Berisha s’donte lirimin e Nanos
Berisha s’donte lirimin e Nanos, por dhe për mua ishte fajtor
Zef Brozi: Presionet pas vendimit për kryetarin e PS
E ka mallkuar disa herë ditën që pranoi detyrën e kryetarit të Gjykatës së Kasacionit sepse që në ditët e para të këtij misioni do të ndodhej përballë dy zjarreve. Nga njëra ndodhej presioni i presidentit autoritar për të zbatuar urdhërat e tij dhe nga ana tjetër detyrimi për të mbajtur peshoren e drejtësisë të barabartë për të gjithë. Në intervistën e djeshme për Gazetën, Zef Brozi ka rrëfyer pikërisht këtë situatë mjaft të rëndë të krijuar mes tij dhe pushtetit të ish-presidentit Berisha pas proceseve të rëndësishme për pesë minoritarët, lirimit të gazetarëve Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka si dhe mosaprovimin e ndryshimeve të Kushtetutës nga Berisha e Meksi pak ditë para referendumit. Në numrin e sotëm, ish-kreu i Kasacionit do të rrëfejë pjesën më kulmore të aventurës së tij në këtë detyrë, pikërisht vendimin për rigjykimin e liderit socialist të burgosur.Një vendim për të cilin edhe sot e kësaj dite nuk ka ndryshuar ende mendim. “Për mua, Nano ishte fajtor për akuzën e falsifikimit të dokumentave, ndërkohë për akuzën tjetër, atë të vjedhjes mendoja se nuk qëndronte”, shprehet ai. Kaq u desh që Zef Brozi të futej në rrethin e atyre personave që ishin armiqtë kryesorë të pushtetit. Më tej skenari ishte i qartë.
Z. Brozi dje po na tregonit për votimin në parlament të heqjes së imunitetit tuaj. E mësuat këtë lajm vetëm nga gazetat dhe në treguar se u nisët drejt kuvendit për të ndjekur seancën. Çfarë ndodhi atë ditë janari të 1995?
Sa herë shkoja në Parlament për të ndjekur ndonjë seancë e kisha vendin në llozhën përkatëse. Dhe shkoja disaherë kur kisha interes për ndonjë ligj dhe rojet bënin detyrën e më nderonin kur hyja. Atje kisha rastin edhe të pija një kafe e të diskutoja me miqtë e mi deputetë. Po atë ditë gjithçka ishte ndryshe. Ushtari që rrinte tek rruga larg hyrjes tek oborri i godinës i bën shenjë shoferit të ndalonte. Shoferi shikon nga unë. Ndale, -i thashë. Ushtari tha se kishte urdhër që të mos më lejonin t’i afrohesha Parlamentit. Thashë se mos nuk po më njihte dhe për të mos patur ndonjë keqkuptim, iu prezantova. Por ai e dinte shumë mirë kush isha dhe përsëri tha se kishte urdhër. Unë nuk mund t’i kërkoja më ushtarit se nga kush e ka urdhërin. I thashë se ti e bëre detyrën dhe unë kam takim me kryetarin e Parlamentit. Jepi, - i them shoferit. Deputetët po hynin në sallë. Afrohem për të hyrë, por rojet nuk më lënë. Të duhet fletë hyrje,- thanë ata. Ishte hera e parë që po më kërkonin fletë hyrje. Shkoj për të marrë fletëhyrje, por m’u tha se ai personi që i ka është me shërbim jashtë Tiranës (kuptohej se ishte gënjeshtër). U them disa deputetëve nëse mund të bisedonin me Arbnorin që të hyja në Parlament. Ndonjë prej tyre që nuk dinte se nuk po më linin, tha po pse nuk hyn brenda se diskutimi ka filluar. I shpjegoj se nuk më lejojnë. Ndërkohë po vinin edhe shumë Ambasadorë e përfaqësues të tjerë që dukej se e kishin mësuar se do diskutohej imuniteti im. Kur më panë tek qëndroja aty para derës më përshëndetën dhe më thanë eja të futemi tani. Ju mund të hyni, por mua nuk më lejojnë të hyj, u përgjigja unë. Ambasadorët u shtangën. Si, nuk të lejojnë të hysh? Po a diskutohet për ty sot? Po, u thashë, e mësova sot nga gazetat. Me një nervozizëm të dukshëm njëri prej tyre tha: Pra as këtë herë nuk të kanë njoftuar? Ambasadorët u futën brenda ndërsa unë rrija në pritje jashtë. Në pritje që Parlamenti, që shpresonim të ishte tempull i fjalës së lirë dhe demokracisë, në fakt po jepte shenjat e së kundërtës. Mbaj mend kur i kërkoj Ministrit të Jashtëm (Alfred Sereqit-shën.red)tek po hynte në parlament, nëse ai mund të bisedojë që të më lejojnë të hyj brenda. Zef, -tha ai, këtu s’pyetem unë. Po të duash një vizë për jashtë, eja të ndihmoj.
Debati në sallë ndërkohë kishte nisur?
Po. Brenda vazhdonte diskutimi për mua. Kaluan dy orë dhe akoma s’po më lejonin të hyja. Nuk e përmbajta më fyerjen që po më bëhej dhe shkruajta një shënim të ashpër për kryesinë e Parlamentit dhe ia dhashë një deputeti që tua jepte. Me sa duket ai shënim e bëri efektin e vet. Kishin kaluar disa orë pritjeje, kur më në fund u lejova të hyj në Parlament. Fola duke shpjeguar ligjërisht e me fakte pse akuza që bëhej ishte e fabrikuar, e pa bazuar në ligj e në prova dhe shkresa që kisha firmosur ishte në zbatim të procedurës normale që ndjek Kasacioni në raste të tilla. Pastaj u thashë deputetëve se jam krejt i hapur dhe i gatshëm t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve që ju keni. Kryetari i Parlamentit tha se pyetjet të bëhen me shkrim dhe pastaj m’i jepnin mua. Pyetja e parë ishte nga një deputet i cili më kishte ardhur në zyrë për një çështje. Ia sqarova se pas verifikimeve të dosjes, faktet rezultonin ndryshe sa më kishte relatuar ai. U bënë dhe një a dy pyetje të tjera që nuk kishin asnjë lidhje me akuzën që më bëhej. Çuditërisht Arbnori i mbylli pyetjet kur unë mendoja se deputetët duhej të bënin pyetje që të sqaroheshin për shumë gjera. Ishte një rast i mirë për ata dhe për mua. Por Berisha e ndiente frikën: sa më shumë të bashkëbisedoja me deputetët, aq më shumë do ta njihnin ata të vërtetën.
Votimi u bë natën shumë vonë. E megjithatë lozha lart ishte plot me gazetarë, të huaj dhe të tjerë që po ndiqnin seancën. Aty ishte edhe e fejuara ime Diana që ndiqte me ankth seancën dhe votimin. Berisha insistonte që votimi të bëhej i hapur, se ashtu ai kontrollonte. Ai gjithnjë ka pasë e ka frikë nga votimi i fshehtë. Me insistimin e shume deputetëve u votua për mënyrën e votimit. Fitoi votimi i fshehtë. Berisha u xhindos. U njoftuan të vijnë për votim edhe disa deputetë që nuk ishin në seancë. Për fatin tim shumica votoi përsëri kundër heqjes së imunitetit tim. Parlamenti i dha për herë të dytë humbjen Berishës, duke mbrojtur lirinë time dhe pavarësinë e gjyqësorit. Edhe këtë herë shkoi dëm përgatitja që kishin bërë për dhomën ku do të më burgosnin.
Çfarë roli ka patur vendimi për të liruar Fatos Nanon në këto marrëdhënie? Sot pas kaq vitesh cili është mendimi juaj për atë proces?
Më falni, por duhet të saktësoj në gjuhen ligjore pyetjen, për hir të së vërtetës. Fatos Nano nuk është liruar sa kam qenë unë Kryetar Kasacioni. Ai doli nga burgu në vitin 1997 kur u hapën burgjet dhe me sa di Presidenti Berisha i akordoi faljen. Por Berisha dhe qeveria e trumbetuan kërkesën për rigjykim si lirim të Fatos Nanos, duke keqinformuar qëllimisht publikun brenda e jashtë vendit. Unë si kryetar i Kasacionit, pas shqyrtimit të dosjes dhe propozimit të sektorit të ligjshmërisë të kësaj gjykate, në bazë e në zbatim të ligjit të asaj kohe, mora vendimin për rigjykimin e Nanos nga plenumi i kësaj gjykate, pra me trup gjykues të përbërë nga gjithë gjyqtarët e kësaj gjykate. Fatos Nano ishte dënuar për falsifikim dokumentesh zyrtare dhe për përvetësim të pasurisë në favor të të tjerëve. A mund ta mendoni që Nano është kaq altruist, pra të vjedhë për të tjerët e jo për vete?!
Pikërisht akuza e dytë nuk ishte e bazuar në prova e në ligj dhe ishte në interes të drejtësisë dhe të të drejtave kushtetuese të të pandehurit Nano që çështja të rigjykohej nga kjo gjykatë.
Pra ju mendoni se për njërën prej akuzave Nano ishte vërtet fajtor?
Për akuzën tjetër, pra ajo e falsifikimit të vendimeve të qeverisë, unë si kryetar nuk kërkova as pafajësi as rigjykim, pasi edhe unë edhe këshilltarët ligjorë krijuam bindjen se vendimi gjyqësor për këtë akuzë ishte i drejtë, i bazuar në ligj e në prova.
Pra sipas kërkesës së Kryetarit Brozi, i dënuari Fatos Nano mbetej fajtor për njërën akuzë dhe për tjetrën vendimi do të varej nga vota e të gjithë gjyqtarëve të Kasacionit. Cili mund të ishte vendimi i Kasacionit? Këtë as unë nuk mund ta parashikoja ose paravendosja. Unë isha vetëm një votë e barabartë me gjyqtarët e tjerë. Pra gjykata e Kasacionit mund ta merrte në konsideratë kërkesën, mund të vendoste lënien në fuqi të vendimit të apelit, ose mund ta ndryshonte atë, madje edhe ta kthente çështjen edhe për hetime të mëtejshme a për rigjykim në gjykatën e Tiranës. Për mua kërkesa e Nanos për rigjykim ishte si një ndër mijëra kërkesat e bëra nga palë dhe të dënuar. Pozicioni politik i Nanos si kryetar i Partisë Socialiste nuk duhej të shërbente si bazë që t’i mohoheshin të drejtat që ligji i njeh çdo të dënuari.
Pra ju vendosët për rigjykimin e çështjes “Nano”. Cili ishte reagimi i pushtetit të Berishës?
Manovrat djallëzore që bëri Presidenti, Parlamenti e Qeveria në korrik-shtator 1995 për të sabotuar rigjykimin e kësaj çështjeje, çmenduria e shtetit me rrethimin e Gjykatës së Kasacionit disa herë e sidomos në shtator 1995, ndalimet në polici të disa drejtuesve dhe punonjësve të administratës së Kasacionit, kërcënimet nga të gjitha anët që shteti bënte ndaj kryetarit të Kasacionit, e të gjitha këto bëheshin në një kohë kur Berisha përgatitej të takohej me Presidentin Klinton, ishin veç te tjerash edhe një vetëvrasje politike që Berisha e konstatoi dhe u bind nga pritja në Shtëpinë e Bardhë.
Në vitin 1995 u duk qartë se qeverisja e asaj kohe po e çonte Shqipërinë drejt një neodiktature të përgjakshme. Megjithatë shumica e shqiptarëve nuk po e kuptonin këtë tragjedi që po i vinte vendit nga e ashtuquajtura “qeverisje demokratike”. Shqiptarët ende kalonin muajt e mjaltit me firmat piramidale që kishin mbështetjen dhe bekimin e qeverisë dhe Presidentit. Të flisje në atë kohë ndryshe nga sa mendonte e vepronte Presidenti e qeveria dhe duke qenë pjesë e strukturës së atij shteti, ishte një akt shumë i rrezikshëm dhe që dihej se do kishte pasoja të rënda për mua. Të heshtje përballë një realiteti të hidhur që e rrezikonte demokracinë në Shqipëri ishte rruga më e lehtë për të mos i hapur sherre vetes, për të mbajtur pozitën e lartë që kisha dhe për t’u majmur me korrupsion siç po bënin disa qeveritarë e pushtetarë të tjerë. Por kjo ishte rruga që unë nuk pranova.
Cili ka qenë qëndrimi i drejtuesve të PS përpara vendimit për Nanon? A kishte interesim, presion, apo ndërhyrje për lirimin e kryetarit të burgosur?
Presioni më i madh i bëhej Berishës nga institucionet ndërkombëtare. Për presionet e PS dhe të opozitës Berisha nuk e vriste mendjen. Ndërsa mbi gjykatën opozita ushtronte presion publik me anë të shtypit, medias dhe fjalimeve të drejtuesve të opozitës. Shpeshherë unë kritikohesha prej tyre si mbrojtës i Partisë Demokratike. Edhe kur e majta erdhi në pushtet më 1997, një drejtues i lartë socialist, në një takim me Amerikanë, do të më quante mua mik të Berishës. Edhe unë e pëlqej miqësinë e sinqertë, por besoj sëpari në të vërtetën dhe principet.
Si vijuan marrëdhëniet me Berishën pas vendimit për Nanon, të cilat arritën deri në shkarkimin tuaj nga detyra dhe largimin nga Shqipëria?
Eshtë për të ardhur keq se edhe sot pas 11 vjetësh njerëzit në Shqipëri nuk e dinë tamam të vërtetën e largimit tim. Kjo vjen edhe nga fakti se propaganda shtetërore në vitet 1994-1997 në çdo rast është përpjekur ta fshehë e ta deformojë të vërtetën e çështjes Brozi.
Pas dështimit dy herë në Parlament për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim, shteti berishian kërkoi rrugë të tjera dhe përdorën Gjykatën Kushtetuese që të sajonin pretekste për shkarkimin tim. Për turpin e saj kjo Gjykatë Kushtetuese që e dhunoi neveritshëm Kushtetutën, firmosi vendimin që mbase ia kishte dërguar të gatshëm Berisha: shpalli antikushtetues disa vendime të kryetarit të Kasacionit për pezullime të ekzekutimit të disa vendimeve gjyqësore. Dhe për çudi mua më fajësonin edhe për vendime që ishin bërë kur unë isha deputet dhe jo Kryetar Kasacioni. Nuk është vendi të bezdis lexuesin me argumentet ligjore që vërtetojnë se kërkesa e qeverisë dhe vetë vendimi i Gj. Kushtetuese ishin haptazi antikushtetues. Po ku e vriste mendjen Berisha, qeveria dhe vasalët e tyre për ligjet kushtetuese. Kushtetuta ishte vetë Pashai.
Mund të na rikujtoni me hollësi se çfarë ndodhi ato ditë?
Siç dihet natën e 21 Shtatorit 1995 (nata thuhet se është e pabesë) Presidenti, në mënyrë sekrete dhe intrigante, metoda që i kishte në stilin e vet, i dërgoi Parlamentit propozimin (më saktë: vendimin) për shkarkimin tim. Unë nuk kisha asnjë njoftim për këtë dhe as u thirra në Parlament për të dhënë shpjegime, siç e kerkonte procedura ligjore. Dihet se në ato ditë opozita e kishte braktisur Parlamentin për të protestuar kundër refuzimit që Kryeministri vazhdonte t’i bënte kërkesës së shumë deputetëve që ai të jepte shpjegime në Parlament për rrethimin policor të Gjykatës së Kasacionit. Me urgjencë dhe pa e pasur të përfshirë në planin e punës javore, Parlamenti (më saktë grupi parlamentar që ishte prezent në Parlament) votoi urdhërin e Presidentit dhe për pak minuta dhe pa diskutim, me votim të falsifikuar, u bë shkarkimi im nga të gjitha funksionet dhe u emëruan drejtuesit e rinj të Kasacionit që duhej të ishin betuar më parë se do ishin ushtarë të bindur të Presidentit dhe qeverisë. Sipas Dispozitave Kushtetutuese të asaj kohe kryetari dhe gjyqtarët e Gjykatës së Kasacionit mund të hiqeshin me votim të Parlamentit vetëm kur janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për ndonjë krim, ose kur bëhen të paaftë mendërisht. Në rastin tim asnjëra nga këto rrethana nuk ekzistonte. Heroi i demokracisë Azem Hajdari ishte një ndër deputetët që e kanë denoncuar publikisht fallsifikimin e votës së tyre lidhur me shkarkimin tim. Procesverbali i votimit në Parlament dhe prova të tjera rreth këtij fallsifikimi disponohen edhe nga qeveria Amerikane e cila zyrtarisht bëri dy protesta lidhur me shkarkimin e Kryetarit të Kasacionit Zef Brozi.
Unë nuk kisha asnjë njoftim se Parlamenti po diskutonte për shkarkimin tim dhe e mora vesh shkarkimin tim përmes lajmeve të orës 8 të darkës në Televizionin Shtetëror, kur isha në zyrë me një përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe disa miq të tjerë. Forca të shumta policie dhe shikase kishin rrethuar për të disatën herë Gjykatën. Por kjo ëndërr e keqe nuk kishte përfunduar akoma