Berisha ndeshkon prokurorine - Nuk te jap fonde!
Buxheti i ri:Një deputet tani do na kushtojë 75 mijë USD në vit
Më pak para në vitin 2007 për policinë
Prokurorisë, Policisë dhe Burgjeve fonde të reduktuara
Vitin e kaluar u vu re një vëmendje shumë e lartë përsa u përket fondeve buxhetore në adresë të policisë e burgjeve. Madje, ato shënuan rritjet më të larta, në krahasim me buxhetin e shtetit të vitit 2005, të përgatitur nga socialistët. Gjithshka u shpjegua me nevojën e një lufte për jetë a vdekje midis shtetit dhe trafiqeve të ndryshme, një kërkesë kjo edhe e ndërkombëtarëve, por edhe në kuadër të angazhimit të koalicionit qeverisës për t’u marrë më seriozisht se pasardhësit e majtë me kriminalitetin në rritje.
Genc Kondi
Ndërkohë që u penalizuan shumë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, si bujqësia, energjetika apo degë të tjera, të cilave më parë iu ishte kushtuar më tepër vëmendje, por nga qeveria e re morën shumë më pak fonde. Për vitin e ardhshëm, fondi i caktuar për Prokurorinë e Përgjithshme është sa gjysma e atij aktualit. Ndërkohë, sektorit të burgjeve i hiqen 4 milionë dollarë, kurse policisë së shtetit 600 mijë dollarë të tjerë.
Në total, aparatit ndëshkues të shtetit shqiptar i hiqen në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm plot 470 milionë lekë, që nuk është një shifër e vogël. Natyrisht, ajo mund të duket shumë e vogël, po të krahasohet me shifrën e 400 milionë dollarëve që caktohen për dikasterin e Transportit, por, pikërisht duke u nisur nga ndarja tepër preferenciale e këtij viti në shifrat e buxhetit, çdo shqiptar ka të drejtën morale të mendojë: a është më në krye të vendit po i njejti kryeministër që ka bërë gjithë ato deklarata për luftën kundër kriminalitetit të organizuar?
Janë uniformat blu të mbarë vendit, të cilat vitin e ardhëshëm do t’i nënshtrohen, si edhe sektorë të tjerë të jetës së vendit, shkurtimit të fondeve buxhetore. Vitin në vazhdim, për shpenzimet e përgjithshme të Policisë së Shtetit janë parashikuar fonde në masën 8,87 miliardë lekë të reja. Projektbuxheti i vitit të ardhshëm parashikon në drejtim të këtij sektori një shifër më të reduktuar: 8,8 miliardë lekë. Kjo flet për një ulje fondesh në masën 61.546.000 lekë të reja, që hiqen nga lista e shpenzimeve për këto forca, të rëndësishme për luftën kundër kriminalitetit dhe ruajtjen e rendit në vend.
Burgjet
Administrata e burgjeve, në vartësi të Ministrisë së Drejtësisë, do të ketë nga Buxheti i Shtetit për vitin 2007 një vëmendje më të vogël se këtë vit. Në rast se buxheti i përgjithshëm për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve gjatë vitit 2006 ishte në masën gati 16 milionë dollarë amerikanë, vitin e ardhshëm nga fondet për të burgosurit ulen gati 4 milionë dollarë ose fiks 381.520.000 lekë të reja. Kjo masë duket e habitshme për disa arsye.
Së pari, Ekzekutivi aktual është angazhuar për të respektuar norma humane të jetës së të dënuarve që vuajnë dënimet në burgje të tejmbushura e kryesisht të ndërtuara shumë kohë më parë. Së dyti, numri i të burgosurve në institucionet penale të Shqipërisë ka ardhur në rritje, nga rritja e shkallës së kriminalitetit dhe e asaj të zbulimit të krimit, si dhe në mungesë të amnistive masive nga organet kompetente shtetërore. Ulja e fondeve për burgjet nuk mund të jetë një ogur i mirë, si për kushtet e jetesës së atyre që vuajnë dënimin në to, ashtu edhe për afrimin e shtetit shqiptar me normat e trajtimit në këtë fushë nga vende të Bashkimit Europian, në të cilin duam të aderojmë.
Prokuroria
Ulja e buxhetit të këtij institucioni të pavarur, joqeveritar, ishte diçka që pritej prej kohësh. Nuk mund të kishte iluzione se konflikti midis Ekzekutivit dhe kreut të këtij organi të akuzës do të kishin edhe reperkusione të kësaj natyre. Por, përgjysmimi i fondeve është një masë e paparë, në një kohë kur projektbuxheti i njeh të drejtën këtij organi të shtojë disi edhe numrin e punonjësve të tij. Por, ajo që është më e rëndësishme, në këtë mënyrë i ulen mundësitë teknike, njerëzore dhe financiare sektorit të akuzës për të kryer një detyrë gjithnjë e më të vështirë, në kushtet e shtimit të kriminalitetit, lidhjeve të bashkëpunimit midis organizatave kriminale në vende të ndryshme dhe sofistikimit të metodave që ato përdorin për realizimin esynimeve të tyre të mbrapshta.
Pastrimi i Parave
Në këtë kuadër, nuk ka se si të mos bjerë në sy edhe ulja e fondit për një organ tjetër shtetëror që merret me luftën kundër kriminalitetit ndërkombëtar. Kështu, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, nga një fond prej 55 milionë lekësh këtë vit, vitin e ardhshëm duhet të kënaqet me vetëm 42 milionë lekë. Një ulje në masën 34%.
Çdo deputet, në 2007-ën na kushton 8.000 dollarë më shumë
Sa na kushton mbajtja e aparatit të Kuvendit të Shqipërisë? Përgjigja del nga shifrat e buxhetit të shtetit, që caktojnë shifrën e fondit në dispozicion të të gjitha institucioneve shtetërore. Në rastin e Parlamentit shqiptar, gjatë vitit në vazhdim është caktuar një fond i përgjithshëm shpenzimesh nga arka e shtetit, në masën 942 milionë lekësh të reja. Duke qenë se parlamenti ynë përbëhet prej 140 ligjëbërësish, me një llogaritje të thjeshtë del se secili deputet “mbeshtetet” me mbi 65 mijë dollarë për vitin 2006.
Vitin e ardhshëm, punët do të shkojnë më mirë në këtë drejtim. Kuvendit të Shqipërisë projektbuxheti 2007 parashikon t’i akordohen 1 miliard e 54 milionë lekë të reja. Duke qenë se numri i deputetëve ka mbetur dhe do të jetë i njejtë edhe mot, del se secili nga parlamentarët shqiptarë do të gëzojë mbështetjen ideale të një fondi buxhetor prej 75 mijë dollarësh.
Një rritje jo e vogël brenda një viti. Ndërkohë që shumë institucione të tjera kanë rënë nën gërshërën e shkurtimeve të qeverisë “kursimtare” të Berishës, Kuvendit i shtohen plot 112 milionë lekë të reja fonde. Pra, më se 1 milion dollarë amerikanë më tepër.
Gjithashtu, personeli i Kuvendit parashikohet të rritet, duke kaluar nga 414, që do të jenë deri më 31 dhjetor të këtij viti, në 434 vetë vitin e ardhshëm, sipas projektbuxhetit, të miratuar nga Këshilli i Ministrave.
www.kohajone.com