Berisha, padi Spahiut: Na prishi me Greqinë



Publikuar më 2012-02-27 15:47:00


Partia Demokratike do të kërkojë ndjekje penale për ish-nënkryetarin e KLD-së, Kreshnik Spahiu me argumentin se ka cenuar marrëdhëniet me vendet fqinje për shkak të lëvizjes Kuq e Zi. Ky raport i shtrirë në tre drejtime, akuzon direkt ish-nënkryetarin e KLD-së, Spahiun se ka shpërdoruar detyrën dhe ka devijuar nga institucioni kushtetues. Më tej, në këtë raport thuhet se Spahiu ka trajtuar me negativitet censusin dhe nëpërmjet kësaj ka tentuar të cenojë marrëdhëniet me fqinjët. Në këtë përfundim ka arritur komisioni parlamentar i ngritur për të hetuar veprimtarinë e tij, i cili miratoi raportin përfundimtar të hetimit, ku kërkohet gjithashtu edhe shkarkimi i Spahiut nga KLD. Shkarkimi është një kërkesë nul për shkak se nënkryetari i KLD-së ka dhënë dorëheqjen, e cila është pranuar tashmë me shumicë votash nga ana e KLD-së, por gjithsesi demokratët do të vazhdojnë me planin e tyre. Kryetari i këtij komisioni, Enkelejd Alibeaj, u shpreh se komisioni evidentoi shkelje të shpërdorimit të detyrës që lidhen me mbledhjet dhe vendimet e KLD-së, si edhe shkelje financiare që lidhen me udhëtimet jashtë Shqipërisë. Kreshnik Spahiu, me dashje të drejtpërdrejtë, ka devijuar nga funksioni kushtetues i nënkryetarit të KLD-së, njëherazi anëtar i saj, dhe e ka zëvendësuar atë me veprimtari të qartë politike. Ka abuzuar në mënyrë flagrante dhe ka shpërdoruar kompetencat e menaxhimit administrativ dhe financiar të institucionit, deklaroi Alibeaj. Është larguar në mënyrë afatgjatë në funksion të axhendës politike, pa njoftim të organeve kushtetuese, me të cilat lidhet detyra e tij kushtetuese. Ky komision ka detyrimin ligjor të formulojë dhe të përcjellë rekomandimet përkatëse. Ti propozojë Kuvendit të Shqipërisë që ti dërgojë raportin përfundimtar prokurorit të përgjithshëm, që të vlerësojë gjetjet e këtij raporti për ushtrimin e ndjekjes penale, theksoi ai. Hapi tjetër, saktësoi Alibeaj, do të jetë dërgimi i raportit përfundimtar KLSH-së, me qëllim që të vlerësojë gjetjet e raportit për të mundësuar kthimin e shumave financiare të përvetësuara pa të drejtë nga zoti Kreshnik Spahiu.
 

Hank

Valoris scriptorum
Ka ndonje qe mendon se Berisha ka shpresa te fitoje me keto veprime qe po ben?
 
Top