Berisha në Prishtinë: Marrëdhënie të mira edhe me Serbinë. Fobia, nuk i shërben askujt
Vazhdim të marrëdhënie të shkëlqyera mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe bashkëpunim i mirë me fqinjët kanë qenë në qendër të fjalës së dy kryeministrave Berisha-Thaçi gjatë konferencës për shtyp.

Madje, duke folur për marrëdhëniet e mira me Malin e Zi dhe Maqedoninë, Berisha ka ftuar edhe Serbinë në bashkëpunimin rajonal, duke theksuar se fobia nuk i shërben askujt.

“Ne në histori kemi kaluar shumë gjëra të pamerituara, por kompleksiteti i saj na ka çliruar nga komplekset dhe jemi të vendosur të punojmë për klimë miqësore dhe bashkëpunimi rajonal”- tha ai.

Berisha: Shqipëri-Kosovë, dy vende, por vëllezër
Pyetjes së një gazetari të Reuters se si e shohin rrugën e integrimit në BE Kosova dhe Shqipëria, së bashku apo më vete, nisur edhe nga një deklaratë e Berishës për Shqipëri të madhe, kryeministri shqiptar iu përgjigj:
“Shqipëria dhe Kosova janë dy vende të ndryshme, por një komb. Nuk ka askund dy kombe shqiptar, dy kombe serbe etj. Por, ato nuk janë vende të huaja dhe ky koncept duhet të largohet, jemi vëllezër”
Kryeministri Berisha më tej ka vlerësuar punën e mirë që është bërë në Kosovë, duke pranuar se në 20 muajt e fundit

Thaçi- Berishës: Realizove ëndrrën e shqiptarëve
Në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar Berishën si arkitekt të ndryshimeve në Shqipëri dhe realizuesin e projektit të ëndrrave të shqiptarëve për ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës.
Në këtë drejtim Thaçi ka deklaruar se ata janë duke numëruar minutat për ndërtimin e autostradës në pjesën e Kosovës.
Më tej, ai e ka falënderuar Berishën për kontributin e tij dhe të politikës së Tiranës në mbështetje të forcimit të shtetit të Kosovës.

Takimi kokë më kokë
Takimi nisi rreth orës 10: 50, pas ceremonisë zyrtare të pritjes që i ishte rezervuar Kryeministrit të Shqipërisë, në mjediset e jashtme të selisë së qeverisë së Kosovës, ku u prit nga homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi, nën tingujt e Himnit Kombëtar të Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas axhendës, pas takimit me dyer të mbylluara të dy Kryeministrave, Berisha dhe Thaçi, delegacionet zyrtare të dy vendeve nënshkruan 6 marrëveshje dypalëshe të karakterit politik dhe ekonomik. Më pas Kryeministri Berisha dhe Thaçi do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Prishtinë, në kuadrin e një vizite dyditore, që parashikon nënshkrime marrëveshjesh, tituj dhe ceremoni festive.

Berisha, i shoqëruar nga zonja e tij, Liri Berisha dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, u prit në aeroportin e Prishtinës nga zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, zv/ministrja e Jashtme Vlora Çitaku, ministrja e Energjitikës, Justina Pula, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, etj.

“Po vij në Kosovë, në Prishtinë, si në vendin, qytetin që vij me kënaqësinë me të madhe çdo ditë”, u shpreh Kryeministri Berisha sapo mbërriti në aeroportin e Prishtinës.
Kjo është vizita e parë zyrtare që Kryeministri Berisha zhvilllon në Kosovë pas shpalljes së Pavarësisë, në 17 shkurt të vitit 2008.

Pritja në Prishtinëdhe axhenda

Në rrugët e Prishtinës shihen bilborde dhe fotografi të kryeministrit Sali Berisha, të cilat kanë mbishkrimin “Mirëserdhe Sali Berisha”. Gjatë vizitës së tij do të takohet me liderët institucional të Kosovës, nga Presidenti dr. Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe liderët e tjerë sikurse Ramush Haradinaj (AAK), Nexhat Daci (LDDK), Behgjet Pacolli (AKR) etj.
Universiteti shtetëror i Kosovës në Prishtinë (UP) ka vendosur që ti jap Berishes titullin “Doktor Honoris Causa”.
Në librin zyrtar të personaliteteve që nderohen me “Doctor Honoris Causa” i UP-së, figurojnë vetëm shtatë emra, amerikanët sikurse ish Presidenti Bill Clinton, zëvendës Presidenti aktual i SHBA-ve, William Kerr, austriakët Michael Weninger e Wolfgang Benedeck, shqiptarët Ismail Kadare e Bamir Topi, dhe ministri aktual i Francës, Bernard Kouchner.
Qyteti i Prizrenit ka vendosur që ta shpall Berishen “Qytetar Nderi i Prizrenit”.
Gjatë vizitës, Sali Berisha pritet të nënshkruaj një sërë marrëveshjesh me institucionet e Kosovës, të natyrës ekonomike, arsimore, lëvizjen e qytetarëve etj.
Sipas disa njoftimeve, ne ceremonite e pritjes, jane parashikuar edhe qytetare qe pershendesin Berishen ne rruge.
Se paku dy zedhenes qeveritare ne Prishtine e Tirane, e quanin Berishen – ne njoftimet perkatese mbi viziten – me termin ‘lideri i kombit’, sepse sipas ketyre njoftimeve paraprake, ai ’shkon ne Prishtine pasi ka dhene deklarata per bashkimin e trojeve’(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23561. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23561