Berisha i ben lavazh biografise

OROSHI

Primus registratum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

DDD,nuk shof ndonji interes(kombtar,sdiskutohet)qe pikerisht ne kohen kur e majta jo vetem qe s'eshte opozite e rregullt,por po degradohet nga lufterat brenda llojit,te merremi me tema te genes,i cili me siguri eshte ndonje ndjekes i Erion Braces/Bracit(?)!
Te merresh me "personin" dhe jo me ate se "cfar po ben ai tani",me duket tamam menyre komuniste -Ed Ramiste!
 

DFV

Primus registratum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

Orosho, po kur qenka kaq i paster ky Berisha , perse nuk e ka te shkruar ne biografin e tij se ne vitin 1969 eshte pranuar antar i PPSH dhe ne vitin 1976 per pune te shkelqyer ne zbatimin me devotshmeri te vijes se partise eshte zgjedhur sekretar i byros se partise.
E gjithe jeta e Sali Berishes eshte karakterizuar nga vendosmeria per te bere karrier ne cfardo regjimi dhe fati i keq i Shqiperise dhe i shqiptarve qe me votat e tyre e sollen Berishen per te dyten here ne menyre te pamerituar ne krye te piramides shteterore.
Sot, megjithse te gjithe ju para 3 korrikut thoshit se Berisha ka ndryshuar, shohim nje Berishe qe megjithese ne demokraci, veprimet i bene sikur te ishte Enver Hoxha.
E dine ti orosho se Shqiperia rrezikohet te perjashtohet nga te gjitha aktivitet e futbollit vetem se i eshte tekur Berishes qe federata e futbollit shqiptare te vihet nen urdherat e Berishes ne kundershtim me te gjitha rregullat e vendosura nga UEFA dhe FIFA!!
Sidoqofte kjo eshte vetem nje grimce nga gjitha ai mal idiotesk qe po ngre Berisha dhe qeveria qe ai drejton.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
...Gene, duhet në radh të parë me i qëru hesapet me politikanët e parelinjtë aktualë të Shqipërisë që t'i hapet rruga një klase të re politikanësh në Shqipëri. Megjithatë, edhe kjo klasë e re ka mundësi të sillet njësoj e të korruptohet shumë shpejt nga pushteti.

[/ QUOTE ]

nisa te pergjigjem vertet por pastaj mendova se nuk ia vlen pasi me duket se kerkon te dalesh serisht te mendimi yt i vjeter "e keqja me e vogel"

edhe dicka tjeter: Nje klase politike e re nuk do te thote se duhet te bejme ndonje revolucion te tipit komunist apo fshist. Behet fjale thjesht per nje klase politike perkohesisht paralele (vertet paralele - pa kontakte me aktualen) te ciles i kushtohet vemendja e duhur dhe vleresohet me mendje te hapur nese meriton te marre vota.


duhet qe shqipetaret te mosojne te identifikojne mashtrimet (perfshi edhe falsifikimet e biografive) /pf/images/graemlins/smash.gif dhe ti ndeshkojne me vote
 

Ergler

Primus registratum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

Anetar/e dhe tnt tani debati ka ardhur ne normalitet dhe ja vlen te diskutosh.Me te share e me te fyer,pra me tone te ngritura nuk mund te arrihet ne konsensus dhe diskutime konstruktive.Une jam dakord me mendimet tuaja.Te dy partite e medhaja te udhehequra nga ish komunistet nuk mund ta cojne vendin ne ato shina qe te cojne drejt prosperitetit.Por si mund te dilet nga situata sepse politika shqipetare eshte ne kolaps me keta pervers pa vizion per te ardhmen.Edhe partia e I Metes me karrigethyerin Zabit Broka nuk ja vlen te votohet.Nuk duhet te kete me eksperimente me ate popull,i cili ka 15 vjet qe po hiqet zvarre.Ku jane keta politikane te rinj te cilet populli po i pret? /pf/images/graemlins/smash.gif
 

963

Primus registratum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Orosho, po kur qenka kaq i paster ky Berisha , perse nuk e ka te shkruar ne biografin e tij se ne vitin 1969 eshte pranuar antar i PPSH dhe ne vitin 1976 per pune te shkelqyer ne zbatimin me devotshmeri te vijes se partise eshte zgjedhur sekretar i byros se partise.
E gjithe jeta e Sali Berishes eshte karakterizuar nga vendosmeria per te bere karrier ne cfardo regjimi dhe fati i keq i Shqiperise dhe i shqiptarve qe me votat e tyre e sollen Berishen per te dyten here ne menyre te pamerituar ne krye te piramides shteterore.
.

[/ QUOTE ]
Sipas jush me politike duhet te merren vetem ata qe kane qene ne burg sepse vetem ata s'kane qene komunista.Ju nuk e donit Pjeter Arbnorin sepse ai kishte bere burg, ju akuzoni Kadaren te kete qene komunist ashtu siç po akuzoni edhe Berishen.
Ne fund te fundit nuk ka rendesi kush ishe , rendesi ka kush je. Femije komunisti ka qene edhe Nanua, por tani eshte armiku numer 1 i komunizmit (mafioz). Nqs komunizmi deshtoi kjo nuk do te thote se te gjithe komunistet kane qene te keqinj. Ka pasur shume komuniste te ndershem qe sot ndoshta jane shume te varfer.
Shikoni kush i duhet sot Shqiperise, njerez qesharak, mafioza, te pashpirt siç jane te majtet, apo nje njeri me dinjitet, burre shteti i papaerkulur, punetor siç eshte Berisha.
Thoni si te doni por Berisha me punen qe po ben per ne shqiptaret e ka zene vendin e vet ne historin e Shqiperise.
 

DFV

Primus registratum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

one man, tekstin e lexo dhe e kupto ashtu sic shkruhet dhe jo si te pelqen ta argumentosh ti!
Per sa me siper them se Berisha nuk eshte ai qe paraqitet i ndershem dhe me duar te pastra sic keni qejf ju idhujt e tij ta paraqiani, ne te kunderten, nuk eshte i ndershem, por eshte si gjithe shqiptaret qe merren me politik, pra eshte i pa ndershem dhe genjeshtar fantastik dhe ajo qe them me siper , eshte dhe do te mbetet nje karrierist anadollak dhe kete e ka provuar qe nga dita e pare kur ka hyre ne politik.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Berisha i ben lavazh biografise

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
DDD,nuk shof ndonji interes(kombtar,sdiskutohet)qe pikerisht ne kohen kur e majta jo vetem qe s'eshte opozite e rregullt,por po degradohet nga lufterat brenda llojit,te merremi me tema te genes,i cili me siguri eshte ndonje ndjekes i Erion Braces/Bracit(?)!
Te merresh me "personin" dhe jo me ate se "cfar po ben ai tani",me duket tamam menyre komuniste -Ed Ramiste!

[/ QUOTE ]

Pikersht Orocher, biografia, pra jeta e nje enveristi, qe e shte sjelle ne pushtet nga rregjimi komunsit per te mbrojtur vrasjet e rregjimit dhe cuar me tej interesat ekonomike te klases komuniste tregon per DEMAGOGJINE Imoralitetin dhe ndyresine shpirterore te karrieristit enverist berisha.

shembull me i mire per kete eshte avancimi i interesave ekonomike komuniste dhe mbrojta e krimit ekonomik ne pozita kyce strategjike dhe me fitimprurese gjate kohes se mbreterise s e tij.

jane keto interesa, nga te cilat shqiperia vuan me teper, kundra te cilave berisha nuk del dot dhe nuk eshte uredheruar te dal. ai vetem eshte urdheruar tju sherbej ketyre interesave me besnikeri dhe berisha e di shume mire ku i eshte vene kufiri.

karta e korrupsionit eshte mjaft populiste. nuk eshte berisha i pari qe ben kete, por shpejt do hiqen ca te korruptuar per tu zevendesu me te korruptuat te tjere.
pastaj ju keni nje ide shume te ngushte mbi korrupsionin dhe pastertine e figurave apo akteve. I korruptuari i VOGEL merr para ne zarfe. POr i korruptuar me i madh eshte ai qe krijon klimen klimen dhe me forcen e ligjit dhe pushtetit ruan dhe avancon interesat e klases se paprekeshme.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Berisha i ben lavazh biografise

[citimi
DDD, amon mër daj na gjej ti nji parti që nuk i ka rrënjët tek PPSH. Hajt se po votojm Zogun po ne ai doli me pistoleta n'mes të Tironës sikur me qen Mreti /pf/images/graemlins/tonguee.gif. Na e formo ti i parti t'papërlyme se po t'votojm (megjithse rëndsi ka morali ne programi i partis).


[/ QUOTE ]

Kondre, per mua ceshtja nuk eshte te gjesh nje parti pa lidhje me 8 nentor 1941. Sepse do u vihej viza te gjitheve te lindur para 90. Me pejashtim natyrisht te opozites se vertete naciomonarkolegoballiste (shume fjal te shpifur nxorra /pf/images/graemlins/laugh.gif).

Nuk behet fjala as per komuniste- pem pa kokrra. Por per ata enveriste si berisha qe jane te inkriminuar deri ne fyt me rregjimin komunist te para 90. dhe une po veshtiresohem te gjej nje figure ne poltiken e sotme shqiptare qe per nga lidhjet dhe sherbimin besnik ndaj kauzes se sigurimit te shtetit te kohes se hoxhes dhe njehkohesisht ne frontline politics eshte i pakrahasueshem.

une monarkist nuk jam. po me mire nje mbret qe del me kobure ne publik, sic dalin te gjithe mbreterit ne publik me kobure apo shpate(ckuptim do kishte nje mbret pa kobure?)me autoritet qe i rrjedh nga zoti se sa nje enverist primitiv me tank ne brez duke pushtu televizione.

megjithate komploti komunist fitoj ne vjedhjen e referendumit per monarki.

as parti te reja sduhen por vetem integrim gradual ne PS-PD. rotacion i rregullt te ketyre me dy tre karavidhe per garniture mjafton. Freshat, preshat mjaftat, njerzit e rinj klasat e reja etj jan vetem per te bere stazh partie.

ngushellim per mua eshte fakti se ardhja e berishes ne pushtet shenon fillimin e embarimit te karrjeres se tij. Berisha tani mendon vetem per vendin e tij ne histori. dhe ai natyrisht nuk do qe te mbahet mend me epitetet qe njihet per karrieren e tij komuniste 35 vjecare.

nanos i keshilloj te behet nje krishter i mire dhe te merret me bamiresi /pf/images/graemlins/laugh.gif.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Berisha i ben lavazh biografise

Po shyqyr e pra. Jo se neve bojm debate tu mos pas hiç nevoj.

Megjithate, në një pikë të vogël do të kundërshtoj pasi kam qenë i implikuar vetë. Përsa i përket partishmërisë së Berishës para 90 di të them që nuk e ka përdorur gjithmonë. Nuk e di se ç'bënte në spital (megjithëse nuk kam dëgjuar asnjë ta shajë) por në marrëdhënie miqësore ai diskutonte hapur për mundësitë e ndërrimit të pushtetit (flas për vitet 85-90). Dhe si njeri nuk më ka lënë asnjëherë përshtypje të këqia. Shpesh mund të ngatërrohet një karrierist me një idealist i cili kërkon se s'bën të bëhet ajo që ai emendon ideale dhe si përfundim e menderos edhe më keq. Këtë e them nga një këndvështrim tejet personal.

Gene, kur them që duhet eleminuar klasa aktuale politike, kam parasysh luftën që këta i bëjnë të rinjve që këta të mos ngrenë kokë. Kjo si majtas ashtu edhe djathtas. Duke qenë se asgjë nuk bëhet pa miratimin e shefave të klasës së vjetër (mund të arrijmë deri tek Ramizi apo edhe më thellë), atëherë të rinjtë e kanë të pamundur t'i futen politikës pa kaluar më parë nëpër stazhet e partive (PD apo PS). Këto stazhe janë e vetmja mundësi që politikanët e rinj kanë për t'u përpjekur të nxjerrin idetë e tyre por një kohësisht janë pikërisht këto stazhe që i fusin dhe i njehsojnë me partinë! Pra nuk ka shumë hapësirë për manovra në politikën shqiptare. Dhe më keq akoma, sikur dikush me aftësi të rralla të arrinte të afirmohej si politikan më vete, me njerëz vërtet të pregatitur mbas vetes e me një program fantastik, ai përsëri do mbetej në hije nga budallalliku i elektoratit shqiptar i cili nuk sheh më shumë se 2 ngjyra. Megjithatë me kohë një grupim i tillë mund të fitonte peshë e ndofta të vendosej në drejtim të vendit.
Problemi është se nuk egziston një grupim i tillë e askush për momentin nuk mund të rrezikojë binomin PD-PS.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

asgje te re nga fronti i perendimit?

vazhdon te shesesh idene se shqipetaret mund dhe meritojne te ushqehen vetem me plehra ne politike.

edhe berisha, keshtu si ty, mendonte se shqiperia ngjasonte me ameriken dhe kerkoi nje republike presidenciale.
si perfundim, shqipetaret kane mesuar te thone JO

Nuk keni arsye te jeni kaq skeptike ne lidhje me politiken shqipetare. NE fund te fundit te gjithe organizatave kriminale i vjen fundi.

Mos harroni si perfunduan zgjedhjet e fundit. Megjithe friken nga gogoli berisha elektorati i majte nuk hyri ne te njejten llogore me nanon dhe i hapi dyert per ne te semes. Dhe e beri kete pa votuar berishen por duke shprendare voten.



votimet e fundit ishin faktikisht shprehja me e qarte e aftesise se shqipetareve per te zgjedhur. NJE HAP NE RRUGEN E DUHUR (edhe pse perkoheshit duhet te kemi bajraktarin kryeminister)


Mbetet fakti qe ne kete teme disktuohet paturpesia (apo turpi?) e berishes kur i heq njollat vetes nga biografia.

une politikanet i gjykoj ne dy aspekte

1- integriteti moral (dhe ky mungon krejtesisht ne kete rast - kur falsifikohet jeteshkrimi zyrtar)
2- ... nuk arrijme tek e dyta nese mungon e para.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Berisha i ben lavazh biografise

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

vazhdon te shesesh idene se shqipetaret mund dhe meritojne te ushqehen vetem me plehra ne politike.

[/ QUOTE ]

Jo Gene, ti vazhdon të kuptosh gjithmonë të njëjtën gjë. Unë po të flas për hartën e rezultateve të zgjedhjeve të cilën po ta krahasosh me atë të 2001 do shohësh shumë pak ndryshime.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
edhe berisha, keshtu si ty, mendonte se shqiperia ngjasonte me ameriken dhe kerkoi nje republike presidenciale.
si perfundim, shqipetaret kane mesuar te thone JO

[/ QUOTE ]

Unë nuk mendoj aspak se Shqipëria ngjan me Amerikën dhe për këtë i falem Zotit pasi akoma e kemi mundësinë të bëjmë diçka tonën që të na përshtatet. Megjithatë e kuptoj për ç'arsye e thua. Kam qenë kundër e do vazhdoj të jem kundër pushtetit të presidentit në Shqipëri. Mbreti është tjetër gjë (po jo Berisha ëre /pf/images/graemlins/laugh.gif). Problemi është se në Shqipëri dikton më i forti dhe këtë po mundohet ta tregojë sërish Berisha njësoj siç u përpoq edhe Nano.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nuk keni arsye te jeni kaq skeptike ne lidhje me politiken shqipetare. NE fund te fundit te gjithe organizatave kriminale i vjen fundi.

Mos harroni si perfunduan zgjedhjet e fundit. Megjithe friken nga gogoli berisha elektorati i majte nuk hyri ne te njejten llogore me nanon dhe i hapi dyert per ne te semes. Dhe e beri kete pa votuar berishen por duke shprendare voten.

[/ QUOTE ]

Më duket se i paske harruar ti votimet e fundit. Ta thashë edhe më lart që harta elektorale ka shumë pak ndryshime dhe kjo falë LSI e cila arriti të tërheqë vota të PS. Kjo nuk do të thotë që LSI është më e mirë në pushtet. Megjithatë deri tani po tregohet shumë e matur në opozitë duke atakuar pozitën vetëm aty ku ka vërtet probleme.




</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Mbetet fakti qe ne kete teme disktuohet paturpesia (apo turpi?) e berishes kur i heq njollat vetes nga biografia.

[/ QUOTE ]

Për këtë të jap të drejtë plotësisht pasi nuk ka pse "fshihet" fakti që Berisha ka qenë sekretar partie (me zemër apo jo nuk më hyn në xhep). Ndofta do ishte e udhës që të protestonim pranë kryeministrisë që një fakt i tillë të shtohej në CV e kryeministrit /pf/images/graemlins/shrug.gif.
 

Ergler

Primus registratum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

Nuk i kuptoj se cfare fitoni duke remuar ne klecka biografike te cilat sipas mendimit tim jane te parendesishme per nje figure si ajo e S berishes.Aktiviteti i tij si komunist e sekretar partie ne spitalin e Tiranes ka qene teper i kufizuar dhe i parendesishem.Kam patur rastin te bisedoj me kolege te tij ne Spitalin Nr 1 ne Tirane dhe me kane folur fjalet me te mira per njeriun dhe doktorin e quajtur S Berisha.Perkushtimi i tij ndaj te semureve ka qene shume njerezor e profesional.C'mund te me thoni per Kadarene i cili ka qene deputet i regjimit komunist.A mos valle kjo njoll sipas jush ja ul madheshtine dhe gjenialitetin si artist dhe si njeri?Une mendoj se jo.Ai e la vendin me 1990 por ne vazhdojme ta duam dhe ta vleresojme ate per kontributin e tij.Dikush,nje shqiptar i shkruante akademise e cila jep cmimin Nobel,qe mos t'i akordohet ky cmim ati sepse na paskish qene komunist.Keshtu jemi ne shqiptaret.Dikush nga ju mbase donte qe Berisha te shkonte ne Spac pa te vleresohej.Dhe ai perfitoi,sepse shkoi per studime pasuniversitare ne Paris.Aty pa se kush ishte demokracia dhe ne momentin e duhur filloi aktivitetin politik kunder diktatures.Do t'ju kujtoj intervistat e tij dhene zerit te Amerikes me shkurt 1990,ku kerkonte vendosjen e pluripartizmit ne Shqiperi,kur asnje burri tjeter nuk ja mbante te fliste me nje radio te till. /pf/images/graemlins/smash.gif
 

DFV

Primus registratum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

Ketu nuk eshte puna qe ne te kerkojme klecka ne biografi, por detyrohemi te themi keto pasi ti deklaron se ata ish studentet e shkolles se oficerave te 91-shit, kane qene dhe kane mbetur komunisto-enverist(gje qe edhe mund te jete e vertet per ndonje syresh).
Pra ketu shtrohet problemi, pse vetem Sali Berisha mund te ndryshoj nga komunist ne demokrat, ndersa te tjeret qendrojne ne te njejtat pozicjone qe kishin para vitit 91??
Ana tjeter eshte , perse Berisha e fsheh qenien e tij si antar i PPSH-se?
Sigurisht ka frike ta deklaroj ate sepse tani e heq veten si anti-komunisti nr1!!
Berisha fitoj zgjedhjet e 92-shit sepse me te drejte hodhi parrullen:"Bsshke vuajtes por edhe vellezer", parrull e cila u kuptua se per vec kreminelve te sigurimit te shtetit dhe asaj shtrese te korruptuar e mafjoze te qeveritarve komunist te tjeret do te trajtoheshin njelloj, por ne fakt kjo nuk ndodhi kurre.
Persekutimi dhe lufta e klasave filloj perseri ,por kesaj rradhe kulaket e kohes se diktatures enveriste do te ishin komunistet e thjesht e te varfer te cilet per ti shpetuar represionit te rregjimit berishjan u larguan nga vendi.
Elektricisto te kujtohet parrulla:"Komunistet te gjithe ne litar"?
Sali Berisha para zgjedhjeve te 3 korrikut 2005 delaronte se administrata nuk do preket, do te largohen vetem te korruptuarit.
Populli prap e hengri sapunin per djath.
Berisha me te marre pushtetin nuk pyeti me se kush ishte i afte apo i korruptuar, por me fshes te hekurt largoj nga puna te gjithe, perfshi edhe shoferat dhe pastusit, dhe ne vend te tyre pruri ne drejtimin e institucioneve militantet e PD,PR e PDR si dhe te famshmin Xhuveli.
Tani i ka ngecur sharra ne gozhd me federaten e futbollit , ku FIFA dhe UEFA ja kane vene te dy kembet ne nje kepuce, ose zbatimi i ligjit ose perjashtim i futbollit shqiptar nga te gjitha aktivitetet!
Elktricisto te kujtohet se e njejta gje ndodhi me federaten edhe ne 97-ten?
Ja pra kush eshte Berisha, njeriu qe nuk ndryshon sepse eshte rritur me mesimet e diktatures se proletariatit.
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

"ish komunisti" Berisha eshte i vetmi "beniamin" i forcave te djathta ne Evrope dhe USA (dhe s,besoj se keto forca preferojne nje njeri me vizion komunist)

eshte njeriu i duhur ne kohen dhe vendin e duhur
 

tntn

Primus registratum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

njeriu i duhur...Berisha? Per Shqiperine? blaaaah!!!
koha e duhur.....jemi ne shekullin e XXI mer lal!!!
vendi i duhur....o zot.

Dmth...edhe Hitleri ne vitin 1939 qenkesh per Gjermanine njeriu i duhur, ne kohen e duhur, ne vendin e duhur. Edhe Fatos Nano ne 1998 qenkesh per Shqiperine njeriu i duhur, ne kohen e duhur ne vendin e duhur. Edhe Enver Hoxha na qenkesh njeriu i duhur, ne vendin e duhur per 50 vjet.

Na u bofsh kurban, ti, me gjithe Enverin, Fatosin dhe Saliun.
 

Ergler

Primus registratum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

DFV te kuptoj shume mire ty,por ne shqiptaret keta jemi.Une te kam dhene shembullin e Kadarese qe ishte edhe deputet i PPSH-s,i cili ne '69 beri nje poeme kushtuar PKSH e cila titullohej:&lt;&lt;Shqiponjat fluturojne lart&gt;&gt; nuk e di nese e ke lexuar,por une e kam mesuar edhe permendesh ne ate kohe ne shkolle.Kjo nuk ja zbeh vlerat figures se tij.Edhe Berishes nuk i ulen vlerat per sekretarllekun ne spital.Mos u mundoni te shikoni qimen ne syrin e tjetrit kur ne tuajin keni trarin.Une e kuptoj qe shumica e atyre qe shkruajne si te irrituar vetem kunder nje njeriu,ose jane shkurtuar vete nga puna ose ndonje i aferm i tyre e ka pesuar nga reformat e kesaj qeverie dhe tani nuk ka me ngrohje xhepi.Mua me zemerojne ato veprime qe behen padrejtesisht kushdoqofte dhe cfardo bindje te kene kur ata kane punuar ndershmerisht.Ne te kundert shume mire ua kane bere.Ju nuk jeni te besueshem sepse nuk keni mbajtur qendrime te tilla edhe kur te korruptuarit ishin ne pushtet.Pse u kujtuat tani te hidheni ne sulm?Apo tani ju preken interesat tuaja personale.Ju nuk jeni objektiv.
 

tntn

Primus registratum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

Aman mo Elektricist, po tani e dine edhe shtyllat e elektrikut qe:

BERISHA NUK ESHTE PERSONI QE I DUHET SHQIPERISE. /pf/images/graemlins/smash.gif

Une votova per te ne zgjedhjet e fundit, sepse kisha shume frike se po mos te fitonte Berisha, Fatos Nano dhe sistemi i NANOIZMIT do te hidhte aq shume rrenje ne ekonomine e Shqiperise sa do te duheshin 100 vjet per ta shkulur...shpresa ime ishte se Berisha nuk do te bente gomarlleqet qe po ben. Mirepo, problemi eshte se, ashtu sic ishte i tmerrshem Nano me sistemin e tij, eshte i hatashem Berisha ne llojin e tij. Berisha shikon VOTEN. Interesi i tij eshte AFATSHKURTER POLITIK. Vete Berisha eshte nje PRODUKT TIPIK I NOMENKLATURES KOMUNISTE, ashtu sic ishte NANO. Sali Berisha nuk ia ka idene tregut, ekonomise se tregut, si dhe balancave demokratike. Ai nuk ka piken e vizionit as per Tiranen, jo me per Shqiperine, e cila ka 100 here me shume halle sesa Tirana. KRIMI I BERISHES ESHTE SE PO PERDOR GJITHCKA SI ARME POLITIKE: LEGALIZIMET, INFRASTRUKTUREN PUBLIKE...DHE DO TE LERE PASOJA AFATGJATE DHE KONFLIKTE SOCIALE THJESHT SI PASOJE E KEQMENAXHIMIT DHE LUFTES PA VIZION PER PUSHTET...kur keto ceshtje u perkasin institucioneve, dhe konsensusit te gjere qytetar dhe politik. Ajo qe po ben sot Sala me legalizimet ESHTE KRIM.
Mos e harro kete. Mos harro: Une s'kam as toka ne Bathore, as jam pushuar nga puna nga Sala. Sali Berisha dhe Fatos Nano jane dy kancerat e medhenj, produkte te nomenklatures komuniste, dhe dy monstrat e postkomunizmit. Nanoizmi ishte pushteti ekonomik nepermjet korrupsionit te shtetit dhe blerjes se pushtetit: BERISHIZMI eshte populizem anadollak, dhe komunizem klanor. Ne nuk duhet te zgjedhim midis Berishizmit dhe Nanoizmit po te luftojme kunder Berishizmit dhe te pengojme kthimin e NANOIZMIT.

NANO IK, BERISHE ZHDUKU! /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/mad.gif
 

Ergler

Primus registratum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

tnt te jap nje fare te drejte per ato qe thua,por ti ngelesh nje konstatues.Cfare zgjidhje me te mire propozon ti?Kujt t'ja jepnin voten shqiptaret kete here?Partise ku bene pjese Zabit Brokaj apo viktimes L Zogu dhe karrigethyerit D Shehi?Dihet qe Berisha nuk eshte specialist per ekonomine dhe per reformat ai konsultohet me ministrat e tij,te cilet nuk jane te keq mendoj une.Opozitat kudo ne bote i kundervihen pozites ne menyre konstruktive,ndersa opozitaret tane vetem lehin si cakenj.Ti duhet te degjosh se i mire apo i keq saliu ka gjer tani perkrahjene BE per reformat.Korrupsionin e bejne njerzit e administrates dhe qe t'i thuhet ndal atij duhen larguar nga puna administrata e vjeter ne baze te disa kritereve.Nje gje duhet te dish se nuk ka ngelur njeri ne ate qeveri pa e futur doren ne m..,prandaj duhen bere ndryshime.Une kam njerez te afert qe i ka zene reforma dhe mire ua ka bere.Te shtypin me makina te vitit 2004-2005,me vila e shume pasuri te tjera.Ku i gjeten paret?Burim ishte korrupsioni dhe trafiqet,prandaj ata jo te pushohen nga puna por te kalben ne burg.E di ti pse i mori S B votat?Vetem se populli u frustrua nga ata mafioze.Zgjidhja e veteme ishte t'ja jepnin pushtetin PD.Ky eshte last chans per Berishen.Une pervete kam vite larg vendit dhe e kam siguruar te sotmen dhe te ardhmen time vetem me pune.Me Shqiperine me lidh vetem atdhedashuria qe nuk do te vdes kurre tek une dhe familja ime.Do kisha qef te me jepje nje alternative,sepse shume e kritikojne SB por perdridhen pa dhene zgjidhje te problemit. /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

-spartak ngjela per te djathten shqiptare

-nje klase politike paralele qe ti zevendesoje perfundimisht mbeturinat e mendesive diktatoriale


e perseris
politikanet (edhe berisha pra) gjykohen ne dy aspekte

moraliteti (qe mungon kur perpiqesh te fshehesh historine tende personale)
aftesia politike (qe nuk do te thote aftesi si shkrimtar apo inxhinier apo agronom apo doktorr) qe matet ne aftesine per drejtuar vendin SIPAS PARIMESH DEMOKRATIKE DHE JO AUTORITARE.

Nuk me intereson aspak nje proteste perpare kryeministrise per te detyruar berishen te mos fshehe etapat e karrieres se tij politike. Me intereson qe askush te mos perpiqet te me "shese" mua dhe atyre qe nuk kane kohe apo mundesi se vizitojne web site te parlamentit e te merren me vleresime politike berishen si njeri te "moralshem".

Ne zgjedhjet e fundit shqipetaret votuan ne menyren me te mire te mundshme. Nuk ishte LSI ajo te qe terhoqi votues por ishin votuesit qe i dhane mundesi LSI te krijohej (egzistonte nje treg i lire).
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

vazhdon te shesesh idene se shqipetaret mund dhe meritojne te ushqehen vetem me plehra ne politike.

[/ QUOTE ]

Jo Gene, ti vazhdon të kuptosh gjithmonë të njëjtën gjë. Unë po të flas për hartën e rezultateve të zgjedhjeve të cilën po ta krahasosh me atë të 2001 do shohësh shumë pak ndryshime.



[/ QUOTE ]

Sigurisht qe do te kete pak ndryshime per sa kohe do i detyroni shqiptaret te zgjedhin midis nanos e berishes. Ato pak ndryshime qe sheh ti ne harte (qe jane shume po te shkosh pak me larg e me ne hollesi se harta kuqe-blu) i keputen njeren nga kokat kulcedres /pf/images/graemlins/devil.gif. Keto ndryshime mund ti hapin rrugen nje ndryshimi te madh ose mund te shkelen me kembe.
Nano iku
eshte rradha e Berishes
 
Top