Berisha nesër në Prishtinë, në axhendë tituj dhe ceremoni festive në rrugë

Berisha nesër në Prishtinë, në axhendë tituj dhe ceremoni festive në rrugë

Në rrugët e Prishtinës shihen sot bilborde dhe fotografi të kryeministrit Sali Berisha, të cilat kanë mbishkrimin “Mirëserdhe Sali Berisha”. Berisha nesër do të kryejë një vizitë në Kosovë.
Gjatë vizitës së tij do të takohet me liderët institucional të Kosovës, nga Presidenti dr. Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe liderët e tjerë sikurse Ramush Haradinaj (AAK), Nexhat Daci (LDDK), Behgjet Pacolli (AKR) etj.
Universiteti shtetëror i Kosovës në Prishtinë (UP) ka vendosur që ti jap Berishes titullin “Doktor Honoris Causa”.
Në librin zyrtar të personaliteteve që nderohen me “Doctor Honoris Causa” i UP-së, figurojnë vetëm shtatë emra, amerikanët sikurse ish Presidenti Bill Clinton, zëvendës Presidenti aktual i SHBA-ve, William Kerr, austriakët Michael Weninger e Wolfgang Benedeck, shqiptarët Ismail Kadare e Bamir Topi, dhe ministri aktual i Francës, Bernard Kouchner.
Qyteti i Prizrenit ka vendosur që ta shpall Berishen “Qytetar Nderi i Prizrenit”.
Gjatë vizitës, Sali Berisha pritet të nënshkruaj një sërë marrëveshjesh me institucionet e Kosovës, të natyrës ekonomike, arsimore, lëvizjen e qytetarëve etj.
Sipas disa njoftimeve, ne ceremonite e pritjes, jane parashikuar edhe qytetare qe pershendesin Berishen ne rruge.
Se paku dy zedhenes qeveritare ne Prishtine e Tirane, e quanin Berishen – ne njoftimet perkatese mbi viziten – me termin ‘lideri i kombit’, sepse sipas ketyre njoftimeve paraprake, ai ’shkon ne Prishtine pasi ka dhene deklarata per bashkimin e trojeve’.(Shekulli)</p>
zDzGXy177qk

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23487. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23487
 
Top