Berisha: Kompromisi që i ofroj Ramës
Kryeministri: Opozita të përcaktojë zbatimin e sugjerimeve të arbitrit ndërkombëtar

Kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ka ftuar opozitën ti bashkohet Parlamentit dhe ka treguar kompromisin që është gati ti ofrojë Partisë Socialiste për tu tërhequr nga vendimi i bojkotit. Kryeministri është i gatshëm të lërë në dorë të partisë më të madhe opozitare procesin e zbatimit të sugjerimeve të faktorit ndërkombëtar. “Zgjedhjet nuk ishin të përsosura, sepse zgjedhje të tilla Shqipëria do shumë kohë për ti pasur dhe se opozita është e ftuar nga unë të ulet dhe unë do ti jap asaj të drejtën të përcaktojë zbatimin e sugjerimeve të arbitrit ndërkombëtar”, tha Berisha. Megjithëse i konsideroi kërkesat e PS-së si jashtë rekomandimeve të ndërkombëtarëve, Berisha ka shtuar se nuk ka të dhëna për parregullsi të procesit zgjedhor të 28 qershorit. “Nëse PS ka vërejtje për numërimin, le ta diskutojmë, numërimi i votave ishte unik dhe transparent. Gjithçka ishte online në KQZ”, u shpreh Berisha, duke i kërkuar opozitës që të përcaktojë bashkërisht me mazhorancën rregullat e numërimit. Ndërkohë që vendi ynë nuk ka dalë ende nga situata paszgjedhore, dhe në Parlament mungon opozita, Kryeministri Berisha i ka shtritë dorën opozitës për të marrë pjesë në Kuvend dhe për të votuar bashkërisht reformat. “Për këto zgjedhje ka një vlerësim të arbitrit, i cili thotë për herë të parë se zgjedhjet në Shqipëri plotësuan angazhimet kryesore të organizatës së OSBE-ODHIR-it dhe se vlerësimi i përgjithshëm për to është pozitiv. Zgjedhjet nuk ishin të përsosura, sepse zgjedhje të përsosura Shqipëria do të dojë shumë kohë për të pasur dhe janë të pakta vendet që i kanë zgjedhjet të përsosura”, tha ai. Sipas Kryeministrit, arbitri ndërkombëtar ka bërë një seri sugjerimesh. “Opozita është e ftuar nga unë të ulet dhe unë do ti jap asaj të drejtën që të përcaktojë rrugët e zbatimit të këtyre sugjerimeve të arbitrit ndërkombëtar. Por zbatimi i këtyre sugjerimeve bëhet në Parlament dhe jo jashtë tij”, theksoi Berisha. Kryeministri u tregua radikal në rast se opozita përcakton kushte të cilat dalin jashtë kërkesave të bëra nga arbitri ndërkombëtar. “Zgjedhjet janë sa kombëtare aq dhe ndërkombëtare, ne nuk mund ti ngatërrojmë gjërat. Ndaj dhe unë e mirëpres opozitën, të vijë në Parlament, e garantoj se sikundër ka përcaktuar thuajse çdo gjë në kuadrin zgjedhor të këtyre zgjedhjeve, duke filluar nga sistemi te komisionet, sërish i njoh asaj të drejtën, dhe për sa kohë të jem në pushtet, do ti njoh të drejtën e përzgjedhjes së opozitës. Ky është një qëndrim i pandryshueshëm i imi”, tha Berisha. Kryeministri theksoi se ky është kompromisi që ai ofron për opozitën. “Nuk ka të dhëna për parregullsi në numërim dhe manipulim të rezultateve. Opozita ka vërejtje për numërimin, pozicionimin etj. Le të përcaktojmë rregullat”, u shpreh ai.

Lidhur me komisionerët dhe teknologjinë, kreu i qeverisë u tregua i hapur për ti përcaktuar rregullat e reja me opozitën.

Kryeministri Berisha veçoi edhe një sërë reformash të arritura nga qeveria e tij gjatë mandatit të parë, ku theksoi se në tre vjet, 400 mijë qytetarë kanë kaluar pragun e varfërisë për të ardhurat për frymë. “Shqipëria merr pjesë në operacionet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Çad dhe është e vendosur që të shtojë praninë e saj në operacionet paqeruajtëse në kuadrin e kësaj organizate”, u shpreh Berisha.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23075. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23075