Berisha me bust dhe shtëpi heroike si Enveri
Se Berisha do ta falte shtëpinë dhe tokën e tij në Vucidol për të gjithë ata që duan të zaptojnë një copë nga zonat e ftohta malore, ku edhe mund të ketë të ardhme sipas kryeministrit, këtë mund ta besonim. Përderisa na e ka thënë nja dy herë. Por se kjo shtëpi do të kishte qenë bazë e UCK-së, kjo nuk mund të besohet vetëm prej të thënave të kryeministrit. Për më tepër kur vetë Berisha deri më dje ka mohuar këtë ushtri të Kosovës. Shtëpia në Vucidol ka marrë përmasat e një miti historik vetëm kur kryeministri ka qenë duke vizituar Kosovën, ndërsa më parë askush, mesa duket përvec Berishës, nuk e kishte ditur se kjo kasolle kishte strehuar ushtarë të UCK. Përpara se të mitizojë shtëpinë e tij në alpe, kryeministri më mirë të na sigurojë se kjo është prona e tij, përderisa nuk është deklaruar në asnjë prej tre formularëve që ka plotësuar. Të paktën në 1/12 pjesë sic ndahet prona për familjet e mëdha. Mania e Berishës për të bërë monument të historisë edhe kasollen e tij në Vucidol, vjen në një kohë kur vetë kryeministri po kërkon të bëhet mit edhe përmes përjetësimit në kallëpë allcie. Me këto plotësohet deri në detajet më të vogla portreti i një lideri alla enverian, prej atyre që as busti nuk u del për të kënaqur oreksin e pangopur për lavdi. Nuk ka kaluar shumë kohë që kur vetë Berisha i hodhi litarin në fyt një busti për ta hequr nga vendi në mes të sheshit, por na tha se e bëri për të na sjellë demokracinë, jo për të vënë edhe njëherë një bust shumë të ngjashëm me të parin. E njëjta dëshirë dëshirë për pushtet dhe të qënit një lider panshqiptar, por profili ndryshon dukshëm. Ata që kanë përjetësuar fytyrën e kryeministrit shqiptar, janë kujdesur që ky të jetë shumë pranë origjinalit pa u merakosur për të mbuluar difektet, në mënyrë që ky të krijojë me të vërtetë portretin e një miti. Tani që Berisha na sheh me sy të egër që nga vitrinat e dyqaneve të suvenireve dhe që paska edhe një shtëpi muze, me vlera shumë të mëdha historike për Shqipërinë e madhe, kuadri është me të vërtetë i plotësuar. Ndoshta nuk duhet të ishte kjo rrjedha që duhet të kishte zgjedhur kryeministri i vendit për të cuar historinë e tij. Jo pasi ishte një prej duarve që tërhoqi me litar zvarrë një bust të madh. Megjithatë, Berisha ka vendosur të na imponohet edhe njëherë si lider përmes busteve dhe shtëpisë muze, mbase më vonë edhe me ndonjë libër me kujtime. Duket se nuk ka gjetur një rrugë tjetër për t'u ndjerë i rëndësishëm dhe i merituar për vendin që ka, ndërkohë që gjatë gjithë kohës i është provuar e kundërta. Nëse Berisha mendon se mund të na bëjë të ndihemi krenarë për të përmes busteve që shiten për 1 mijë lekë, apo përmes mitimizimit të kasolles së tij në Vucidol, apo përmes ndereve që i bëjnë të tjerë është po aq në gabim sa edhe strategjia që po përdor. Me siguri që kryeministri ynë ka për ta kuptuar këtë më vonë, kur bustit të tij t'i bjerë cmimi apo do të mbetet edhe pa u parë nëpër vitrinat e dyqaneve të suvenirëve. Apo kur shtëpisë së tij muze t'i vërë drynin një pronar tjetër, prej atyre që vetë Berisha u la dorë të lirë për ta zaptuar dhe për të ndërtuar aty të ardhmen. Kur të mbetet pa asnjë shtizë për të ngritur herë pas here mitin e tij, kryeministri do të mbetet i njëjti. Jo ai që shkruan historinë sot për dje, por ai që shkroi mjaftueshëm dje për të mos i dhënë edhe njëherë të drejtën të shënojë rradhë të tjera në këtë histori. Një bust i bardhë allcie, apo një shtëpi muze për Ushtrinë Clirimtare të Kosovës mbase nuk do të thotë asgjë për shqiptarët, që janë mësuar të jetojnë me to derisa të vijë koha t'i shkundin nga themelet. Por do të thotë shumë për Berishën që gjithmonë e më shumë po i mbush mendjen vetes se është lideri që e duan të gjithë, se është ai që do të ndryshojë Shqipërinë dhe që do të vendosë për fatin e saj, duke i bërë shumë dëm vetes. Duke besuar këtë, kryeministri as mund të besojë se është vetëm emri i rradhës, i gjendur atje ku ndodhet vetëm për shkak të një gabimi aritmetik dhe se mbase bustet e tij do të përplasen ndonjë ditë në rrugë, do të thyhen dhe do të përshtyhen. Në atë kohë, askush nuk do të pyesë më për vlerat historike të shtëpisë së tij në Vucidol dhe as për historinë që shkroi me gabime dora e kryeministrit. Berisha e njeh mirë këtë situatë, ashtu sic njeh edhe zemërimin e shqiptarëve ndaj liderëve satrapë dhe tiranë, të paaftë për të drejtuar një popull të lirë si i yni. Deri atëherë, kryeministri mbase do të vazhdojë të pozojë për buste edhe më të mëdhenj, mbase do të kërkojë që njëri prej tyre të qëndrojë në mes të vendit. Berisha mund të vazhdojë të ngrejë veten si mit, përmes faktesh të shtrembëruara apo të sajuara, të ngrihet mbi rrënojat që po shkakton cdo ditë pushteti i tij dhe të hyjë edhe në librat e historisë si ai që na nxori nga errësira në dritë dhe që madje na gjeti në gjysmë të rrugës dhe na coi në Europë. Ndoshta duke përdorur edhe dhunë që të na bëjë t'i nënshtrohemi liderit...Këngë për të janë ngritur tashmë në bjeshkë, ka edhe buste që shiten, edhe shtëpi muze. Deri këtu, se historia fillon dhe përsëritet nga fillimi... Diktatori nuk di të bëjë ndryshe...