Berisha: PS, bojkot në momentin e gabuar
Kryeministri Sali Berisha, gjatë vizitës në Bruksel, komentoi takimet me zyrtarët europianë dhe analizoi situatën e brendshme politike në Shqipëri.

Kryeministri: Nuk do të ndikojë në rrugën integruese. Pres që PS të shqyrtojë ftesat

Zoti Kryeministër, a mund ta zbehë bojkoti i opozitës procesin e shqyrtimit të aplikimit të Shqipërisë për statusin e kandidatit në BE?

Bojkoti i opozitës është në një moment shumë të papërshtatshëm për vetë pamjen e vendit, por duke qenë një akt pa asnjë arsye ligjore nuk mund të bllokojë proceset që janë të një rëndësie kapitale për vendin. Natyrisht, shpresojmë që ftesat e përsëritura të mia ndaj opozitës të shqyrtohen seriozisht dhe ai të pranojë që partia e tij të vazhdojë bashkëpunimin në interesin më të mirë të forcave tona politike, por edhe në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

A keni të njëjtin optimizëm edhe për liberalizimin e vizave?

Po, plotësisht dhe pa asnjë diskutim. Vizat janë në një proces ecurie normale. Premtimi imi është për liberalizimin e tyre në vitin e parë të këtij mandati dhe ne po plotësojmë kërkesat. Unë nuk shoh asnjë lloj problemi përveç faktit që ne duhet të plotësojmë me seriozitetin më të madh çdo kërkesë që shtrohen nga udhërrëfyesi për heqjen e vizave.

Zoti Kryeministër, çfarë diskutuat me kancelaren gjermane, Angela Merkel në takimin që patët. A do ndikojë raporti i progresit në procesin e shqyrtimit të statusit?

Absolutisht, në mënyrë kategorike, nuk pati asnjë lloj lidhjeje me raport-progresin. Raport-progresi është raporti më i shkëlqyer që është lëshuar ndonjëherë për Shqipërinë. Në mënyrë të veçantë, raport-progresi i bën nder çdo shqiptari, fatkeqësisht me vonesë, për çështjen e zgjedhjeve, sepse këto janë zgjedhjet e para që kanë vlerësimin më të mirë në këtë raport-progres. Kur të bëhen raport-progresi të tjerë, zgjedhjet do të jenë përmbledhur në një rresht, normal si për vende të tjera, por për ne, ngaqë kemi pasur probleme, ky raport ndalet dhe bën vlerësimin më pozitiv të tyre. Për ata që e lexojnë me vëmendje, raport-progresi ka një kapitull tjetër, jashtëzakonisht të rëndësishëm, që vlerëson në mënyrë shumë objektive përpjekjet dhe luftën e qeverisë sime në luftën kundër korrupsionit. Unë mendoj se ministri i Jashtëm i Holandës, në mënyrën se si e shpjegoi, e shpjegoi shumë qartë. Duhej raport-progresi, në qoftë se bëhej fjalë për një problem politik, duhej detyrimisht raporti i zgjedhjeve, por në qoftë se bëhej fjalë për marrëdhënie që i përkasin qeverisë gjermane me Parlamentin gjerman, ky është një problem kushtetues ligjor.

Është një rrjedhim i Traktatit të Lisbonës…

Dakord, por jo të gjitha. Ligjvënësit gjermanë çuan Traktatin e Lisbonës në Gjykatën Kushtetuese gjermane, e cila e gjeti Traktatin të përputhshëm me ligjin kushtetues dhe Kushtetutën gjermane, por, theksoj, qeveria duhet ti marrë vendimet duke pyetur Parlamentin.

Nga ana tjetër, zoti Fratini thotë se ka zhvilluar me ju një takim gjatë Samitit të PPE-së, për çështjen e kandidaturës…

Unë bisedova me të gjithë, për të gjitha problemet. Natyrisht, aty nuk ka vetëm fjalime, por ka edhe takime. Ai është një mjedis shumë si favorshëm për të trajtuar të gjitha problemet, por problemet më të mëdha që u trajtuan në Samit ishin Samiti i Kopenhagenit dhe ndryshimet klimaterike, një qëndrim i përbashkët i Europës në këtë drejtim. Një tjetër problem që u diskutua ishte edhe Traktati i Lisbonës, natyrisht, u theksua që nuk do të diskutohet gjatë pasdites, kur është Samiti Europian, për emra të veçantë për presidentë të Bashkimit Europian, pasi pritet firma e Presidentit çek dhe të finalizohet i gjithë raporti. Gjithsesi, ky ishte një Samit shumë i dobishëm për mua.

Mund të na thoni, me gjithë këto takime që keni pasur, nëntori apo dhjetori do të jetë sipas jush muaji ku Shqipëria do të marrë përgjigje për statusin e vendit kandidat?

Kjo është një pyetje e drejtë, por çdo gjë varet nga axhenda e konstituimit të Parlamentit gjerman. Për shembull, Kancelaria gjermane me tha se Parlamenti gjerman u mblodh dhe ka zgjedhur kryetarin, por pas kësaj janë komisionet, kryetarët e komisioneve, etj. Parlamenti ka procedurat e tij, por e rëndësishme ishte që te Kancelaria gjeta gatishmërinë më të madhe për të ndikuar që kjo çështje të marrë përgjigje me shpejtësinë më të madhe të mundshme. Por, a bëhet në nëntor para festave të pavarësisë, apo bëhet në dhjetor për festën e pluralizmit, Vitit të Ri apo Krishtlindjeve, këto janë lajme të gëzueshme dhe që në secilin muaj shqiptarët janë dakord ti bëjnë.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25189. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25189