Berisha: PS bëri pakt me mafien
Kryeministri akuzon opozitën se synoi të tronditë artificialisht tregun financiar
Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka akuzuar rëndë opozitën e majtë, duke deklaruar se ajo ka bashkëpunuar me mafien vendase për të tronditur financat shqiptare gjatë kohës së furtunës në tregun financiar të valutës. Në fjalën e tij të mbajtur në Kuvend dje në mbrëmje, kreu i qeverisë shqiptare, i është përgjigjur komisionerit Olli Rehn, i cili dy ditë më parë nga Brukseli kërkoi nga qeveria zgjidhjen e krizës politike, duke iniciuar një proces dialogu politik. Berisha ka deklaruar se është i gatshëm për një dialog me socialistët, si dhe ka përsëritur deklaratat e mëparshme se është i gatshëm të miratojë çdo ligj apo amendament që do të paraqesin parlamentarët e opozitës, por…sërish ka theksuar se nuk do ta pranonte kurrë(Kryeministri e përsëriti disa herë këtë fjalë) kërkesën e Partisë Socialiste për të hapur kutitë e votimit. Sipas Kryeministrit, kjo do të ishte dalje kundër gjyqësorit, i cili ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ka qenë një Berishë tejet euforik mbrëmë në sallën e Kuvendit, ku për më shumë se 60 minuta është mbështetur me tre evenimente të ndodhura në Uashington dhe Bruksel, të cilat Kryeministri i konsideroi si vendime historike dhe në mbështetje të plotë të qeverisë. Tre evenimentet sipas Berishës ishin: vota e Parlamentit Europian për çështjen e liberalizimit të vizave, i cili theksoi se do të niste lëvizjen e lirë për Shqipërinë menjëherë sapo të plotësohen kushtet, vendimi i 27 ambasadorëve të BE-së për “nxjerrjen nga sirtari” të aplikimit për statusin e vendit kandidat dhe kalimin në Komisionin Europian, si dhe raportin e Sfidës së Mijëvjeçarit për vitin fiskal 2010, i cili vlerësoi se Shqipëria e ka kaluar nivelin negativ për kontrollin e korrupsionit. Duke u mbështetur te këto evenimente, Kryeministri Sali Berisha, si kreu edhe i mazhorancës qeverisëse mes PD-së dhe LSI-së deklaroi se kapitulli i zgjedhjeve të 28 qershorit mund të quhet i mbyllur, pasi nuk ka asnjë provë për manipulimin e tyre. Në lidhje me kushtet e kërkuara nga Bashkimi Europian si për vizat ashtu edhe për çështjen e statusit të vendit kandidat, Kryeministri shqiptar ka deklaruar se “do të plotësojë të gjitha kushtet e vëna me çdo çmim, sido që të jetë ai”. Por faktikisht pjesa thelbësore e plotësimit të kushteve të BE-së varet nga votat e deputetëve të Partisë Socialiste, pasi ligjet e reformave të mëdha kërkojnë 84 votë. Por Kryeministri ka deklaruar hapur që do ta kalojë këtë pengesë pa e thënë sesi, por i është përgjigjur rivalit të tij, Edi Rama, se Berisha nuk do të tërhiqet asnjë centimetër në lidhje me hapjen e kutive të votimit. Madje, në fjalën e tij në Kuvend, kreu i mazhorancës ka avancuar me akuza të ashpra dhe ironi therëse ndaj liderit të opozitës shqiptare. Sipas Berishës: “një pjesë e opozitës bashkëpunoi me mafien për të trazuar financat në kohën e krizës në tregun valutor”. Por, Kryeministri nuk dha detajet për të sqaruar akuzën e tij, por ka vazhduar me sulmin ndaj Ramës. Ndërkaq, dje në sallën e Kuvendit dy deputetë të PD-së, përkatësisht Flamur Noka dhe Lefter Maliqi, kanë lëshuar fjalë mjaft të ashpra ndaj opozitës. Deputeti i Kukësit, Noka, i cilësoi deputetët e PS-së që shkuan te tuneli i Thirrës si “dele që shkojnë pas bariut të çmendur”. Ndërsa deputeti i Beratit, Lefter Maliqi, pasi ka hedhur fjalë fyese ndaj parlamentarit të PS-së, Erjon Braçe, tha se “Rama do të hapë kutitë kur të puthet me Milon”. (SHQIP)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26523. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26523