Berisha prezanton programin e qeverisë së re në Kuvend
Kryeministri Berisha ka paraqitur në Parlament projektin 4-vjeçar të qeverisë së re. Berisha ka deklaruar se brenda vitit 2011 do të bëjë të mundur realizimin e të gjithë projekteve të nisura për turizmin shqiptar. Ndër të tjera Berisha ka deklaruar se Projekti që do të zbatohet është shumë kompleks dhe i vështirë. Shumë shpejt ka deklaruar Berisha nuk do të qarkullojë më asnjë makinë që përdor naftën D2. Shqipëria mund të ndërtohet vetem duke ndërtuar fshatin europian dhe vetëm duke trefishuar investimet e fshatit. Berisha ka premtuar gjithashtu edhe internet në të gjithë fshatrat e vendit. Shqipëria europiane nuk është një bulevard i shtruar për ne; është një ëndërr e bukur, por shndërrimi i saj në realitet është një univers i tërë reformash, ndryshimet që duhet t’u garantojmë qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Berisha. Një nga objektivat për fshatin shqiptar kryeministri ka theksuar se do të dyfishojë prodhimin në fshat brenda 6 vitesh.
Duke u përqendruar në këtë togfjalësh shumë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit “Shqipëri Europiane”, Berisha premtoi zbatimin e reformave institucionale, respektimin e të drejtave, e pushteteve, e punëve dhe të drejtave të çdo qytetari.
“Do të jetë sërish një qeveri në dietë, do të propozojmë ligj për heqjen e disa favoreve të Administratës, do të luftojmë sërish me zero tolerancë korrupsionin. Qëllim do të jetë dixhitalizimi i sistemit online, një prej rrugëve më efikase për të luftuar fenonemin negativ”, theksoi Berisha.
Kryeministri premtoi që në shumë qytete të vendit do të ndërtohen vepra energjitike dhe parqe industriale, si dhe do të stimulohen projektet e hidrocentraleve të vegjël.
Do të shfrytëzojmë,- ka deklaruar kryeministri, të gjitha burimet energjitike, deri tek ato nukleare, me qëllim shndërrimin e Shqipërisë, në një vend kryesor të prodhimit të energjisë elektrike. Sipas Berishës, masat kundër varfërisë janë jetike, ndaj punësimi është zgjidhja e vetme për luftimin e këtij fenomeni.
“Do të synojmë rritjen e nivelit të jetesës së shqiptarëve dhe rritjen e të ardhurave ditore në 2 dollarë në ditë. Qëllimi do të jetë barazimi i pensioneve të fshatit me ato të qytetit”
Kryeministri Berisha ka ftuar edhe opozitën që të jetë e pranishme në parlament.
“Deputetët e opozites duhet të jenë të pranishëm në sallë dhe ne garantojmë se ata do të kenë rol të rëndësishëm në reformat për integrimin e vendit”
Po ashtu kryeministri siguroi votuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim se do të gjejnë të mishëruar në programin qeverisës, ato pika për të cilat ata kanë votuar më 28 qershor.
Berisha ka deklaruar se gjatë mandatit të tij të dytë do të mundë të përfundojë reformën e nisur në Ushtrinë Shqiptare e cila tashmë ndodhet në NATO. Kryeministri ka bërë të ditur se do të punojë për të arritur të gjitha standartet e kërkuara nga Aleanca e Atlantikut të Veriut.
Qeveria është e angazhuar ti japë Kosovës të gjithë ndihmën e mundëshme të konsolidojë institucionet si edhe ekonominë e brishtë. Autostrada është një ndihmë e madhe por Porti i Shëngjinit është një ndihmë edhe më e madhe për ekonominë kosovare. Një nga objektivat e diplomacisë shqiptare do të jetë njohja e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22349. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22349