Berisha me bust dhe shtëpi heroike si Enveri

Nobis

Primus registratum
Berisha me bust dhe shtëpi heroike si Enveri

Se Berisha do ta falte shtëpinë dhe tokën e tij në Vucidol për të gjithë ata që duan të zaptojnë një copë nga zonat e ftohta malore, ku edhe mund të ketë të ardhme sipas kryeministrit, këtë mund ta besonim. Përderisa na e ka thënë nja dy herë. Por se kjo shtëpi do të kishte qenë bazë e UCK-së, kjo nuk mund të besohet vetëm prej të thënave të kryeministrit. Për më tepër kur vetë Berisha deri më dje ka mohuar këtë ushtri të Kosovës. Shtëpia në Vucidol ka marrë përmasat e një miti historik vetëm kur kryeministri ka qenë duke vizituar Kosovën, ndërsa më parë askush, mesa duket përvec Berishës, nuk e kishte ditur se kjo kasolle kishte strehuar ushtarë të UCK. Përpara se të mitizojë shtëpinë e tij në alpe, kryeministri më mirë të na sigurojë se kjo është prona e tij, përderisa nuk është deklaruar në asnjë prej tre formularëve që ka plotësuar. Të paktën në 1/12 pjesë sic ndahet prona për familjet e mëdha. Mania e Berishës për të bërë monument të historisë edhe kasollen e tij në Vucidol, vjen në një kohë kur vetë kryeministri po kërkon të bëhet mit edhe përmes përjetësimit në kallëpë allcie. Me këto plotësohet deri në detajet më të vogla portreti i një lideri alla enverian, prej atyre që as busti nuk u del për të kënaqur oreksin e pangopur për lavdi. Nuk ka kaluar shumë kohë që kur vetë Berisha i hodhi litarin në fyt një busti për ta hequr nga vendi në mes të sheshit, por na tha se e bëri për të na sjellë demokracinë, jo për të vënë edhe njëherë një bust shumë të ngjashëm me të parin. E njëjta dëshirë dëshirë për pushtet dhe të qënit një lider panshqiptar, por profili ndryshon dukshëm. Ata që kanë përjetësuar fytyrën e kryeministrit shqiptar, janë kujdesur që ky të jetë shumë pranë origjinalit pa u merakosur për të mbuluar difektet, në mënyrë që ky të krijojë me të vërtetë portretin e një miti. Tani që Berisha na sheh me sy të egër që nga vitrinat e dyqaneve të suvenireve dhe që paska edhe një shtëpi muze, me vlera shumë të mëdha historike për Shqipërinë e madhe, kuadri është me të vërtetë i plotësuar. Ndoshta nuk duhet të ishte kjo rrjedha që duhet të kishte zgjedhur kryeministri i vendit për të cuar historinë e tij. Jo pasi ishte një prej duarve që tërhoqi me litar zvarrë një bust të madh. Megjithatë, Berisha ka vendosur të na imponohet edhe njëherë si lider përmes busteve dhe shtëpisë muze, mbase më vonë edhe me ndonjë libër me kujtime. Duket se nuk ka gjetur një rrugë tjetër për t'u ndjerë i rëndësishëm dhe i merituar për vendin që ka, ndërkohë që gjatë gjithë kohës i është provuar e kundërta. Nëse Berisha mendon se mund të na bëjë të ndihemi krenarë për të përmes busteve që shiten për 1 mijë lekë, apo përmes mitimizimit të kasolles së tij në Vucidol, apo përmes ndereve që i bëjnë të tjerë është po aq në gabim sa edhe strategjia që po përdor. Me siguri që kryeministri ynë ka për ta kuptuar këtë më vonë, kur bustit të tij t'i bjerë cmimi apo do të mbetet edhe pa u parë nëpër vitrinat e dyqaneve të suvenirëve. Apo kur shtëpisë së tij muze t'i vërë drynin një pronar tjetër, prej atyre që vetë Berisha u la dorë të lirë për ta zaptuar dhe për të ndërtuar aty të ardhmen. Kur të mbetet pa asnjë shtizë për të ngritur herë pas here mitin e tij, kryeministri do të mbetet i njëjti. Jo ai që shkruan historinë sot për dje, por ai që shkroi mjaftueshëm dje për të mos i dhënë edhe njëherë të drejtën të shënojë rradhë të tjera në këtë histori. Një bust i bardhë allcie, apo një shtëpi muze për Ushtrinë Clirimtare të Kosovës mbase nuk do të thotë asgjë për shqiptarët, që janë mësuar të jetojnë me to derisa të vijë koha t'i shkundin nga themelet. Por do të thotë shumë për Berishën që gjithmonë e më shumë po i mbush mendjen vetes se është lideri që e duan të gjithë, se është ai që do të ndryshojë Shqipërinë dhe që do të vendosë për fatin e saj, duke i bërë shumë dëm vetes. Duke besuar këtë, kryeministri as mund të besojë se është vetëm emri i rradhës, i gjendur atje ku ndodhet vetëm për shkak të një gabimi aritmetik dhe se mbase bustet e tij do të përplasen ndonjë ditë në rrugë, do të thyhen dhe do të përshtyhen. Në atë kohë, askush nuk do të pyesë më për vlerat historike të shtëpisë së tij në Vucidol dhe as për historinë që shkroi me gabime dora e kryeministrit. Berisha e njeh mirë këtë situatë, ashtu sic njeh edhe zemërimin e shqiptarëve ndaj liderëve satrapë dhe tiranë, të paaftë për të drejtuar një popull të lirë si i yni. Deri atëherë, kryeministri mbase do të vazhdojë të pozojë për buste edhe më të mëdhenj, mbase do të kërkojë që njëri prej tyre të qëndrojë në mes të vendit. Berisha mund të vazhdojë të ngrejë veten si mit, përmes faktesh të shtrembëruara apo të sajuara, të ngrihet mbi rrënojat që po shkakton cdo ditë pushteti i tij dhe të hyjë edhe në librat e historisë si ai që na nxori nga errësira në dritë dhe që madje na gjeti në gjysmë të rrugës dhe na coi në Europë. Ndoshta duke përdorur edhe dhunë që të na bëjë t'i nënshtrohemi liderit...Këngë për të janë ngritur tashmë në bjeshkë, ka edhe buste që shiten, edhe shtëpi muze. Deri këtu, se historia fillon dhe përsëritet nga fillimi... Diktatori nuk di të bëjë ndryshe...
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Berisha me bust dhe shtëpi heroike si Enveri

enveri e kishte ne gjinokaster dhe ja run uneskoja shpin edhe po nuk deshi ai, nderkohe qe ky e ka atje ku ha pula gur /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Nobis

Primus registratum
Re: Berisha me bust dhe shtëpi heroike si Enveri

atje ha gure edhe njeriu e jo me pula /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

hawk

Primus registratum
Re: Berisha me bust dhe shtëpi heroike si Enveri

Ku nuk ha pula gure e kishte shtepine edhe Skenderbeu,A.Zogu,vellezerit Frasheri...po deshet kalojme edhe kufijte me figurat me te shquara te historise disa nga e cilat Unesco nuk i ruan shtepite..

Mos e shnderroni temen ne urrejtje krahinore duke u nisur nga nje person qe perfaqson veteveten e jo krahina te tera.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Berisha me bust dhe shtëpi heroike si Enveri

e kan kap emocionet te shkretin se ka qen per vizit ne kullen e Jashareve

iher per iher po filloj me mini bustet e shpin thot, me von shofim e bojm /pf/images/graemlins/laugh.gif

ky esht thjesht nje psikopat...
 
H

harap

Guest
Re: Berisha me bust dhe shtëpi heroike si Enveri

epo hani ashtu sa te doni se ai spo pyet as per ju e as per ate kryetarin qe leh si ju.Po ecen si mos me mire.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Berisha me bust dhe shtëpi heroike si Enveri

kjo esht e keqa qe ai s'pyt Harap... e ka si natyr Diktatori

pse çar esht bo noi gjo interesante qe me thu mos me mir...?
 

ados

Primus registratum
Re: Berisha me bust dhe shtëpi heroike si Enveri

a dini gje nese bejne tatuazhe me surratin e Sales..?
 

hawk

Primus registratum
Re: Berisha me bust dhe shtëpi heroike si Enveri *DELETED*

Shkrimi u fshi nga Ujku81
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Berisha me bust dhe shtëpi heroike si Enveri

hawk... nje diçka me habit qe tipa si ty e shum te tjer mendojn se lirin ne Shqiperi na e dhuroj Sali Berisha

hawk... liria esht shum fjal e madhe per ta shpjeguar, po gjithsesi po te them qe un kam lind i lir, e mbrojta kte liri dhe kam investuar per lirin personale... e te garantoj qe lirin nuk ta dhuron njeri. BESOJ SE ZOTI i ka dhon te gjithve mundsin nje her ne jet per te aritur diçka qoft edhe nje Azerbajxhani... po aftesia esht te nuhasesh momentin dhe te dish ta ruash ate dhurat, ide qe zoti te hapi nje horizont JA KUSH ESHT LIRIA mister hawk

me shpjego diçka... si esht e mundur qe 90% e atyre qe votojn Salel jan shum besimtar te Allahut dhe ish te burgosur...?
 

hawk

Primus registratum
Re: Berisha me bust dhe shtëpi heroike si Enveri

Ne Shkoder 90% e katolikve votojne Berishen,pa qene ne burg ndonjehere.
Nje pjese e mire e atyre qe identifikohen tek Islami votojne majtas.
Ti je i pari qe identifikon PD me fene Islame.Mos na hap probleme idiote tip Konferenca Islamike,shoqatat se mund te sjell nje mori argumentash qe i kundershtojne.Pasatj i kemi diskutuar dhe nuk eshte kjo tema e pershtatshme.
Nuk e di c'statistika njeh ti.Un njoh realitetin.
Mos u fut ne probleme politiko-fetare.
Nuk e di se cfare mendojne ose nuk mendojne te tjeret per Berishen por un,meqenese me drejtohesh mua,nuk i perkas atij etiketimit tend pergjithsues pra ".te lirise se sjlle nga Sala".

Duke u nisur nga fjalet e tua per Salen,si diktator etj etj,e gjithashtu nga qendrimet e tua ne te gjitha temat, u shpreha si me lart.
Disa njerez nuk meritojne te jene te lire prandaj jo Sala por Dulla do te ishte shume i pershtatshem.
Mendimi personal.
gjumin e amel..
 

hawk

Primus registratum
Re: Berisha me bust dhe shtëpi heroike si Enveri *DELETED*

Shkrimi u fshi nga Ujku81
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berisha me bust dhe shtëpi heroike si Enveri

ky eshte nje nga ta shkrimet e zp qe nuk vlen ti citosh po nejse.

qe berisha eshte megaloman kete nuk ka njeri qe nuk e di. Problemi qendron ne faktin se disave nuk i ben pershtypje dhe biles e konsiderojne dicka pozitive. Nuk duhet te harroni se ishte megalomania e berishes qe coi shqiperine ne prag te luftes civile.

evolucioni i berishes eshte: nga karrierist ne megaloman ne paradiktator ne ...
 

virginia

Primus registratum
Re: Berisha me bust dhe shtëpi heroike si Enveri

Kryeministri yne i shquar po behet figura me karikaturale e politikes shqipetare ( megjithese jane te shumte dhe nuk di nga t ia filloj). Personazh qe diti te perfitoje nga era e historise dhe dite te futi kembet atje ku duhej ne momentin e duhur. Si mund ti jepet atij nje merite qe solli nje rryme te re politik ne shqiperi????????????????????????Kete askush nuk mund ta besoje, dhe fakti qe ai ndodhej midis studenteve qe benin greve urie ne kete kohe nuk e ben ate aspak nje demokrat; sic eshte e shkruar me lart diti te nderhynte atehere kur duhej dhe si shprehja e thote kthen gunen nga fryn era. Azem e berisha futen ne nje thes.

Nje gje qe i shpeton logjikes sime eshte si arriti ai te rizgjidhej, kur pothuajse te e njohim personazhin dhe anekdodat e tij pa fund ( ju kujtohet qe ne direkt iu thote patienteve ne qendren e handikapeve" ju jini e ardhmja e Shqiperise), qe ne gjuhesi eshte me teper se zero se gabimet e gjuhes shipe kur flet jane pa mbarim( keto jane vetem per te qeshur se pastaj veprat e tij jane bema. Dhe tani do te hyje ne mistifikim. Po varet ne cfare menyre, mund te hyje dhe si personazhi me qesharak qe ka udhehequr Shqiperine dhe si figura me karikaturale e saj, me te gjitha "virtytet", megalomani, schizofreni, trashanik, korrupsion dhe tendence ta beje popullin injorant (megjithese nuk e di c te them per kete se populli e zgjodhi). Berisha, berisha haaaaaaaaaaaaaaaaaaahaaa, midis nje mafiozi dhe nje schizofreni zgjidhni o popull. Ka qeene ai qe eliminoi shume rivale politike dhe qe po e shpie shqiperine drejt nje vetvrasje te dyte. Vetem nje gje: eshte e vertete qe karriera e tij po shkon : nga karrerist ne megaloman ne paradiktator por nuk do jete kurre diktator, nuk ka inteligjencen dhe profilin per kete, eshte vetem nje qen qe sjell zgjebjen por jo gje tjetr.
 
H

harap

Guest
Re: Berisha me bust dhe shtëpi heroike si Enveri

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ne Shkoder 90% e katolikve votojne Berishen,pa qene ne burg ndonjehere.
Nje pjese e mire e atyre qe identifikohen tek Islami votojne majtas.
Ti je i pari qe identifikon PD me fene Islame.Mos na hap probleme idiote tip Konferenca Islamike,shoqatat se mund te sjell nje mori argumentash qe i kundershtojne.Pasatj i kemi diskutuar dhe nuk eshte kjo tema e pershtatshme.
Nuk e di c'statistika njeh ti.Un njoh realitetin.
Mos u fut ne probleme politiko-fetare.
Nuk e di se cfare mendojne ose nuk mendojne te tjeret per Berishen por un,meqenese me drejtohesh mua,nuk i perkas atij etiketimit tend pergjithsues pra ".te lirise se sjlle nga Sala".

Duke u nisur nga fjalet e tua per Salen,si diktator etj etj,e gjithashtu nga qendrimet e tua ne te gjitha temat, u shpreha si me lart.
Disa njerez nuk meritojne te jene te lire prandaj jo Sala por Dulla do te ishte shume i pershtatshem.
Mendimi personal.
gjumin e amel..

[/ QUOTE ]
o hawk o njeri me kulture te gjere e pa pike intelekti.Ku i nxjerr keto statistika? Po Gjergj liqejza mysliman ishte a? Te votonin myslimanet kundra sdo ishin ato qe jane ne pushtet atje.Edhe hudhi nje sy deputeteve socialist ne cilat zona u zgjodhen prandaj jo ne tym se ju socialistet e keni per nder me fol ne tym sic ju meson xhaxhi Edi.

Kurse per ty te fundit duhet te lodhesh pak me shume te kuptosh se si u rizgjodh e pse e rizgjodhen kryeministrin e sotshem.
 

virginia

Primus registratum
Re: Berisha me bust dhe shtëpi heroike si Enveri

E pra une e fundit e kam lodh logjiken pak por prape nuk me mindet, nuk do e nuk do te me pergjigjet.

Nodhta eshte kukull ne pushtet por problemi eshte se dhe per kete nuk dua ta kuptoj si ketij personazhi ia ushqejme akoma idete e veta megalomane
 

padyshim

Primus registratum
Re: Berisha me bust dhe shtëpi heroike si Enveri

ne fakt une kam lexuar per shtepine e Sales ne Vicitol qe atehere, New York Times kishte nje artikull me fotografi te shtepise. por... nje detaj te vogel "si" saliu la jashte eshte qe shtepia ishte baze per FARKUN e famshem te B. Bukoshit dhe jo per UCK-ne reale. hmmm...
 
H

harap

Guest
Re: Berisha me bust dhe shtëpi heroike si Enveri

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
E pra une e fundit e kam lodh logjiken pak por prape nuk me mindet, nuk do e nuk do te me pergjigjet.

Nodhta eshte kukull ne pushtet por problemi eshte se dhe per kete nuk dua ta kuptoj si ketij personazhi ia ushqejme akoma idete e veta megalomane

[/ QUOTE ]
Perderisa shumica e popullit e do duhet ta respektojme...
 

MLK

Primus registratum
Re: Berisha me bust dhe shtëpi heroike si Enveri

Ka mar me pak se gjysmat e 52% te popullsise qe kane te drejte vote ( pa futur ketu emigrantet qe skane te drejte vote) Po te bejm nje llogari i bije te ket 10 deri 15ù te totalit te popullsise!
Respektohet dikush qe imponon respekt po jo nje cope maskarai qe per hir te karieres se vet po i nxin jeten nje populli.
 
Top