke
Qipro se shpejti do hyje ne BE
Qipro ...
Cfare kuptohet me SHQIPERIA SI QIPRO?
komino
Valoris scriptorum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!
ups
u gabova une (ose shekulli)
duket se e ka thene nano jo berisha
(kete informacion te fundit e mora nga tema e ALSO tek media)
dhe i referohej vemendjes se nderkombetareve qe mund te largoehet nga shqiperia per shkat te mos marreveshjeve te brendshme (merruni vesh me njeri tjetrin dhe pastaj na therrisni t'u "ndihmojme")
"dikush" do te kete pare ndonje enderr!
rosen
Primus registratum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!
duket llogjike.dote ishte humbje kohe dhe lekesh.
komino
Valoris scriptorum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!
Berisha: Rezolutë për deklaratën e Qipros
Shekulli
TIRANE- Kryetari i opozitës Sali Berisha akuzoi kryeministrin Fatos Nano se ai kishte qenë një nga nxitësit kryesorë që kishte kërkuar prej kohësh që Shqipëria të shndërrohej si Qipro. Pas deklaratës që kryeministri dhe kryetari i PS-së bëri në aktivin e socialistëve të Tiranës, kreu i selisë blu e konsideroi atë si të papërgjegjshme. Berisha tha dje në Parlament se edhe nëse donte Nnao që Shqipëria të kthehej si Qipro, kjo nuk kishte për të ndodhur kurrë. Sipas tij për gati 100 vjet të ekzistencës së shtetit shqiptar kishte pasur shumë që kishin dashur ta realizonin këtë. Berisha kërkoi që opozita të hartonte një deklaratë-rezolutë për të kundërshtuar qëndrimin e papërgjegjshëm të kryeministrit të vendit, e cila do të bëhet prezente në seancën më të afërt. Ndërkaq deputeti i PDK-së Nikollë Lesi kërkoi që kryeministri Nano të vinte të sqaronte Parlmentin për deklaratën që kishte bërë. Por zv/kryeministri Namik Dokle tha se deklarata e Nanos nuk kishte pasur këtë qëllim. Sipas tij, Nano ka thëne se Shqipëria rrezikon të ngelet jashtë vëmendjes së ndërkombëtarëve, ashtu si ndodhi me Qipron për 25 vjet.
Martin Gora
Primus registratum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!
Ja pjese nga fjalimi ORIGJINAL i Nanos. Besoj se duket qarte se cfare ka thene Nano dhe se si kerkojne ta interpretojne ata qe e futen shqiperine ne lufte civile per 5 vjet.
Portofoli i Bankës Botërore për Shqipërinë është nga më të pasurit në të gjithë asistencën e Bankës Botërore për vendet në zhvillim në shkallë ndërkombëtare dhe eksperienca e saj në Shqipëri kualifikohet nga më të suksesshmet në vitet e bashkëpunimit me qeverisjen tonë; kur një gjigand i bankave evropiane si Reiffaisen vjen, studion dhe guxon të blejë bankën kryesore të sistemit financiar në Shqipëri, atë të kursimeve. Guxon ta blejë me një vlerë 3 herë më të lartë se inventari ose 2.3 herë më të lartë sesa të gjitha shitjet e kësaj natyre në të gjithë ish-Evropën Lindore; kur konsorciume ndërkombëtare gjermano-amerikane, madje si Hochtief dhe Fondi Amerikan i Ndërmarrjeve guxojnë të marrin me koncesion aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit; kur për herë të parë po me koncesion po nis puna për ndërtimin e autostradës Rrogozhinë – Tiranë – Thumanë; kur po nis puna për ndërtimin e TEC-it të Vlorës, që qysh nga paneli i parë 300 Mega do të katërfishohet në 1200 Mega përbri naftësjellësit AMBO; kur gjigandë të biznesit botëror si General Electric dhe Lockhid Martin po investojnë në infrastrukturat tona të transportit dhe sigurisë ajrore, hekurudhore etj.
Shqiperia nuk mund te kthehet as ne Gjeorgji as ne çeçeni.
Kjo nuk mund të ndodhë dhe unë nuk jam këtu për të thënë se Shqipëria nuk është Gjeorgji apo Çeçeni. Ajo që mund të ndodhë është që për shkak të krisjes, çarjes dhe sherrit të brendshëm, që bllokon dhe vendimarrjen për reforma,- pasqyra më e mirë e këtyre vonesave është në sesionet parlamentare- Shqipëria mund të përfundojë si Qipro, të dalë nga vëmendja ndërkombëtare për nja 25 vjet.
Ndoshta këta njerëz që vijnë nga kullat e izoluara, ku ne po i nxjerrim për në botën e lirë, janë mësuar të mbretërojnë në vende të izoluara dhe të harruara nga komuniteti global. Këtë detyrë kemi. Ky është misioni ynë që pas nuk e di sa kohësh të mos na vijnë misione të tjera paqeruajtësish apo paqëtuesish për të na rikthyer në vëmendjen e të gjallëve, si vend që jo vetëm është lidhur fort në kalatat e integrimit europian dhe çimat po e tërheqin, dhe motorët tanë punojmë me të gjithë avullin, por dhe si një vend që është vendimtar për stabilitetin dhe progresin e të gjithë rajonit të Evropës Juglindore."
Klinton
Primus registratum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!
[*]"Shqipëri greke", "Shqipëri turke" dhe "Qiproja nanoiste"[/list]
Preç Zogaj
Janë bërë dy luftëra në Ballkan këto pesë vitet e fundit. Më e madhja, ajo e NATO-s për çlirimin e Kosovës nga Serbia. Një luftë e pashembullt që i dha fund një padrejtësie të madhe në kurriz të shqiptarëve dhe hapi epokën e bashkimit të tyre brenda Europës së re. Lind pyetja: Pse do të bëhej gjithë ajo luftë që ndryshoi kursin e rajonit, nëse jo Shqipëria e madhe, por kjo e vogla, Republika e Shqipërisë, rrezikohet nga virusi qipriot? Kjo pyetje thërret në kauzë pikësëpari kryeministrin e Shqipërisë, i cili ka nxjerrë dje nga mënga një letër befasuese, jo për ne që ia njohin inkoshientin, por për politikën e lartë perëndimore. Duke komentuar zhvillimet e fundit në vend, Nano ka thënë në aktivin e PS-së së Tiranës se rreziku më i ri që kërcënon Shqipërinë quhet një ndarje apo një konflikt ala "Qipro"! Nuk ka të dhëna se ç'vend ka zënë në analizën e Nanos përqasja midis zhvillimeve shqiptare ku qytetarët po protestojnë kundër qeverisjes se keqe dhe rastit qipriot, kur për dekada ka patur një konflikt etnik midis grekëve e turqve që popullojnë të njëjtin ishull. Nuk dihet gjithashtu si është pritur dhe a është zbërthyer më tej nga të pranishmit në aktiv thagma në fjalë? Gjasat janë që ky kumt i zi të jetë përcjellë me heshtje, me injorancë apo me shtirje budallenjsh. Përndryshe, ashtu siç u njoftuan kundërshtimet e Ilir Metës ndaj spekullimeve me shifrat, do të ishte njoftuar edhe indinjata e ndonjërit apo e ndonjërës ndaj paralelizmit provokativ midis Qipros greko-turke dhe Shqipërisë shqiptare. Absurditeti i këtij paralelizmi shtohet akoma më shumë kur shohim se komunitetet greke dhe turke në Qipro po përpiqen jo pa sukses të lënë pas të kaluarën konfliktuale dhe të themelojnë një bashkëjetesë të re mes tyre. Kryeministri ynë vërtet nuk ia thotë për analiza politike, por vështirë të mos e dijë ç'ka ndodhur e ç'po ndodh në Qipro. Po të kishte pakëz respekt për mendimin dhe të vërtetën kurrë nuk do të guxonte, madje do t'i vinte turp të bënte Kasandrën qipriote për Shqipërinë, thjesht sepse opozita ka nxjerrë në rrugë mijëra njerëz që kërkojnë demokratikisht largimin e tij nga posti. Ç'ka ndodhur me ketë njeri, që na tërhiqte deri dje me frymën demokratike të teksteve të veta! Vërtet i ka rënë pushteti në kokë në atë shkallë sa të mos kuptojë as edhe një fije nga arsyeja e protestuesve dhe kundërshtarëve politikë? Mos po kalon momente lajthitjeje? Mos nuk di? Mos nuk e ka veten në dorë? Mos përdoret? Unë nuk jam në gjendje tani të vë gishtin, por për një gjë kam sigurinë se nuk po gaboj: Kërcënimi me skemën e konfliktit të deridjeshëm qipriot është një vepër tipike e kancelarive dhe lobeve antishqiptare, pavarësisht se Nano mund ta ketë marrë për ta përdorur si gogol ndaj opozitës në një anë dhe si diversion ndaj partnerëve euroamerikanë në anën tjetër. Nano, në një farë mënyre, i paralajmëron ata me ndarje të vendit, nëse nuk e mbrojnë pa kushte ndaj protestave qytetare të udhëhequra nga opozita. Besoj se me ketë hap kryeministri ka dekonspiruar një kartë virtuale që do ta ndëshkojë atë politikisht. Është e vërtetë se lobet greke, veçanërisht lobi grek në SHBA, kanë rritur peshën e tyre në ekonominë dhe vendimmarrjen politike qeveritare duke mbajtur shpeshherë si brerore flamurin amerikan, por nuk ka, as ka për të patur Shqipëri greke në kuptimin e Qipros greke. Jugu i Shqipërisë është i gjithë Shqipëri dhe Nano vetëm e fyen këtë pjesë të vendit duke e llogaritur si rezervë luftarake në flateritë e tij politike. E vërteta është se në kohën tonë çështja shqiptare nuk po shkon drejt "mureve qipriote", por drejt modelit të hapjes dhe bashkimit. Ky proces është i pakthyeshëm. Sigurisht, armiqtë e Shqipërisë dhe Ballkanit të ri, s'kanë rreshtur së punuari për të penguar zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare dhe rivendosjen e ekulibrit natyror në rajon midis shqiptarëve, serbëve dhe grekërve. Këto gjashtë vitet e fundit ata i kanë ofruar vendit tonë të varfër dy-tre herë rresht skemat e luftës civile dhe të likuidimit të opozitës demokratike. Nëpërmjet marionetave të tyre në krye të qeverisë socialiste ata kanë shtënë në dorë sektorët kyç të ekonomisë dhe kanë bllokuar me sukses zhvillimin e vendit. Shqiptarët nga Jugu në Veri po e kuptojnë çdo ditë pse janë të varfër e të nëpërkëmbur. Prandaj po mbushin kudo sheshet e protestës dhe nuk do të kthehen në shtëpitë e tyre pa u dhënë fund njëherë e mirë padrejtësive të jashtëzakonshme në shpërndarjen e pasurive që krijohen. Përkundrejt këtij zgjimi dhe ndriçimi historik, ja ku kryeministri i tyre, për turpin e botës, u ofron fantazmën e konfliktit qipriot. Që përkthehet kështu: "Ose mbajmë privilegjet dhe kolltukët, ose i vëmë zjarrin gjithë vendit"! Ne të tjerët duhet të zgjedhim!
Janë dritëshkurtër, po aq sa të ligj. E përsërisim se nuk ka patur, nuk ka e nuk do të ketë "Shqipëri greke" dhe "Shqipëri turke". Shqipëria është një në gjithçka, edhe në hallin e saj. Analogjia e Shqipërisë me Qipron mund të përdoret metaforikisht vetëm në formën e "Qipros nanoiste" si ishull i nepotizmit dhe kleptokracisë. Rrjedhimisht, Nano apo ata që qëndrojnë pas tij, e kanë kot kur mendojnë se mund ta hedhin lumin me kërcënimin e një lufte civile apo me provokimin e saj.
Klinton
Primus registratum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!
permbaju temes.
Klinton
Primus registratum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!
edituar
komino
Valoris scriptorum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!
Me sa pashe ne postimin e martin1 (mbase nuk eshte i sakte) nano nuk ka thene asgje skandaloze.
Bejme mire qe e fajesojme per fajet e tij (qe jane te shumta) por, kur te fillojme te deformojme shprehjet qe nuk kane asgje te keqe do te thote se jemi krejtesisht idiote e te falimentuar.
nuk ka thene asgje qe nuk shkon!
eshte e kote te zgjatemi me tej me keto dallavere
Analogjine qe beri mund edhe ta kursente (megjithese-e perseris-nuk eshte ndonje tragjedi)
per temen "Shqiperia si Qipro". Nano-Berisha ka vendin e vet.
Klinton
Primus registratum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!
Gene
Ketu shefi i qeverise flet sikur ne te ishim diku andej nga fundi i globit dhe nuk na begenisin.
Permend edhe pasurine e portofolit te bankes boterore, gje qe e ka qejf me shume, se edhe vete pushteti, dhe ........
edituar
Martin Gora
Primus registratum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!
ver link-un me mire sesa ben copy-paste. fjalimet politike perhapen sa ne fusha personale Nano-Berisha e sa ne fusha te politikes se brendshme te PSSH, PD e partive te tjera.
Guest
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!
Dhe se fundi dua t'ju beje nje pyetje te sinqerte. Duke supozuar se ju qe nuk shihni asgje te keqe ne ate çka thene Nano, jeni atdhetare; çfare eshte ajo qe do t'ju bente te ndryshonit ide? Mos ndoshta qe ai te shprehet qe Shqiperia eshte Greqi????
fabiola
Primus registratum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!
o kalamoja,fatos nano deshi thjesht te thoshte ate qe tha:qe shqiperia,per faj te vet,ashtu si qipro mund te kthehet ne nje vend kronikisht te destabilizuar dhe te dali nga vemendja e komunitetit nderkombetar,i cili nuk e ka per detyre ta mbaje situaten e brendshme nen kontroll.se kuptoj ku hyn greqia,tradhtia,atdhetaria.
kastriot
Primus registratum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!
META: NANO U SHERBEN QARQEVE ANTISHQIPTARE
Edlira Prenga
Ish-kryeministri Ilir Meta shfaqi dje shqetesimin e tij lidhur me deklaraten e bere nga kryeministri Nano dy dite me pare se Shqiperia eshte nje Qipro e dyte. Kjo deklarate ne te vertete ka ngjallur reagimin e te gjithe politikes shqiptare, pasi kryeministri socialist ketu ve ne dyshim etnicitetin shqiptar, fakt ky i vene me shume ne dukje nga opozita dje ne parlament. "Distancohem qarte dhe prere nga cdo aludim me dashje apo pa dashje dhe paralelizem midis konfliktit te Qipros dhe konflikteve te Shqiperise", u shpreh dje Meta duke bere te qarte dhe nje here se qendron larg deklaratave te kryetarit te mazhorances. "Askush me dashje apo pa dashje nuk duhet te beje paralelizma te cilat nuk kane asnje lidhje midis dy vendeve, te ngaterroje konfliktin politik te Shqiperise me konfliktin nder etnik ne Qipro apo kudo tjeter", u shpreh ish-kryeministri. Sipas tij "askush nuk duhet te behet zedhenesi qarqeve antishqiptare dhe i percarjeve veri-jug ne teori te tilla te cilat jo vetem qe nuk ndihmojne stabilitetin, te cilat jo vetem qe nuk ndihmojne ne kapercimin e problemeve politike dhe ekonomike, por perkundrazi jane skenare dhe qellime qe nuk i sherbejne Shqiperise dhe stabilitetit ne rajon".
kastriot
Primus registratum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!
SHQIPERIA NUK ESHTE QIPRO!
Eglantina Nasi
Shqiperia nuk mund te krahasohet me nje vend te ndare mbi dy baza etnike! Nje deklarate e tille e parlamentareve opozitare ka mberritur dje ne Kuvend, vetem nje dite pas asaj te leshuar nga kryeministri Nano ne aktivin e PS-se se Tiranes. "Shqiperia mund te perfundoje si Qipro, te dale nga vemendja nderkombetare per nja 25 vjet" ka thene saktesisht Nano ne kete takim. Nga ana tjeter, ka shtuar se ajo qe mund te ndodhe per shkak te carjes dhe sherrit te brendshem te cilat bllokojne vendimarrjen per reforma, pasqyra me e mire e ketyre vonesave do te jete ne sesionet parlamentare. Por nje deklarate te tille te Nanos menjehere i eshte kunderpergjigjur lideri i opozites Sali Berisha. Sipas tij, per asnje arsye Shqiperia nuk mund te krahasohet me Qipron, pikerisht me kete vend i cili realisht eshte i ndare mbi dy baza etnike. "Fatos Nano me nje pohim te tille nuk beri asgje tjeter. vecse deklaroi se eshte nje antishqiptar" tha Berisha duke e mbeshtetur akuzen e tij ne faktin se vete kreu i qeverise e krahason vendin e tij me nje shtet te percare etnikisht. Sipas Berishes, ndarja e Shqiperise ne baza te tilla eshte vetem nje enderr e Nanos, e cila nuk mund te realizohet. "Nano enderron qe te kete pashallekun e tij me qender Tepelenen" tha nder te tjera Berisha duke vene keshtu ne dukje deshiren per pushtet te kryeministrit Nano.
fabiola
Primus registratum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!
Fillimisht postuar nga harvey:
[qb] o kalamoja,fatos nano deshi thjesht te thoshte ate qe tha:qe shqiperia,per faj te vet,ashtu si qipro mund te kthehet ne nje vend kronikisht te destabilizuar dhe te dali nga vemendja e komunitetit nderkombetar,i cili nuk e ka per detyre ta mbaje situaten e brendshme nen kontroll.se kuptoj ku hyn greqia,tradhtia,atdhetaria.[/qb]
kastriot
Primus registratum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!
Ish-kryeministri tha se askush nuk duhet të bëhet zëdhënës i qarqeve antishqiptare
Meta: Nano frymëzues i përçarjeve jug-veri
Ish-kryeministri Ilir Meta, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Fatos Nano, mbi një analogji të konflikteve në Shqipëri me ato në Qipro, tha se distancohet plotësisht prej tyre. Meta tha se këto deklarata nuk ndihmojnë stabilitetin e vendit dhe kapërcimin e problemeve politike dhe ekonomike, si dhe nuk i vijnë në ndihmë stabilitetit të rajonit. Sipas Metës, askush s'mund të bëjë paralelizma e të ngatërrojë konfliket politike shqiptare me ato ndëretnike në Qipro. "Askush s'duhet të bëhet zëdhënës i qarqeve antishqiptare dhe frymëzues i përçarjes veri-jug", tha Meta.
kastriot
Primus registratum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!
Deputetët e opozitës kërkojnë që Nano të vijë në kuvend për të sqaruar krahasimet me Qipron
Opozita: Rezolutë, Nano po ndjell përçarjen
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi gjatë seancës së djeshme parlamentare, një sqarim nga kryeministri Nano për deklaratat e tija të dy ditëve më parë gjatë aktivit të Partisë Socialiste të qytetit të Tiranës, ku paralajmëronte se Shqipëria mund të përfundojë si Qipro. Berisha është shprehur se deklarata të tilla janë të një apatridi, i cili kërkon që të ndajë Shqipërinë në dy pjesë. Madje ai ka shtuar se nëse Fatos Nano kërkon që të ngrejë në Tepelenë pashallëkun e tij, të harrojë se mund ta bëjë një gjë të tillë. Ndërkohë nisur nga deklaratat e kryeministrit Nano gjatë aktivit të Partisë Socialiste për degën e Tiranës, kryedemokristiani Nikoll Lesi, ka kërkuar që kryeministri Nano të japë shpjegime gjatë seancës së ditës së hënë në lidhje me këto deklarata. Një kërkesë e tillë është përkrahur nga të gjithë deputetët e Partisë Demokratike, të cilët kanë firmosur një kërkesë, e cila do të dorëzohet në byronë parlamentare për të thirrur në seancën e radhës kryeministrin Nano për të dhënë shpjegime në lidhje me deklaratat e tij të fundit. Kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi i kërkoi opozitës që të zbatojë proçedurat parlamentare duke bërë një kërkesë me shkrim në Byronë parlamentare, për të thirrur interpelancë me kryeministrin Nano. Pas një ndërprerjeje të kësaj seance, për shkak se deputetët e opozitës kërkonin sqarimin e kryeministrit Nano, ajo rifilloi sërish sipas programit të miratuar nga Byroja. Në sallë ndodhen edhe deputetët e opozitës. Berisha bëri të ditur për gazetarët se "ne kemi vendosur të hartojmë një rezolutë, që ky kërcënim serioz për kombin dhe për integritetin territorial që vjen nga njeriu që mban karrigen e kryeministrit, të marrë përgjigjen e merituar në Kuvend".
Gjatë aktivit të Partisë Socialistë të Degës së Tiranës, Nano është shprehur se "nëse reformat vonohen në sesionet parlamentare për shkak të krisjes, çarjes dhe sherrit të brendshëm, që bllokon dhe vendimarrjen, atëherë Shqipëria mund të përfundojë si Qipro, të dalë nga vëmendja ndërkombëtare për nja 25 vjet". Pas deklaratës së Nanos kanë reaguar edhe ish-kryeministri Meta, i cili i ka quajtur këto deklarata si provokuese. Ndërsa përsa u përket protestave të 21 shkurtit, Berisha ripohoi se "opozita është e vendosur për një protestë paqësore", duke e quajtur atë si "më madhështoren që ka njohur Tirana" dhe që "do të sjellë zhvillime historike për shqiptarët".
Martin Gora
Primus registratum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!
Interpretimet tuaje jane perverte. Nje menyre e peshtire mallkimi qe te sjell zorret ne gryke.
Nano tha thjesht se konflikti do te na lere jashte vemendjes nderkombetare ashtu sic ka lene Qipron.
Ketu nuk ka as krahasim me Qipron, as me dy-etnicitetin e saj, por me relacionin konflikt i brendshem -- injorim nga nderkombetaret. Vetem kaq.
Top