Berisha, padrinoja që nxorri në pritë Azem Hajdarin?

Universal

AnonymouS
Berisha, padrinoja që nxorri në pritë Azem Hajdarin?


Sali Berisha ka qenë personi që ka nxjerrë Azem Hajdarin në pritën që i mori jetën? Deri më sot është formuluar si akuzë politike, si dyshim, por edhe si hipotezë e imponuar nga logjika e ngjarjeve që pasuan vrasjen e Hajdarit. Por tashmë ajo po konfirmohet prej ish-bashkëpunëtorëve të afërt të tij. Më i fundit është Izet Haxhia, ish-kryebadigard i Berishës, që sapo ka pohuar publikisht se, edhe pse e dinte se ç’e priste jashtë “liderin e dhjetorit”, qe dora vetë Berisha, atë natë shtatori të vitit 1998 që i tha Azem Hajdarit, dil! Dhe e nxiti të shkojë drejt vdekjes!

***

Ky dhe pohime të tjera të Izet Haxhisë e nxjerrin Berishën si një politikan të paskrupullt që nuk prapset para asgjëje, as para metodave dhe teknikave mafioze kur është fjala për të kapur pushtetin. Një politikan që ka nxitur deri hedhjen në erë të shtyllave të tensionit për të destabilizuar vendin dhe për të rrëzuar qeverinë kundërshtare. Që frika dhe ankthi i ndëshkimit e bëjnë të lakmojë kthimin me aq urgjencë nën strehën mbrojtëse të pushtetit, sa të mos ndalet as para viktimizimit të një bashkëpunëtori të afërt, të cilin edhe pse e kish denoncuar dikur deri edhe si terrorist, sot e quan Hero të Demokracisë. Dhe i vë lule mbi varrin ku vetë e paska kallur?! Një politikan që në luftën për pushtet, brenda PD por edhe në shtet, po sipas asaj çka na zbulon Haxhia, është mbështetur edhe në kriminelë, sigurimsa, të inkriminuar të diktaturës komuniste por edhe të periudhës post-diktatoriale. Akuza që i kanë formuluar më parë edhe të tjerë kundër Berishës, për shembull Arben Imami, por që sot, i përsërit saktësisht ish-badigardi i tij, dikur aq besnik, Izet Haxhia.

***

Si asnjë politikan tjetër, Sali Berisha dhe karriera e tij pluskojnë në një kënetë akuzash për krime dhe vrasje. Një nga më të rëndat është vrasja e Azem Hajdarit. Por dyshime të forta bien mbi Berishën edhe po të gjykosh vrasjen e Azem Hajdarit sipas logjikës që Ciceroni përdori në gjyqin e famshëm kundër Krisogonit, duke shtruar të njëjtën pyetje ciceroniane: Cui Bono, “kush përfitoi” nga krimi? Në këtë rast, kush përfitoi politikisht prej tij? Është logjika e ngjarjeve që na ka bërë të dyshojmë te Berisha për atë që nuk e qartësonin dot fakte të mbetura në errësirë dhe që sot po dalin në shesh nga deklarime si këto të Izet Haxhisë. Jam përpjekur, vite më parë, të bëj një analizë të tillë duke zëvendësuar mungesën e fakteve me logjikën e ngjarjeve që burojnë nga pyetja: Kush përfitoi politikisht nga vrasja e Azem Hajdarit? Ka vetëm një përgjigje: Sali Berisha. Pushtetarët socialistë nuk kishin fare interes për një incident të tillë të përgjakshëm. Grushti i shtetit i 14 shtatorit, që pasoi vrasjen e Hajdarit, tregon se incidenti i duhej Berishës për të luftuar socialistët po aq sa, për shembull, djegia e Rajhshtagut i duhej Hitlerit për të luftuar komunistët. Kam qenë i pranishëm kur Berisha, në përfundim të konferencës për shtyp menjëherë pas vrasjes së Hajdarit, përplasi pëllëmbën mbi tavolinë, duke dhënë me këtë gjestikulacion nervoz, sinjalin e qartë se kjo punë nuk ndahej kollaj. Gjithë veprimet e Berishës dhe ngjarjet që pasuan të shtyjnë të dyshosh se grushti i shtetit qe pjesë e një skenari të hartuar që më parë.

***

Në një analizë politike rezulton se Berishës i duhej një incident i tillë si vrasja e Hajdarit. Nuk duhet harruar se Berisha, pas humbjes së pushtetit në 1997, ndodhej në një pikë të vdekur të karrierës së tij politike. Të gjithë, miq të afërt ia kishin kthyer shpinën. Por ndërkaq, ia kish arritur të përhapte rrenën se nuk kish qenë fare fajtor ai për piramidat dhe se qe viktimë e një komploti dhe kryengritjeje të armatosur mafiozo-komuniste. I trembur se përgjatë një qeverisjeje 4-vjeçare të socialistëve mund të përgjigjej para drejtësisë për piramidat dhe deri ngjarjet e vitit 1997, Berisha ishte në alarm. Mekanizmi i drejtësisë nuk duhej të niste të funksiononte, sepse ingranazhet e tij, do të përfshinin shumë shpejt edhe Berishën vetë. Kjo shpjegon edhe reagimin e tij të ashpër dhe me të gjithë energjitë kundër arrestimit të gjashtë drejtuesve të PD të akuzuar për krime në ngjarjet e vitit ‘97. Protesta të shumta dhe të egra me konfrontime me policinë u organizuan për ditë me radhë shoqëruar edhe me hedhje bombash molotov mbi ndërtesat e ministrive. Mesazhi qe i qartë. Nëse drejtësia do të guxonte të vepronte, reagimi do të ishte lufta civile.

***

Ndërkaq Berisha e dinte sesa më shumë kohë kalonte, aq më shumë forcohej pushteti socialist dhe rrezikshmëria e tij për Berishën. Ndaj a nuk do të ishte më mirë që socialistët të largoheshin sa më shpejt nga pushteti, mundësisht pa e mbushur ende mandatin? Por për një gjë të tillë nuk mund të arrihej veçse me dhunë të armatosur. Berishës i duhej kështu një pretekst i fortë që do të justifikonte përdorimin e dhunës. Si një pretekst i tillë do të përdorej vrasja nga “qeveria komuniste” e liderit të dhjetorit Azem Hajdari. Ndërkaq, duket se Berisha kish nisur të besonte edhe vetë gënjeshtrat që kish prodhuar. Në rastin në fjalë, gënjeshtrën se e majta e kish marrë pushtetin me kallash. Ndaj duket dhe arsyetonte: Nëse Perëndimi, SHBA dhe Europa toleruan marrjen e pushtetit me kallash nga socialistët, përse të mos iu imponohej një gjë e tillë edhe nga demokratët? Shihej qartë se Berishës i duhej një pretekst që të rikthehej në pushtet në mënyrë të përshpejtuar ndryshe, ai e kish të qartë, se do t’i duhej të priste të paktën 8 vjet. Madje sikur socialistët të punonin mirë, ndoshta edhe nuk do të rikthehej dot fare. Duket Berisha qe shumë koshient për një gjë të tillë.

***

Grushti i shtetit i 14 shtatorit provon edhe një herë se Berisha është një bixhozçi politik që në momente të caktuara, është i gatshëm të rrezikojë të gjitha letrat. Një gjë e tillë ka qenë një tipar i politikës së Adolf Hitlerit. Por ndërsa ka rrezikuar disa herë gjithçka, Berisha nuk ka humbur asnjëherë gjithçka. Edhe kur ka dështuar në pokerin e tij politik. Kjo i dedikohet stadit të ulët të zhvillimit institucional të Shqipërisë dhe në radhë të parë, mosfunksionimit të prokurorisë dhe drejtësisë. Prokuroria dhe drejtësia nuk kanë pasur kurrë një axhendë të vetën në hetimin e krimeve që kanë të bëjnë me ngjarje me impakt të thellë politik sikundër janë veprimtaria e piramidave financiare, ngjarjet e marsit ‘97, grushti i shtetit i 14 shtatorit ‘98, tragjedia e Gërdecit, tenderimi dhe kostoja e rrugës Durrës-Kukës apo masakra e 21 janarit. Presioni dhe ndikimi i politikës mbi prokurorinë dhe drejtësinë ka qenë tepër i madh për të lejuar hetim dhe gjykim të pavarur. Ky handikap ka pasur impaktin e tij negativ në rrjedhën e proceseve politike në Shqipëri. Negativisht kanë ndikuar, edhe ca ndërhyrje të “ndërkombëtarëve” që kohë pas kohe, kanë sugjeruar që të mos arrestohet Sali Berisha, sepse kjo mund të shkaktonte destabilizimin e vendit. Pavarësia e drejtësisë është vënë para detyrimit politik për të respektuar nevojën për “stabilitet”. Në fakt, duke bërë një gjë të tillë, duke e shpëtuar Shqipërinë nga incidente destabilizuese afatshkurtra nëpërmjet paralizimit të drejtësisë, kanë qenë edhe “ndërkombëtarët” vetë që janë investuar, si pa dashje, në destabilizimin afatgjatë, thuajse 20- vjeçar, të saj.

***

Akuzat e Haxhisë kundër Berishës vijnë në një kohë kur situata në Shqipëri ka të përbashkët diçka thelbësore pikërisht me kohën kur u vra Azem Hajdari. Berisha është përsëri në opozitë dhe përsëri akoma edhe më i frikësuar për mundësinë që një ditë të përfundojë në bankën e akuzës për krime si ai i 21 janarit apo “Gërdecit”. Në gjuhën e tij ndihet po i njëjti ankth për t’u rikthyer sa më shpejt (“me çdo mjet” thonë publikisht bashkëpunëtorë të tij) në kolltukun e pushtetit të pandëshkueshmërisë. Bashkë me Berishën në opozitë u rikthyen edhe shpërthimet e dinamitit, edhe pse këtë herë, jo të përqendruara në shtylla tensioni. Rastësi? Nuk do të habitesha aspak sikur vite më vonë, ndonjë tjetër “Izet” i penduar nga ata të oborrit të Berishës, të deklaronte në publik se edhe këto që shpërthejnë tani “i nxiste po Ai”. Për dreq, edhe drejtësia ka mbetur po ajo që qe në vitin 1998. Por, për fatin e keq të Berishës, as “ndërkombëtarët” dhe as shqiptarët nuk janë më ata.

Andrea Stefani
 

scadarsko

Locus omnem
Berisha ndjek rrugen mafioze model Enver Hoxha, duke eleminu te gjithe pzerkrahesit e tij dhe mbajtje pushteti me dhune. Imagjinoni vellai i arben brocit,mban n duar dosjen e veillait te tij te vrare nga dora e berishes,e nuk guxon te zbardh ngjarjen se e di mire se iken kryet. Eshte korruptu dhe mbajt peng nga Berisha. Edhe Azem Hajdari nje person ordiner ishte ilidhur me groupe kriminelesh,destabilizues situate n vend dhe prétendues per drejtim partis demokratike. Klani berisha eshte nje Klan me permasa te rrethuara nuk ka dalje n ballkan'deri n vitet ku Lulzim Basha sudionte n Hollande, ne kete vend trafiku i femrave dhe cocaïne drejtohej nga ai.po dhe sot ka njerez qe punojn ne llogari per lulzim bashen dhe sali berishen keto trafiante Jane me shume me origine nga Kosova.Ne vitet 1997deri ne vitet 2003n belgjike sali berisha kishte kriju dege partie gjoja per ndihmu émigrantet, por e kunderta ne to nuk kishte shqipetar ,vetem kosovar ne passeportat e tyre dalloheshin mire vizat e nxjerra ne ambasaden italiane n shqiperi.posedonin passeporta shqipetare,pa qene résident shqiptar.Sali berisha ka nxit e destabilizu gjithmon dhe shkodren, ku n kryesi te saj la vendos njerez te ish sigurimit t shtetit, njerez ku dje ishin zyrtar te komitetit te partis se rrethit Shkodër. Lidhi besen me familjet te cilet njihen n Shkodër, ku gjithmone kane ngrene buk me cfaredo lloj qeverie ju dha mundesi te perfitojn n fillim me grabitje depo ne gjithe ish donne industriale, ku ne te kishte pasuri marramendese. Shkodren e futi ne hakmarrje Duke hapur plaget evjetra. E ndau n dallime fetare katoliket e shtypur nga ditatura anuan me sali berishen, ndersa muslimanet si gjithmon besnike te parties socialiste mbeten me te varfer. Ishte vetem azem hajdari ku guxoi te vihej deputet n Shkodër, po n zonen muslimane dhe arriti te fitoje Duke mashtru dhe premtu per gjera qe kurre nuk i beri. U be président i vllaznise me nje fjale ishte dhe ky njeri mafioz mshtrues ku donin que Shkodra, te bhej qyteti garant per partine demokratike. Sot ky qytet e ka kuptu se ishte vetizolu nga shqiperia, e njejte sic beri Enver Hoxha me shqiperine ne bote.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Truproja i A. Hajdarit: Berisha, Jago-ja i vrasjes së Hajdarit. Kam 4 filmime

Sot është 16 vjetori i “8 Dhjetorit”, një ditë simbol që PD e përkujton pa simbolin e saj, Azem Hajdarin. Ai u vra në portën e PD, i nxjerrë në pritë, pasi u thirr për një “mbledhje të kryesisë së PD”, organizuar befasisht prej Sali Berishës, ndërkohë që në oborrin e PD ndodheshin një grup i armatosur burrash.

Për aq vite sa ishte gjallë Azemi jetoi brenda PD i denigruar prej Berishës, i etiketuar si “hajdut e spiun”. U përjashtua prej kupolës së PD, u përballë “me gjyqe” e akuza në parlament prej grupit parlamentar të PD. U përjashtua edhe prej këtij grupi dhe u tentua të arrestohej e të burgosej me prapaskena e urdhër të Berishës. Iu hoq imuniteti u provokua dhe iu rrezikua jeta, në disa atentate. Çuditërisht, pikërisht ata që nuk e donin Azemin, pas vrasjes së Azemit, Saliu i riktheu në PD si udhëheqës të lartë e i bëri miq të afërt.


Marjan Gryka

Marjan Gryka, është ish-truprojë, njeriu më i afërt i Azemit deri në fund të jetës, mik i familjes Hajdari dhe kreu i Shoqatës Nacionaliste Mbarëkombëtare “Azem Hajdari”. Sipas zotit Gryka ajo që ndodhi në 12 shtator 1998, kishte nisur qysh prej kongresit të parë të PD në 12 Dhjetor 1990, kur Berisha e spostoi Azemin nga kryesimi i PD me ndihmën e ish-sigurimit të shtetit. Marjani beson me forcë se Berisha e dëshiroi dhe e ideoi eleminimin e Azemit, liderit të Dhjetorit 1990. Më poshtë, biseda e zhvilluar me të për këtë 8 dhjetor që përkujtohet sot:



Marjan, PD përkujton dhe feston “8 Dhjetorin”, pa Azem Hajdarin. Po të ishte gjallë ai, a do të ishte sot pjesë e PD?

Nëse Azemi do të ishte lënë gjallë, ua them me siguri, që historia e PD-së do ishte krejt ndryshe dhe ndoshta Sali Berisha nuk do të ishte sot ky që është. Azemi ishte rival potencial i Saliut dhe kishte mbështetjen totale të demokratëve. Po ju them vetëm një fakt: Sa herë që dilte fillimisht në mitingje Sali Berisha, demokratët i sillte vetëm thirrja e Azemit, madje ia kërkonte vetë Saliu, që të mblidhte njerëz në sheshe, të cilët i vinin Azemit vetëm me një kushtrim.

Por Saliu u soll si Jago me Azemin. Nuk e ka dashur kurrë Azemin, ka bërë gjithçka të ndyrë, për ta spostuar e larguar prej kësaj partie. E kam thënë dhe e përsëris me bindje që ai inskenoi skenarin e eleminimit fizik të Azemit, pas 7 vitesh lufte morale, politike e fizike kundër tij.



- Disa herë kohët e fundit ju, një njeri i afërt me Azem Hajdarin kini akuzuar publikisht Sali Berishën për vrasjen e tij. A ka prova të tjera veç atyre që janë thënë?

Po, kam! Sa për dijeni të drejtësisë dhe opinionit publik do të paraqes në kohën më të afërt 4 video filmike ku ka biseda e fakte që tregojnë kush ka patur interes, në lidhje me vrasjen e Azemit. Në këto video, tregohet qartë, që Sali Berisha është personi që ka “dorë” si i interesuar dhe skenarist në këtë krim politik. Opinioni publik do kuptojë pse Berisha nuk ka dashur, nuk ka lejuar e madje ka luftuar ekstremisht, që të mos zbardhë vrasjen e Azem Hajdarit. Zbardhja e të vërtetës do të çonte në zbardhjen e implikimit të vetë udhëheqjes së atëhershme të PD në atë vrasje.



Pse nuk e donte Berisha, Azemin sipas jush?

Azemi ishte i panënshtrueshëm, i papërpunueshëm dhe i paspostueshëm politikisht. Ajo që Azemi ka deklaruar atë kohë tashmë është vërtetuar. PD është uzurpuar dhunshëm e me intriga.

Janë vërtetuar plotësisht, ato që ka parashikuar, analizuar dhe deklaruar Azemi, Aktualisht është fakt, që PD me Berishën në krye është tjetërsuar në parti kupolë mafioze, pa moral dhe tradhëtare e idealeve demokratike të “Dhjetorit ‘90”. Shikoni se në ç’gjendje është katandisur kjo PD, në pronë private, pronë e trashëguar formalisht nga familja mafioze “Berisha”, në duart e Lulzim Bashës, një anonim në historinë e Partisë Demokratike që nuk ka ditur ku binte selia e PD veç kur e solli vajza e Sali Berishës, nga zyrat e bizneseve serbe të Kosovës.



Sa afër dhe sa larg idealeve të 8 dhjetorit 90 është PD e sotme në analizën tuaj?

Sot PD nuk është as parti e idealeve demokratike të Dhjetorit 1990, as e simbolit të saj Azem Hajdari, as e programit të mbështetjes së pronarëve, as e respektimit dhe velrësimit të ish-të përndjekurve politikë, as e rrugës së integrimit europian.

Ajo është parti e interesave private të familjes “Berisha”. Vitet e fundit në pushtet dhe këto pak muaj në opozitë, e treguan plotësisht këtë “profil” të PD. Fatkeqësisht, PD nuk më është më një parti, por një bandë e strukturuar qartë e cila sposton dhe eleminon politikisht e fizikisht, cilindo që rrezikon interesat e saj.



* * *

“Kishin ardhur për Berishën, po të donin Azemin e vrisnin që kur hyri…”

Gryka akuzon se truproja i Azemit i qëlluar gjatë vrasjes së Azemit para PD-së, sot në azil politik, i ka dorëzuar Sali Berishës dhe Ylli Rakipit një kasetë ku ai tregon me zë dhe figurë debatet e grupit të armatosur me Azemin në momentet para vrasjes. “Këtë kasetë e ka edhe sot Sali Berisha, ku është pse nuk e dorëzon kasetën?

1488242_777537462273263_1959899401_n.jpg

Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD Lulzim Basha, gjate homazheve ne Varrezat e
Deshmoreve, per nder te Heroit te Demokracise, Azem Hajdari, me rastin e 15 vjetorit te vdekjes dhe rivarrimit te eshtrave ne varrezat “Deshmoret e Kombit”.

Marjan Gryka është ish-truprojë e deputetit të vrarë Azem Hajdari dhe njeriu më besnik i tij për shumë vite. Në vitin 2008 ai u plagos në Shkodër, por policia tha se e kishte kryer vetë plagosjen. Tashmë ai jeton jashtë vendit. Në një intervistë para disa muajsh (në mars) për radion kosovare “Zëri i Mitrovicës” ai ka dhënë një dëshmi të fortë për natën e vrasjes së Hajdarit.

Gryka thekson se në çdo atentat, se janë bërë 9 atentate, ka pasë dorë Partia Demokratike”.. Gryka shprehet se natën e vrasjes Haklajt kanë shkuar për të varë Berishën dhe Azemi është thirrur me shpejtësi nga Fieri.

Në atë kohë, ditën që është rrethuar PD-ja, pra gjoja për të varë Azem Hajdarin, sepse Haklajt nuk kanë ardhur për të varë Azem Hajdarin. Haklajt e kanë deklaruar, e kanë ri-deklaruar madje e kanë kërkuar edhe në gjyq Sali Berishën. Sepse ata kanë ardhur me vra Sali Berishën dhe jo Azem Hajdarin. Se e dinte e gjithë Shqipëria që Azemi ishte në miting në Fier dhe po të donin vrasësit mund t’i bënin prita kudo nga Fieri në Tiranë. Por nuk kishin ardhur për Azem Hajdarin. Por skenaristët e PD-së telefonuan Azem Hajdarin me porosi të Doktorit që duhej të vinte urgjent në Tiranë pasi kishte mbledhje kryesie. Unë fola me të dhe i thashë, madje iu thashë edhe çunave të Fierit, çunat që sot janë pronarët e turizmit, janë sot dëshmitarë të gjithë…”, sjell në vëmendje Gryka.

Ai tregon se me mbërritjen e Azemit tek PD-ja, edhe vrasësit janë habitur dhe kanë thënë “çfarë do ky budalla këtu”.

“Kur ka hyrë Azemi në PD, PD-ja ishte një kufomë e gjallë, nuk kishte më njeri. Në korridor ka dalë Genc Pollo me tre vetë të armatosur, ishin tropojanë. Kanë takuar Azem Hajdarin dhe më pas kanë kaluar tre minuta dhe Azemi ka dalë dhe ka komunikuar gjoja me ata që kishin ardhur të vrisnin Azem Hajdarin. Po e përsëris, kur erdhi Azemi nga Fieri, vrasësit ishin aty, nuk kishin nevojë ta linin të futej brenda. Përse nuk e goditën? Absolutisht nuk kanë pasur punë me Azem Hajdarin. Por Azemi nga sedra, burrnia, e qitën të komunikojë me vrasësit e Sali Berishës. Doli dhe u përlesh me ta sepse dihet se çfarë bisede është bërë…”

Gryka akuzon se truproja i Azemit i qëlluar gjatë konfliktit para PD-së, sot në azil politik, i ka dorëzuar Sali Berishës dhe Ylli Rakipit një kasetë ku ai tregon me zë dhe figurë konfliktin me armë dhe debatet me Azemin në momentet para vrasjes. “Këtë kasetë e ka edhe sot Sali Berisha, ku është pse nuk e dorëzon kasetën?



(INTERVISTE NE VITIN 2013)
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
"Të vrasim ditën, të qajmë natën e të nderojmë pas vdekjes"

Ja keshtu funksionon gjithcka.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
"Të vrasim ditën, të qajmë natën e të nderojmë pas vdekjes"

Ja keshtu funksionon gjithcka.
 
Top